A mundë të shkon Qeveria Kurti II në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës?

A mundë të shkon Qeveria Kurti II në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës?
A mundë të shkon Qeveria Kurti II në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës?

Muhamet Kelmendi

  • 26 March 2021 - 10:34

Shkruan: Prof.Dr.  Muhamet Kelmendi

 -Në Gjykatën Kushtetuese mundë të dërgohen çështjet që subjektet politike apo një grup i qytetarëve si dhe vetë Presidenti, kur mendojnë për vendimet e Parlamentit a të Qeverisë,  se ka shkelje kushtetuese, duke ngritur padi pranë kësaj gjykate.

Në këtë gjykatë dërgohen edhe shumë raste tjera. Pra, LDK mundë të ngritë padi në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo është çështja se çfarë përfundimesh  do të kemi nga kjo gjykatë. Rastet pse dërgohen çështjet në gjykatë janë të nduarduarshme. Por e përbashkëta është se çfarë është objekti i padisë në Gjykatën Kushtetuese.

Objekt për gjykatë është çdo herë antikushtetutshmëria . Në rastin konkret nuk di se cila është baza antikushtetuese!

Radhitja e punëve në Kuvend? Mos zgjedhja e Presidentit para Kryeministrit me Qeveri? Mos përgatitja e duhur dhe mos paraqitja e programit zgjedhor para deputetëve?

Mos ngarkimi i Kurtit nga Kryesi i detyrës së Presidentit për formimin e Qeverisë?

Ngritja si në luftë për zgjedhjen e Qeverisë? Mos dhënia e dy ministrive Listës Serbe kur ndërtohen mbi 12 ministri në Qeveri? I tregova disa raste nga mund të kontestohen.

Janë këto rastet që tregojnë mos ecjen e duhur sipas praktikës së njohur parlamentare në zgjedhje! A janë këto fakte të mjaftueshme për anulimin e zgjedhje së Qeverisë mbetet të shihet!

Megjithatë është mirë që çështja të shkon në Gjykatën Kushtetuese. Kemi rast dhe mundësi të shohim përfundimin e çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".