Baza është SOVRANI i PD-së *** Kësaj, duhet t’i nënshtrohen edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha me bashkudhëheqësitë e tij.

Baza është SOVRANI i PD-së  *** Kësaj, duhet t’i nënshtrohen edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha me bashkudhëheqësitë e tij.
Baza është SOVRANI i PD-së  *** Kësaj, duhet t’i nënshtrohen edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha me bashkudhëheqësitë e tij.

Mehdi Hyseni

  • 18 November 2021 - 16:53

 Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Pavarësisht nga anatemat dhe akuzat e fabrikuara të “kalemxhinjve” vendorë se gjoja Sali Berisha me foltoret e tij me BAZËN-SOVRANIN gjoja “ka marrë rrugën e antiamerikanizmit, si dhe ka personalizuar PD-në për interesa të tij personale” , gjë që asnjëra e as tjetra nuk kanë kurrfarë themeli të qëndrueshëm dhe të justifikueshëm veç propagandës antishqiptare dhe antiamerikane ,  duke zhurmuar në stilin apolitik “zo bane llugë”, ashtu sikurse dikur propogandonin me buri oponentët politikë të Albin Kurtit në Kosovë, se gjoja Ai dhe Lëvizja Vetëvendosje “ishin kundër Amerikës”.

Mirëpo, koha vërtetoi të kundërtën, ashtu si e pata mbrojtur me argumente të qëndrueshme (2007-2021) se Albin Kurti dhe Vetëvendojsa nuk  janë kundër Amerikës, por ata që për inetresa të tyre korrupcioniste, burokratike dhe kriminale mafioze , si dhe të luftës për kapjen e shtetit dhe të pasurisë së paligjshme; ata ishin kundër Amerikës, jo assesi Albin Kurti, i cili sot është kryeministër  i Kosovës në saje të votes plebishitare të 14 shkurtit 2021, të cilin e mbështet Amerika. Pra, e vërteta doli në shesh, duke e shkallmuar gënjeshtrën, shpifjen dhe intrigat  se kinse Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosjes  “ishin antiAmerikë” !

Prandaj, të gjitha shpifjet dhe intrigat politiko-propagandistike të ethshme  të skribomanëve shqipfolës kundër Sali Berishë, do të davaritën sikurse ato kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë se Partia Demokratie (PD) me  Sali Berishën në krye (1991-2013) deri më sot, asnjëherë nuk ka provuar se është me orientim antiamerikan apo antievropianoperëndimor qoftë në sfondin programor, apo qoftë në atë praktik në ushtrimin e veprimtarisë së saj  politike në Republikën e Shqipërisë.

 Prandaj, askush nuk ka të drejtë të gënjejë, të spekulojë, të shpifë, të mashtrojë, të manipulojë dhe të dezinformojë opinion publik të brendshëm dhe atë ndërkombëtar se  ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha (kryetari historik i PD-së)  gjoja “është antiamerikan” !?

Kjo është marrëzi dhe përpjekje subversive për kriminalizimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore  mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është gënjeshtër propagandistike armiqësore antishqiptare, antiamerikane dhe antievropiane perënidmore kundër Shqipërisë demokratike dhe, kundër marrëdhënieve të saj miqësore dhe aleatore me partnerin e saj strategjik-SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

Të gjithë ata  që “luajnë” në këtë letër për armiqësimin e PD-së me Amerikën, politikisht do të digjen dhe, do të vetëmargjinalizohen dhe, vullnetarisht do të  vetëmënjanohen nga skena politike dhe publike në Shqipëri.

-Luzim shko në Kuvend, të thërret SOVRANI !

Nëse jeni për mbrojtjen e kauzës kombëtare, atdhetare dhe demokratike, si dhe të parimeve dhe të vlerave universal, atëherë, Lulzim Basha të prêt Kuvendi Kombëtar i Jashtëzakonshëm, i organizuar nga SOVRANI, që do të mbahet në Tiranë, më 11 dhjetor 2021.

Pra, pavarësisht nga gojët e këqia, nga minuesit dhe nga armiqtë  e brendshëm vendorë të PD-së dhe të “Foltores” së Sali Berishës, unë,  po të kisha qenë në vendin e Lulzim Bashës, pa asnjë dilemë dhe hamendjeje, do t’i bashkohesha Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, më 11 dhjetor 2021, ku do të shtroja pikëmpjet dhe qëndrimet e mia lidhur me udhëheqjen 8-vjeçare të PD-së (të “parapaguar”  në opozitë), sepse për humbjet dhe për dështimet e njëpasnjëshme mbajnë përgjegjësi të gjithë anëtarët e PD-së së bashku me kryetarin e tyre Lulzim Basha,  (2013-2021), por, jo edhe Sali Berisha, mbase pas zgjedhjes për Kryetar të PD-së së Lulzim Bashës, ai nuk mbante asnjë funksion brenda PD-së, vullnetarisht qe vetëdorëhequr nga udhëheqja e saj për t’i dhënë përparësi dhe mbështetje brezit të  ri të liderëve politikë , siç është Lulzim Basha.

Prandaj, nuk është ligësi e as “fundi i botës”  që kryelideri i deritashëm i PD-së Lulzim Basha të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Jashtëzakonshëm dhe legjitim të SOVRANIT, që do të mbahet më 11 dhjetor 2021. Pra, pavarësisht nga “gojët e këqia”, që në format më bizare, më irracionale, më antiligjore, më amorale, më intriguese dhe më antidemokratike po nxisin PËRÇARJEN (divide et impera) dhe FRAKSIONIZMIN brenda  PD-së, me qëllim të ndarjes dhe të copëtimit të saj në “dysh”. Kjo armiqësi do ta shpartallonte PD-në, duke e margjinalizuar edhe më tej, në afat të pacaktuar  si  “mbretëreshë” të opozitës, pa asnjë rezultat konkret  në skenën politike.

Duke qenë se deri tani në mënyrë të ligjshme, në bazë të Statutit në fuqi të PD-së, ka folur BAZA me mbi “4.200” nënshkrime për mbajtjen e Kuvendit  të Jashtëzakonshm Kombëtar më 11 dhjetor 2021,  të gjitha organet e saj drejtuese së bashku me kryetarin Lulzim Basha, moralisht, ligjërisht dhe demokratikisht i nënshtrohen  Vendimit të mbajtjes së këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Për më tepër, Lulzim Basha me mbështetësit e tij të udhëheqjes së PD-së nuk  gëzojnë asnjë të drejtë morale e as ligjore që të organizojnë një ANTIKUVEND tjetër më 18 dhjetor, ashtu siç janë deklaruar, mbase  SOVRANI  me shumicën dërrmuese të anëtarëve të tij ka vën jashtë loje  legjitimitetin  e udhërheqjes së PD-së me Lulzim Bashën në krye për shkak të dështimeve 8-vjeçare politike, si dhe për shkak të abuzimit të Programit dhe të akteve normative ligjore të PD-së.

Prandaj, logjikisht dhe normalisht, Lulzim Basha do të duhej të merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të Jashtëzakonshëm të PD-së, më 11 dhjetor 2021,  duke iu kërkuar ndjesë  delegatëve, si dhe duke iu sqaruar atyre shkaqet dhe rrethanat, që kanë ndikuar në të gjitha dështimet politike të PD-së. Një ballafaqim  i tillë i Lulzim Bashës me delegatët legjitimë të BAZËS në Kuvendin Kombëtar të Jashtëzakonshëm, më 11 dhjetor 2021, është  i  obligueshëm dhe i domosdoshëm, pavarësisht kritikave dhe mospajtimit të të pranishmëvee, që mund të drejtohen në adresën e tij.

Baza e PD-së nuk është “klandestine”, por SOVRANE , legjitime dhe legale !

Këtë të vërtetë, de fakto dhe de jure nuk mund ta kontestojë askush nga “kalemxhinjtë” e sotëm, pavarësisht nga dëshirat dhe nga interesat e tyre të shkreta, që me interpretimin e tyre arbitrar propagandistik, po i fryjnë flakës së zjarrit, që të gllabërojë PD-në dhe, që Sali Berishën(si  kryetar historik i saj) përfundimisht ta izolojnë nga politika udhëheqëse e partisë dhe e shtetit. Kjo është lufta politko-propagandistike, që po zhvillohet në disa fronte  në skenën poltike të Shqipërisë.

Mirëpo, gabohen të gjithë që po kontestojnë dhe po mohojnë fjalën  dhe vendimin e SOVRANIT me “4.200 firma” , që të mbahet Kuvendi Kombëtar i Jashtëzakonshëm i PD-së, më 11 dhjetor 2021.

Me BAZËN nuk mund të luajë  “biz-bad-bad” asnjë organ i saj, qoftë ai edhe kryetari, sekrtari apo ndonjë komision a këshill i saj, sepse de fakto dhe de jure ajo është SOVRANI i PD-së, askush tjetër me vota apo pa vota  nuk mund të jetë legjitim e as legal mbi të, pavarësisht nga funksioni që mban në hierarkinë e PD-së.

Prandaj, secili që shkel rregullat, parimet dhe vlerat demokratike, si dhe aktet normative të PD-së, mund të ndëshkohet nga BAZA, pavarësisht  se kush është në pyetje, Lulzim Basha, Hajredin Pasha apo Halil Hamëza, si dhe pavarësisht nga fakti, pse qe 8 vite nuk ka folur BAZA-SOVRANI, kjo nuk do të thotë  se ai nuk ka pasur një të drejtë të tillë, që për humbjet dhe për dështimet 8-vjeçare  të kërkojë llogari nga Lulzim Basha dhe nga “eskorta” e tij drejtuese, që PD-në e kanë çuar prej humbjeje në humbje, duke  e lënë të “kalbej” në opozitë. (2013-2021) !!!

Tanimë u bë krejtësisht e qartë pse qe tre muaj BAZA e PD-së  me Sali Berishën në krye po shqyrton humbjet dhe dështimet 8-vjeçare (2013-2021), duke kërkuar llogaridhënie  politike nga kryetari i saj Lulzim Basha.

Sa më sipër, deri tani, Sali Berisha e ka mbështetjen e BAZËS-SOVRANIT, prandaj logjikisht, ligjërisht dhe demokratikisht, duhet të mbështet SOVRANI, jo ata që nuk e njohin vullnetin dhe të drejtën  e Tij, duke thirrur kot një antikuvend  tjetër më datën 18 dhejtor 2021, pavarësisht nga interesat dhe objektivat tyre politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".