Shpresa për qytetarin dhe perspektiva për zhvillim vjen nga Qeveria e re qe e ka marre besimin e fuqishëm dhe legjitimitetin qytetar

Shpresa për qytetarin dhe perspektiva për zhvillim vjen nga Qeveria e re qe e ka marre besimin e fuqishëm dhe legjitimitetin qytetar
Shpresa për qytetarin dhe perspektiva për zhvillim vjen nga Qeveria e re qe e ka marre besimin e fuqishëm dhe legjitimitetin qytetar

Arsim Haziri

  • 17 March 2021 - 18:56

Shkruan: ANALIST- Arsim Haziri

Partia fituese realisht ka thyer te gjitha analizat e analistëve televiziv, dhe befasitë që i ka paraqitur sikur na vënë në pah një fenomen, artificializmin e një mendimi sikur majtizmi në Kosovë, duke aluduar në Vetëvendosjen, nuk ka për të arritur mbi 50 përqind, dhe të gjitha ndëshkimet do t'i ketë në këto zgjedhje për shkak të rrëzimit primitiv të qeverisë në kohë Pandemie. Mirëpo kjo doli të jetë e pavërtetë, zgjedhjet e 14 shkurtit, dëshmuan edhe njëherë logjikën e drejtë vlerësuese për çdo subjekt, duke i dhënë mundësi atyre që nuk kanë qeverisur me vendin.

Tashmë skena politike ka renditje, ka edhe fitues, që mund ta ketë fuqinë për t'i ndërtuar organet e vendit, natyrisht duke llogaritur edhe në partitë opozitare, të cilat për t'i ikur edhe një rënie më të thellë në rast zgjedhjesh, si dhe për të fituar pak sa vlerësim pozitiv, do duhej të shtynin formimin e organeve të vendit. Vendi vërtet gjendet në kushte të rënda, një ndihmë e tyre në formimin e organeve të vendit, specifikisht zgjedhjen e presidentit, do t'i hapnin rrugë prosperimit dhe afirmimit në mënyrë praktike shtet ndërtimit, ashtu edhe siç ishte potencuar radhazi nga partia opozitare që tashmë do qeverisë me vendin. Këtu natyrisht nuk duhet munguar as presioni ndërkombëtar, sidomos ai amerikan, ku roli i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë vendimtar në çështjet bazike te vendit. Qeveria e radhës duhet të ketë gatishmërinë, legjitimitetin qytetarë e gëzon, progresi dhe operimi i pandalshëm do duhej të ishin kauzat që do t'ia caktonte misionit, mbase nevojat për një mirëqeverisje përveç që janë të mëdha janë edhe emergjente.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".