Dialogu me shtetin serb është i rëndë, shumë i rëndë!

Dialogu me shtetin serb është i rëndë, shumë i rëndë!
Dialogu me shtetin serb është i rëndë, shumë i rëndë!

Muhamet Kelmendi

  • 09 March 2021 - 10:54

Shkruan. Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

Se si dhe a do ta njoh Serbia Kosovën është një çështje që do të varet nga shumë faktor të ndryshëm. Kjo d.m.t.h se para njohjes, pa e dëmtuar  Kosovën Serbia  nuk shkon te njohja. Këtu vjen në shprehje ose ndarja ose Asociacioni serb. Të dy këto janë shkatërrim për Republikën. Ndarja e Kosovës, ku ndahet Mitrovica, Trepça dhe Ujmani është akt që e dëmtojnë tërë territorin e Kosovës.

Nuk mund të  kuptohet Kosova pa ato pjesë. Në anën tjetër, Kosova Lindore pa komplet Medvegjen, Bujnovcin dhe Preshevën nuk është Kosovë Lindore dhe assesi nuk ka bashkim. Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, qoftë sipas  marrëveshjes së vitit 2013, qoftë sipas asaj të vitit 2015, e cila është anuluar nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është shkatërrimtare për sovranitetin dhe për tërësinë territoriale të Kosovës. 

Çështja tjetër është dëmshpërblimi. Kosova nuk duhet të kaloj çështjen pa dëmshpërblim të bërë nga Serbia ndaj Kosovës. Po kaq e rëndësishme është përgjegjësia penale për gjenocidin serbomadh në Kosovë. Për këtë duhet domosdo të kërkohet nga BE dhe SHBA të formohet një Gjykatë Speciale për krimet serbe në Kosovë.

Dialogun e rëndon edhe çështja e të vrarëve dhe të zhdukurve shqiptar të bërë nga Serbia. Janë edhe 1600 veta të humbur. Ata domosdo duhet të gjinden.

Edhe çështja e pensioneve të grabitura dhe e mjeteve financiare duhet të shqyrtohet

Shuma e kalon shifrën prej 2 miliardë Euro. 

I theksova disa fakte që e rëndojnë gjendjen dhe përkundër presionit nuk mendoj se brenda një kohe të shkurtër mund të tejkalohen. Kundërthëniet janë të mëdha dhe të thella. Ato shkojnë deri atje sa Serbia donë ripushtimin e Kosovës. Zakonisht ndaj Serbisë nuk ka Kosova çka bënë kompromise. Minoriteti serb është super minoritet me të drejta. Serbia këtë e din. Mirëpo e përdorë atë për ripushtimin dhe dëmtimin e Republikës.

Në këtë kuadër kërkohet të futet domosdo reciprocitetit me Serbinë. Kosova e ka Kosovën Lindore. Atë territor dhe popull nuk duhet tejkaluar gjatë diskutimit dhe injoruar.

Por e gjitha varet nga niveli i presionit dhe pozita që do të merr Rusia dhe Kina. Sa do të përkrahin këto shtete Serbinë dhe si Serbia do të sillet ndaj tyre. Kemi kështu shume faktor që ndikojnë dhe prej tyre varet dialogu me shtetin serb. Prandaj nuk priten rezultate të shpejta. Dialogu do të jetë shumë, e përsërisë, shumë i rëndë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".