Nga dialogu me Serbinë dhe arritja e marrëveshjes ndërshtetërore për njohje, hapet rruga e Kosovës për integrim të shpejtë në BE

Nga dialogu me Serbinë dhe arritja e marrëveshjes ndërshtetërore për njohje, hapet rruga e Kosovës për integrim të shpejtë në BE
Nga dialogu me Serbinë dhe arritja e marrëveshjes ndërshtetërore për njohje, hapet rruga e Kosovës për integrim të shpejtë në BE

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2021 - 17:00

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Faktet flasin se nuk ka kushte të pa plotësuara të paraqitura nga BE. Përkundrazi. Kosova i ka plotësuar ato. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se në Kosove jemi të qetë dhe të kënaqur me gjendjen në vend. Ne e dimë se kemi probleme me gjendjen shëndetësore, me arsim, me gjendjen sociale e pensionale dhe me papunësinë e madhe në vend. Dhe, mbi të gjitha e kemi shumë të rëndë gjendjen në fushën e sistemit juridik e te drejtesise ne pergjithsi dhe në kuadër të te gjitha organeve e mekanizmave shteteror për luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Këtu kërkohen masa shume te shpejta e të ashpra. Pa VETTING nun ka ecje Perpara.

Këto duhet të kapen dhe të zgjidhen.e liberalizimit te vizave dhe e integrimit të Kosovës në mekanizmat e BE-së është e lidhur pikërisht me dialogun e Kosovës me shtetin serb. Asgjë tjetër kundruall kësaj nuk ka rëndësi në BE. Tërë çështja e pozitës së Kosovës varet nga dialogu. Ndaj Kosovës nuk kanë rëndësi elementet tjera që e shqetësojnë shoqërinë kosovare. Natyrisht se sa për sy e faqe do të kërkohet nga BE që në Kosovë të luftohet dukuritë negative. Ato edhe do të ndërlidhen me liberalizim të vizave dhe me integrime. Por në fakt ato nuk janë elementet e liberalizimit. Kosova i ka kushtet më mirë të plotësuar se Serbia, Mali i zi a Maqedonia Veriut. E megjithatë ndaj vendit tonë nuk është bërë liberalizimi i vizave dhe nuk është hapur perspektiva inaguruese. Duhet thënë qartë se deklaratat e bëra nga z. Ischinger e z. Bayer, ashtu edhe nga z. Cramon, po del dialogu. Ata e dinë mirë se Kosova i ka plotësuar kushtet. Por nuk pati liberalizim. Pse? Sepse të tretë e dinë atë se ndaj Republikës së Kosovës është dashur që para dy tre viteve të hiqen pengesat. BE nuk i mënjanojë ato pengesa ndaj Kosovës dhe nuk e bëri liberalizimin e vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".