Hashim Thaçi ai 'patriot' që deshi t’ia fali Serbisë, nuk e kushtëzoi dialogun me pranimin e krimeve dhe kompensimin e dëmeve te luftës!

Hashim Thaçi ai 'patriot' që  deshi t’ia fali Serbisë, nuk e kushtëzoi dialogun  me  pranimin e krimeve dhe kompensimin e dëmeve te luftës!

Hajrullah Tërnava

  • 21 March 2021 - 07:30

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Në këtë kohë, kur Kosova e ka krijua Gjykatën Speciale në Hagë, dhe të gjithë gjykatësit dhe prokurorët janë të huaj-jo shqiptarë, me këtë veprim politika kosovare po tregohet kooperuese me faktorin ndërkombëtar dhe në të vërtete me këtë po e tregon veten se është e gatshme dhe dëshiron ti luftoj të këqijat e së kaluarës. Kosova si shtet i ri ka vendosur ti beson asaj gjykate kur do ta thotë fjalën e sajë, që në të kundërtën Serbia nuk e ka bërë si duhet, edhe pse e ka krijua Gjykatën Speciale dhe kinse i ka ndërmarr masat e burgosjes së disa personave, atë e ka bërë sa për sy e faqe, prandaj me këtë Kosova po e tregon veten në avantazh në raport me Serbinë, se këtë çështje e ka marr me shumë seriozitet dhe të gjithë të dyshuarit po ju përgjigjen ftesave të gjykatës.

Duke pasur për bazë dje vlerësim të drejtë bashkëpunimin e shtetit të Kosovës me Gjykatën Speciale, edhe faktori ndërkombëtar duhet të qëndroj pran të drejtës, të jetë më aktiv që të pajtohen deri në fund këto shtete që patën luftë edhe mes veti, sepse një gjendje e tillë me marrëdhënie skajshëm të acaruara mes veti nuk ju konvenon as të mëdhenjve ndërkombëtarëve, as BE-së në veçanti, prandaj edhe faktori ndërkombëtar duhet që të bindet dhe ta mbështes qëndrimin legal, legjitim dhe shumë të drejtë të kryeministrit në ardhje Albin Kurti rreth ndryshimit të kursit në vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke e nxjerr në këtë proces si çështje të parë në tavolinë të bisedimeve temën e dëmeve, dhe krimeve gjenocidale të luftës.

Në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani edhe me diplomatë të huaj, edhe nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, është thënë qartë se dialogu nuk ka alternativë por vetëm me platformë dhe tema të qarta, por vetëm duke funksionuar drejtësia për viktimat, duke nxjerr përgjegjësit para ligjit dhe duke marr përgjegjësi shteti për krimet në njerëz dhe demin material e moral. Këtë pikë, kusht kryesor e ka theksuar edhe UD e presidentes Vjosa Osmani në intervistën e dhënë për BBC-në, ajo ka thënë qartë se drejtësia nuk do të vendoset derisa Serbia nuk do ta pranon dhe nuk do ta vendosë drejtësinë për kriminelët serbë që kanë kryer krime, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës, dhe kjo është e vërteta që nuk mund ta mohojë askush, sepse ka ndodhur para syve të tërë botës. E tërë bota i pa krimet e kryera nga Serbia. Pra, edhe normalizimi mundë të ndodhë vetëm kur të vendoset drejtësia, kur Serbia të pendohet, të kërkojë falje dhe të sigurohet që ata që i kanë kryer ato krime të vendosen e gjykohen para drejtësisë në Kosovë. Prandaj edhe për këto lëshime ne bisedime te deritashme duhet të përgjigjen te gjithë ish drejtuesit e deritashëm të shtetit dhe pjesëmarrësit aktiv në bisedimet me Serbinë qe nga viti 2011, për këtë lëshim e nënshtrim të madh ndaj Serbisë gjenocidale dhe Vuçiqit të Serbisë që e kanë bërë me një nënshtrim te madh e kapitullues, jo vetëm duke mos e bërë temë kushtëzimi të dialogut në arritjen e marrëveshjeve, por madje e kanë penguar edhe drejtësinë vendore në Kosove në zgjidhjen e të gjitha padive të ngritura kundër krimeve serbe të luftës kundër Republikës së Serbisë, dhe këtu është e ditur se në krye të këtyre veprimeve nënshtruese gjatë 10-12 viteve të fundit ka qenë “patrioti” Hashim Thaçi përmes dy mandateve të dëmshme në pozitën e lartë të Kryeministrit të vendit dhe një mandat edhe më skandaloz fare të veprimit afro 5 vjeçar nga pozita e Presidentit te shtetit, për të përfunduar disa muaj para përfundimit të mandatit të presidentit vet në burgun e Hagës në Holandë ku po gjykohet për krime kundër njerëzimit.

Në të ardhmen duhet Kosova ta bënë zgjedhjen e njerëzve të vërtetë me vlera të larta kombëtare, për njerëzit që i nominon për President, Kryeministra etj, e sidomos ata që do të jenë në formacione që e përfaqësojnë Kosovën në bisedime për çështje vitale kombëtare e sidomos kur bisedohet për krimet e luftës dhe fatin e territorit të territorin e Kosovës, e jo si deri me tani që në krye të shtetit po dalin që kanë qëndrua njerëz të dyshimtë që ndoshta edhe Serbia paska dashtë me e dhënë pëlqimin që personi në fjalë udhëheqë shtetin apo të bëhet President i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".