Kur kriminelët luajnë me vota, nuk mund ti korruptosh 10.000 votues por i korrupton 20 komisioner që ti bëjnë 10.000 vota me letra!

Kur kriminelët luajnë me vota, nuk mund ti korruptosh 10.000 votues por i korrupton 20 komisioner që ti bëjnë 10.000 vota me letra!
Kur kriminelët luajnë me vota, nuk mund ti korruptosh 10.000 votues por i korrupton 20 komisioner që ti bëjnë 10.000 vota me letra!

Hasan Preteni

  • 14 March 2021 - 07:48

Shkruan: ANALIST- Hasan Preteni

Prokurori dhe gjykata të teledirigjuara! Asnjë veprim hetimor nuk ndërmirret sipas detyres zyrtare. Së pari reagojnë mediat pastaj politika e pastaj hetuesia. Diferencën në mes kohës kur pranohet informacione dhe fillohet hetimi, organi hetimor e shfrytezon për tu “konsultuar” me politiken klanore të partive politike se kënd duhet hetuar e kënd jo. Pse u arrestuan vetëm dy komisioner e nuk u arrestuan porositësi i punës dhe përfituesja.

Rezultatet e rinumërimit po e vërtetojnë dyshimin. Po ka pasur vjedhje votash dhe se do të ndryshojnë emrat e përfaqësuesve në Kuvend. Rrethi duhet mbyllur, porositesi- realizuesit ( komisionaret, perfituesi e të gjithë duhet hetuar dhe sanksioniar. E duke e njohur praktikën e deritanishme mundë të prognozoj edhe epilogun. Komisionarët 30 ditë arrest shtëpiak, hetimet vazhdojnë dhe asnjë nuk do të dënohet. Komisionarët e kryejnë punën e djallit. Ma me rëndësi është se kush do të jetë komisioner se ku do të lobohet dhe qfarë fushate do të bëhet. Në rastin konkret ata ranë pre e inqizimeve kurse në rastet tjera të shumta, kriminelët e veshur me petkun e politikës me komisioner punojnë ndryshe, më të sofistikuar janë ata. Takime në dreka dhe darka dhe premtime tjera. Nuk mund ti korruptosh 10.000 votues por mundë ti korruptosh 20 komisioner që ti bëjnë, me letra, 10.000 vota. Kjo ndodhë në të gjitha partite politike që ishin në pushtet. Shikoni se si kandidatët nuk shqetesohen se në cilin vend janë në listë, përkundrazi garojnë ti kenë do numra që mundë të mbahen më lehtë men nga komisionerët ( 100,99,88,77,...50...) Ka raste kur “ shefi” i partisë ju cakton komisionarëve detyrat se për kend duhet grumbulluar votat ose vetë kandidatët i korruptojnë komisionarët. Principi i njëjtë me nuanca të ndryshme përdoren edhe nga pushtetarët. Krimi i organizuar e ka sistemin e njëjtë, tenderomania.Porositësi është titullari i institucionit, sekserat jane truprojat e shoferat që së bashku me oligarkët e mbyllin rrethin e krimit. Nga hetuesia veprohet njësoj, aty këtu ndonje rast me pëlqimin e politikës edhe atë me fillim të hetimit spektakular dhe pa asnjë gjykim. Rikujtoj rasti “Viza” ka filluar qe 7 vite dhe dhe së fundi u shty se mungonte avokati! Grahi Kosovë edhe pak!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".