NATO dhe FSK-ja në bashkëveprim ti kundërvihen skenarit ruso -serb  të modelit  Krime  në Ukrainë për zbarkim okupues të  Veriut të  Kosovës

NATO dhe FSK-ja në bashkëveprim ti kundërvihen skenarit ruso -serb  të modelit  Krime  në Ukrainë për zbarkim okupues të  Veriut të  Kosovës
NATO dhe FSK-ja në bashkëveprim ti kundërvihen skenarit ruso -serb  të modelit  Krime  në Ukrainë për zbarkim okupues të  Veriut të  Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 27 September 2021 - 10:04

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 -Në shkrimin tim të parë, pas vendosjes së reciprocitetit në tabelat e automjeteve dhe dërgimin e njësive speciale në veri, kam tërhequr vërejtjen për mundësin e përdorimit  nga Serbia të skenarëve të njëjta me ato në Krime të Ukrainës apo në viset tjera në Ukrainë ku të ashtuquajturit ”ushtar të vegjël” ruse dhe mjetë luftarak,  pa shenja identifikimi hyn në Ukrainë dhe okupuan territor të madhe të këtij vendi. Skenarë të njëjtë mundë të përdoren edhe në veri të Kosovës.  

Fluturimi i Helikopterit pa shenja identifikuese në Veri, afër kufirit me Kosovën, është një paralajmërim i qartë se një gjë e atillë do të mundë të ndodhe. Po dëgjoj  nëpër mjete të informimit që po thuhet që Serbia nuk guxon të ndërhyn në veri sepse aty është NATO ja, duke harruar që Rusia po ju hyn në sistemet më të ndjeshme teknologjike elektorale dhe ekonomike e ushtarake,  madje edhe SHBA-së,  Britanisë së Madhe apo BE-së së fundmi në lidhje me zgjedhjet në Gjermani. 

Në vend që të thuhet s’ guxon, Kosova , NATO dhe perëndimi në përgjithësi, duhet të përgatitet për këtë skenarë që është më se i mundshëm.  Vuçiqi, jo vetëm tani, por ka me vite që po thekson që do të ndërhyn për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë, dhe në realitet, kjo nuk është shaka.  Duke e ditur që tani Rusia nuk është ajo që ka qenë në vitin 1999, duke ditur forcën në ngritje të Kinës, dhe forcën në ramje të perëndimit në raport me to, por edhe ngritjen politiko  strategjiko ushtarake të vetë Serbisë, ata kanë vlerësuar që Serbia guxon të sfidon NATON në mënyrë indirekte pore edhe direkët, me Rusinë e presidentit Putin mbrapa tyre. 

Ata kanë llogaritë që një gjendje konflikti ushtarak në veri, do të sillte involvimin e dhunshëm të Rusisë, ose ushtarakisht indirekt, ose direkt në gjetjen e një zgjidhje për veriun pas ndonjë konflikti ushtarak në atë pjesë.  Si rrjedhojë e këtij konflikti, pjesa veriore e Kosovës, por edhe objektet fetare serbe së bashku me komunat serbe në jug, do të hynin sërish nën ombrellën e OKB- së, ku Rusia do ishte paqeruajtësi kryesore në këto komuna. Pra një luftë atje do ta kthente Rusinë sërish në Kosovë, si rrjedhojë edhe ndarjen përfundimtare të Kosovës, ashtu siç e ka planifikuar Vuçiq me Thaçin. 

Vetëm një përgjigje e unifikuar dhe e qartë e perëndimit dhe e faktorit shqiptarë, do të mund ti ndalte këto plane ogurzeza të Serbisë me Rusinë. Rasti i pranverës që shkoj me Ukrainën, kur Rusia grumbulloj trupat skaj kufirit me Ukrainën, dhe largimi i tyre, tek pasi që presidenti Biden i bëri me dije që ata do hyn në luftë krah Ukrainës, (së paku unë besoj kështu),  është shembulli më i mirë se si duhet të veprojnë SHBA- të. Kjo situatë, na ka  mësuar gjithashtu atë që, Kosova urgjentisht duhet ta forcon mbrojtjen e sajë kundër ajrore, dhe atë ta vendosë pikërisht në veri të Kosovës, aty ku Kosova po atakohet më së shumti. 

Unë besoj që krahas forcës kundërajrore dhe forcave kundër mjeteve të blinduara siç janë tanket, Kosova duhet që pikërisht në veri të formoj bazën më të madhe të forcave speciale policore, të cilat do të qëndronin aty si një siguri për të gjithë popullatën, dhe të cilat do të luftonin kontrabandën në veri. 

Mos respektimi i Serbisë  i autoritetit të NATO-s  në veri, ku ata po kërcënojnë seriozisht edhe sigurinë e ushtarëve të KFORIT, duke ju fluturuar mbi kokë me aeroplan e helikopter ruse, duhet të merr përgjigjen e duhur, e kjo do të ishte mosrespektimi i marrëveshjes  së NATO-s me ish presidentin Thaçi, e cila i ndalon FSK-së të hyn në veri pa lejen e tyre. Pra NATO ja  duhet ta ftoj FSK-në të patrullojnë së bashku në veri, nëse Serbia vazhdon me mos respektin ndaj KFOR it. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".