LPK dhe UÇK janë promotorët e çlirimit të Kosovës

LPK dhe UÇK janë promotorët e çlirimit të Kosovës
LPK dhe UÇK janë promotorët e çlirimit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 03 June 2021 - 15:23

Shkruan: Prof .Dr. Muhamet Kelmendi

Po shkruhet dhe po thellohet se e tere lëvizja e vjetër politike ka dështuar dhe nuk ka kryer punën e vetë. Disa e quajnë UÇK-ne dhe këtej edhe LPK-në në organizata "kriminale" dhe vrastare! Të tjerët  e injorojnë luftën e UCK-së. Turp. Këtej duhet të themi se lëvizja e vjetër politike e ka sjell lirinë nëpërmjet një lufte të pandërprerë dhe që kurrë në historinë tonë nuk qe ndalur.

Lufta e drejtë për liri nuk filloj dhe nuk përfundoj në vitet e 90-ta të shekullor të kaluar. Ajo luftë është e vjetër sa kombi. E në këtë luftë LRSSHJ, LPRK dhe LPK janë vazhduese të luftës së pandërprerë të kombit shqiptar. Nëpërmjet këtij aktiviteti dhe angazhim të madh të këtyre organizatave çlirimtarë u formua dhe u ndërtua UÇK-ja që e udhëhoqi luftën çlirimtare.

Këtë luftë nuk e zbehin disa që e kanë lënë rrugën e kombit që para luftës, në luftë dhe pas luftës e vodhën  vendin. Nuk vlerësohet e tërë lufta e jonë në dështim. Kështu thonë njerëzit e paditur dhe që nuk e dinë punën e madhe para dhe gjatë luftës që e ka bërë. Pa atë punë kurrë Kosova nuk ishte e lirë. Këtu dua të falënderoj  kryesisht LPRK-në dhe LPK-në që e sollën UÇK-në dhe lirinë në Kosovën martire. Lavdi të rënëve për liri! Rroftë populli shqiptar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".