Ndryshimi i ligjit për përgjegjësitë disiplinore, një lajm i keq për prokurorët dhe gjyqtarët dembel!

Ndryshimi i ligjit për përgjegjësitë disiplinore, një lajm i keq për prokurorët dhe gjyqtarët dembel!

Hajrullah Tërnava

  • 10 June 2021 - 17:27

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Ternava

Me të filluar punën kjo Qeveri, të gjitha institucionet e drejtësisë  janë të mobilizuara dhe po veprojnë në mënyrë më të disciplinuar, sepse edhe ata që deri tani ishin të përgjumur dhe privilegjuar në ato institucione të dejtësisë, që na kanë sjellë në këtë gjendje kanë filluar të zgjohen. Tani ata ndodhen në panik dhe të hutuar, bile mundohen  të punojnë më  shumë e më  ndryshe,  duke “ngarkuar” veten më shumë se të tjerët, se janë në pritje se qfar do të ndodhë me ta, dhe kjo tani është dëshmija se po fillon të instalohet më në fund përgjegjësia dhe llogaridhënja më e fuqishme në sistemin e drejtësisë së padrejtë dhe krejtësisht të degraduar e kapur nga krimo-politika, me fuqizim të legjislacionit.

 

Duke kërkuar përgjegjësi e profesionalizëm të nivelit më të lartë nga prokurorët dhe gjyqtarët që deri tash nga zyrat e tyre në prokurori dhe në gjykata ua bënin avokatinë kriminale krimit të organizuar, Ministrija e drejtësisë ka paralajmëruar fillimin serioz të reformës në sistem. Tashmë në Kuvendin e Kosovës është proceduar për miratim, në seancën e radhës Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës, ligj i cili do të duhet t’I paraprij që tani hapjes së korridorit edhe për pastrim përmes VETTING-ut. Gjithesesi se tani ky është një rast i mirëifillimit të reformës substanciale në sistemin e drejtësisë nga ana e ministries së linjës e cila veq këtij ligji, në procedura fillestare, në kuadër të grupeve punuese ka inicuare dhe Ligjin VETTING, dhe Ligjin për konfiskim të pasurisë së pa justifikueshme. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve parasheh në mes të tjerash që gjatë procedures hetimore, Këshilli ex officio ose me kërkesë të Autoritetit Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, mund të suspendojë gjyqtarin ose prokurorin i cili ka bërë shkelje dhe është nën hetime, nëse një gjë e tillë është e nevojshme duke marrë parasysh seriozitetin e shkeljes së supozuar disiplinore dhe të sigurohet integriteti dhe efektiviteti i hetimeve. Mendoj se tani është momenti dhe koha që do të duhej tani që ligjvënësit ta sanksionojnë me të njëtin ligj, edhe transparëncën më të madhe në zbatimin e ligjit, duke kërkuar që KPK dhe KGJK t’I bëjnë publike rastet e shkeljes së ligjit nga Gjyktësit dhe Prokurorët, dhe emrat e të njëtëve të bëhen publike, të mos mbahen sekret e të amnistohen tërthorazi, sikur që ka ndodhur në praktikën e deritanishme, kur shkeljet disiplinore janë „ndëshkuar“ kryesisht me vërejtje të buta dhe pa penalizime. Me veprime dhe jetsimin e ketyre ligjeve që duhet të miratohen tani, edhe institucioni i drejtësisë do ta kryej punën e vetë më me përgjegjësi dhe në mënyrë më  efektive. Me siguri që në shumë vedne punë në sistemin e drejtësisë, Prokurori dhe Gjykata, pas miratimit dhe hurjes në fuqi të ligjit të ri,  do të ketë ndrrime të ndryshme të atyre dembelave me ata që janë më të përpikët, dhe çdo kush për punën e tij, dhe secili për punën e vetë  do tiu jep llogari përgjegjsve të tyre sipas hierarkisë, kështu që edhe efikasiteti i tyre do të jetë më në nivele se deri më tani dhe ndoshtaj në një të ardhme jo të largët, lëndët si deri më tani, nuk do të flejnë ma në sirtarët e atij institucioni. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".