Dy dekada qeverisje me mentalitet klandestin politik nga partitë e pa reformuara, e rrëzuan edhe Qeverinë Hoti të LDK-së

Dy dekada qeverisje me mentalitet klandestin politik nga partitë e pa reformuara, e rrëzuan edhe Qeverinë Hoti të LDK-së
Dy dekada qeverisje me mentalitet klandestin politik nga partitë e pa reformuara, e rrëzuan edhe Qeverinë Hoti të LDK-së

Blerim Burjani

  • 27 December 2020 - 14:47

Shkruan: Blerim Burjani

Tash një numër i madh brenda këtij subjekti politik, LDK, nuk pajtohet me liderin por s’ka tjetër rrugë për ta , pos ti bashkëngjiten Vjosës në subjektin e ri. Do të ishte më mirë bashkëngjitje me Vjosën se sa të durojnë pa fund në një subjekt ku kollitet garda e vjetër politike e pa ndryshuar e cila kaherë ka shkëput raportet me botën akademike , shoqërinë civile , me të gjithë. LDK me Isen është e mjaftueshëm për veten e atyre që janë në LDK dhe nuk lejojnë zhvillimin e mëtejmë të reformave partiake dhe politike, prandaj nëse nuk reformohet, nëse nuk ristrukturohet , edhe LDK rrezikon po sikur PDK-ja që është reduktuar me elektorat.

Qeveria Hoti dhe shumë qeveri që bien, janë rezultat i mentalitetit klandestin politik, përfitues dhe jo për të punuar më mirë për të zgjidhë problemet e qytetarëve, por për tu marr partitë njëra me tjetrin dhe për të qëruar hesapet mes tyre, qërim hesapesh për çështje inatesh në mes vet partive. Kjo po e rëndon edhe jetën ashtu të pa perspektivë të qytetarëve, problemi është mos vetëdijesimi i qytetarëve për demokracinë dhe rolin e vetë në shtet , pra qytetari duhet ta ketë verdiktin e vetë për këtë klasë politike aktuale e cila qe 20 vjet që është në pushte , po tregohet e pa përgjegjshme. Po e them këtë sepse logjika e secilit që gjykon drejtë e thotë që nuk mundë të ketë zgjedhje çdo gjashtë muaj vetëm për inate politike e për qërim të hesapeve politike dhe të interesave të individëve që janë pronar të këtyre partive, ku funksionon autokracia e një njeriu dhe grupit që udhëheqin “kompanit” e tyre e tyre si parti për përfitime të veta personale. Pra liderët e këtyre partive kanë themeluar firma demokratike për të bërë para dhe për të sunduar me popullin. Shumë qeveri po bien por s’ka zgjidhje për qytetarët , s’ka sigurim shëndetësor qe 20 vjet as kurrë nuk do të ketë me këto parti ,kurrë s’do të ketë progres me këto parti të cilat mendojnë regresin dhe interesin e tyre përfitues. Kjo tolerancë e qytetarëve e ka sjellë shtetin këtu ku është. Pra do të ketë riciklime të partive të njëjta dhe riciklim të njëjtë të problemeve të qytetarëve pa zgjidhje fare. Reforma është e domosdoshme në këto parti politike, e para së gjithash në partinë e cila po e drejton edhe qeverinë në detyrë LDK. Në LDK është ndal procesi i reformës, po sikur edhe fryma e re në udhëheqje , një frymë e re brenda tash u pajtua me frymën e vjetër, gjenerata e vjetër e LDK-së iu thotë qartë nëse dilni nga LDK iu pret fati i LDD-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".