Liberalizimi i Vizave, kartë e rrezikshme shantazhi nga BE-ja

Liberalizimi i Vizave, kartë e rrezikshme shantazhi nga BE-ja
Liberalizimi i Vizave, kartë e rrezikshme shantazhi nga BE-ja

Ali Hertica

  • 28 June 2021 - 18:30

Shkruan: Analist - Ali Hertica

Loja e cila po luhet në Kurriz të Kosovës, e me qytetarët dhe shtetin e Kosovës , për më shumë se një dekadë nga Bashkimi Evropian  për mundësinë e liberalizimit të vizave, po shihet ashiqare se nga kërkesa  për kritere dhe kushte praktike e politike të sundimit të ligjit, po kalon në një  tabor tjetër, në shantazh  të pa kuptimtë për  vazhdimin e dialogut dhe kompromis  në dialogun me Serbinë.

 

Ne si qytetar por edhe përcjellës të këtyre zhvillimeve politike e diplomatike rreth Kosovës liberalizimi po e shohim si një “karrotë” apo  “dhuratë” të pa dëshirueshme e cila mundë të vjen në një moment kritik  në  këmbim të kompromiseve me Beogradin. Kjo është një lojë e pa sinqertë  që po luhet nga disa eksponent të fuqishëm politik e diplomatik brenda  BE-së, lojë në të cilën nuk do të duhej të futeshin liderët legjitim politik dhe institucional të Kosovës, të zgjedhur me votën e popullit, qofshin ata në rolin e pozitës apo të opozitës. Po kalon më shumë se një dekadë që kur qytetarët e ish shteteve të dala nga shpërbërja e RFJ-së  dhe më gjerë të rajonit lëvizin  lirshëm pa viza në  BE, zonën Schengen, derisa vetëm qytetarët e Kosovës mbeten akoma të izoluar duke ju mohuar kjo drejtë, sado që  mbahen peng me premtime të përafërta që po zbehen e po zhgënjejnë me kalimin e kohës. Derisa në fazën e parë të këtij projekti, Kosova kishte  për detyrim një pako kriteresh ligjore e politike që të përmbushet për ta fituar liberalizimin e vizave, doli kriter plus demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Në kohën kur  morëm sinjalin e parë pozitiv në pritje,  kur Demarkacioni është punë e kryer, ky proces ka filluar seriozisht të kushtëzohet me rezultatin e dialogut me Serbinë. Fillimisht kishim një proces  të interpretuar si  bisedime teknike me Serbinë, që me kalimin e kohës dhe avancimin e temave  u shndërrua në çështje  të thella dhe serioze politike. Tash po del ashiqare  që Bashkimi Evropian heqjen e vizave po e ndërlidh me rezultatet konkrete në dialog, pavarësisht faktit që  udhëheqësit shtetërorë dhe politik të shtetit të Kosovës po e konsiderojnë punë të kryer, e proces të mbyllur sa ju takon kritereve të kërkuara nga BE- për vizat. Mirëpo politika Kosovare po tregohet krejtësisht e pa fuqishme në një lojë të tillë. Sa herë është dashur të merret ndonjë vendim i rëndësishëm për Kosovën, nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës,  nga zyrtarët e lartë të Brukselit kanë nxjerrë në sipërfaqe  kush  që i ka mbajtur peng proceset temën e liberalizimit të vizave. Rasti i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, përplasjet politike që ndodhën rreth kësaj kërkese, është një nga ilustrimet më të zymta  që tregon për qasjen e gabuar të Brukselit- BE-së  në raport me Kosovën. Edhe pse ishte premtuar me shumë pompozitet dhe “garancinë” të fuqishme  se  me kalimin e  kësaj marrëveshjeje në Kuvend, për disa javë , a muaj më vonë, do të vinte liberalizmi, kjo nuk ndodhi, dhe tash  kjo pritje ka marr një rrugë tjetër, mbase tepër të gjatë dhe të pa drejtë, është bërë kriter i dialogut me Serbinë. Dukë  e përcjellë historinë e gjatë të këtij procesi që nuk po i duket fundi atëherë lirisht dhe saktësisht mundë të kuptojmë se liberalizimi po ju shërben  disa vendeve brenda BE-së si mjet shantazhi lidhur me pritjet dhe presionin  e arritjes së detyrueshme  të një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë, marrëveshje kompromisi siç po thuhet të  zhargonin diplomatik evropian. Tani më një fakt të tillë e ka zbuluar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila  ashiqare e ka thënë se  një nga ato mundësi është themelimi i  Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si formë e “lehtë” kompromisit nga marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tash liberalizimi i vizave po shihet si një lloj  “infuzioni”  dhuratë që duhet dhënë kosovarëve në këmbim të kompromisit final në dialog. Politika Kosovare në këto momente duhet të jetë shumë e vëmendshme, pozita dhe opozita, sepse për këto dhjetë vite të kaluara secila parti p0olitike e ka hisen e vetë të përgjegjësisë në këtë lojë që është luajtur dhe po vazhdon të luhet. Pritja pra është fare e thjeshtë dhe e qartë: nëse nuk ka kompromise në dialog, nëse dështon marrëveshja e cila edhe mundë të jetë e gatshme e shkruar, vetëm improvizim dialogu derisa të vije momenti për ta nënshkruar, atëherë nuk do të ketë as liberalizim vizash për Kosovaret. Politika Kosovare duhet të tregohet më unike dhe proaktive të adresimin e kësaj çështje, duke insistuar me çdo kusht dhe me urgjencë së kushti i liberalizimit të vizave të mbetet thjeshtë kusht teknik i përfunduar ashtu sikur që është vlerësuar nga   vetë Parlamenti Evropian dhe jo kush i vazhduar politik për dialogun, siç e tha së fundi edhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili ka deklaruar i fundit se Kosova ende s’ka liberalizim të vizave,  gjë që tregon që situata nuk po ecën si duhet, kështu që  është e rëndësishme të niset një dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka paralajmëruar se do të ketë shumë aktivitete  të fokusuar gjatë këtij viti në këtë proces.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".