Tri anomalitë që i ndodhën Kosovës nga çlirimi dhe pavarësia!...

Tri anomalitë që i ndodhën Kosovës nga çlirimi dhe pavarësia!...
Tri anomalitë që i ndodhën Kosovës nga çlirimi dhe pavarësia!...

Ismail Muçiqi

  • 23 June 2021 - 16:32

OPINION ME SHKAS 

Shkruan:Ismail Muciqi

 3 probleme të cilat po e përcjellin Kosovën që nga pas lufta kanë mbetur të pa zgjidhura dhe kanë shkaktuar shumë dëme pa kënaqësi dhe probleme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin institucional te Shtetit. Kosova është i vetmi vend në Evropë e cila ende nuk e ka rregulluar sistemin shëndetësor të qytetareve.

Kjo anomali po përsërite vite me radhë nga Qeveritë që ishin në pushtet e të cilat gjatë fushatave zgjedhore premtuan shumë here se do ta hartojnë dhe aprovojnë ligjin për mbrojtje shëndetësore, dhe do ta formojnë fondin  për sigurimet shëndetësore të popullsisë. Kjo nuk ndodhi asnjëherë për shkaqe dhe arsye të ndryshme, qytetaret e Kosovës sot janë të pasiguruar dhe të pa mbrojtur me ligj. Kjo pa përgjegjësi dhe neglizhencë e Institucioneve Shtetërore nuk donë koment.

Sot në Kosovë  sigurohet automjeti, është i siguruar qeni shtëpiak, është e siguruar shtëpia e banimit, kafshët dhe gjerat e tjera por jo njeriu si qenie me e përsosur e natyrës – si dhunuti e Zotit.

Për shkak të kësaj anomalie qytetaret e Kosovës me vite janë detyruar që të kërkojnë ndihmë shëndetësore nëpër klinika të ndryshme të Shteteve për rreth Kosovës si në Maqedoninë Veriore, në Serbi, Shqipëri, në Turqi dhe në vende tjera. Kjo ka ndikuar drejtëpërdrejtë në maltretimin e qytetareve të cilët kanë kërkuar shërim jashtë Kosovës, duke harxhuar me miliona euro nga xhepi i tyre dhe nga fondet e Ministrisë së shëndetësisë të cilat janë të dedikuara për participim ndaj qytetareve që kërkojnë shërim jashtë vendit.  

 Anomalia e dytë e cila i ka ndodhur Shtetit të Kosovës dhe ende kërkon zgjidhje sistemore janë edhe skemat pensionale të pensionistëve kontribut dhënës të cilëve u janë shkelur të drejtat elementare në realizimin e pensioneve nga puna stazhi dhe kontributi i tyre.

Sot në Kosovë ende jetojnë afër 40 mijë pensionistë kontributdhënës të cilët gjysmën e jetës së tyre dhe mundin e kanë shpenzuar nëpër vendet e ndryshme të punës duke dhënë qdo gjë nga vetja, për ti kontribuar vendit dhe gjeneratave që kanë ardhur pas tyre. Sot pensionisti kontributdhënës në Republikën e Kosovës është i margjinjalizuar krejtësisht nga shoqëria dhe institucionet e Shtetit.

Pensioni më i lartë i atyre që kanë kualifikime superiore [fakultet] është vetëm 260 euro apo më mirë të themi është një shumë minimale e cila jo që i plotëson nevojat e individit pensionist, por është qesharake dhe e mjerim për kohën në të cilën po jetojmë. Një shoqëri apo një shtet i cili i anashkalon dhe i shkel vlerat dhe kontributin e një pjese të gjeneratave te moshuara që kanë dhënë shumë për vendin, vështirë se ai Shtet apo shoqëri mund të hec para. 

  Anomalia e tretë e cila i ka ndodhur  

Kosovës është edhe mungesa e sistemit dhe rregullatives ligjore për mbrojtjen e sektorit bujqësor nga fatkeqësitë natyrore përkatësisht nga demet që po i shkakton breshëri. Kosova është i vetmi vend në Ballakan dhe ne Evropë e cila nuk ka sistem përkatës dhe stacione operuese kundër breshëritë. Duhet theksuar se para lufte ky mekanizëm ka funksionuar gjithandej Kosovës. Sot për shkak të mungesës të stacioneve meteorologjike dhe sistemit kundër breshrit me mija hektarë sipërfaqe të kulturave bujqësore po dëmtohen dhe shkatërrohen nga te reshurat ekstreme të natyrës.

Me mija  prodhues bujqësor gjithandej Kosovës të cilët gjatë gjithë verës i punojnë arat e tyre duke mbjellur kultura të ndryshme dhe duke shpenzuar mjete financiare për të arritur ndonjë profit nga prodhimet bujqësore shumë here gjatë verës mundi ju është shkuar huq për shkak të breshëritë i cili i ka shkatërruar tërësisht kulturat bujqësore. Këto janë vetëm disa nga të dhënat ekzistuese të cilat vazhdimisht u kanë shkaktuar dëme të pa riparueshme qytetareve të Kosovës për shkak të mos aprovimit dhe zbatimit të ligjit për sigurimet shëndetësore të popullatës.

Këto pasoja i bartën dhe po i bartin edhe kategoritë e moshuara të pensionistëve kontributdhënës numëri i të cilëve po zvogëlohet vazhdimisht nga vdekja e përditshme. Por mjerisht dëmet edhe më të mëdha në ekonominë e Republikës së Kosovës po shkaktohen nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore të cilat për shkak të mungesës të mekanizmave mbrojtës për çdo vjet po bëjnë gërdi nëpër fshatra dhe Komuna tona.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".