Berisha dhe Kurti mbështetin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën !

Berisha dhe Kurti mbështetin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën !
Berisha dhe Kurti mbështetin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 22 November 2021 - 09:35

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof. Dr.Mehdi HYSENI  

*** Së fundi, pas 9 vitesh (2012-2021), edhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në një prononcim të tij për media u shpreh se : “ Nëse në të ardhmen, do të bëhej një referendum demokratik  paqësor për bashkimin me Shqipërinë, do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”.(https://www.kosova-sot.info/lajme/583494/albin-kurti-do-te-votoja-per-bashkim-me-shqiperine-nese-do-te-organizohej-referendum-demokratik-e-paqesor/.  

Kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, duhet kuptuar drejt, por shtrohet pyetja,kur pritet të organizohet ai REFERENDUM DEMOKRATIK  E PAQËSOR, dhe, kush do të ishte ai burrë shteti i Shqipërisë, që do ta ORGANIZONTE atë REFERENDUM  për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, mos Edi Rama, kurrë ! Ky është problemi, se ajo dihet që Albin Kurti dhe Avni Klinaku  me lëvizjet e tyre politike kombëtare  e mbështetin bashkimin kombëtar shqiptar, që  më se dy dekada.

                            ***  ***   ***

Sali Berisha pati shansin historik që në Nëntorin e vitit 2012, të shpallte REFERENDUMIN PAQËSOR për bashkim kombëtar. Këtë kërkesë ia pata sugjeruar publikisht përmes mediave ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, si vijon :

-Pavarësisht se si do të pozicionohet Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë lidhur me kërkesën historike të kryeministrit Sali Berisha për bashkimin kombëtar shqiptar, të pohuar në mënyrë premtuese, të guximshme dhe solemne në manifestimet madhështore të kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit, kryeministri Sali Berisha zyrtarisht në emër të qeverisë qeverisë së tij, i dha vizën legale bashkimit kombëtar shqiptar, me ç’ rast i hoqi “vellon” e zezë kontestuese, irracionale dhe përfolëse të bashkimit kombëtar shqiptar, duke nënvizuar se ai është realitet, domosdoshmëri e kohës, europianizëm, qytetërim, demokraci, paqe, stabilitet, siguri dhe qetësi jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për mbarë rajonin dhe Evropën e integruar demokratike.

Me gjithë pro et contra-t dhe dilemat e deritashme disavjeçare të kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me ribashkimin kombëtar shqiptar, ai së fundi, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit (28.11.2012), para gjithë botës APELOI për ribashkimnin kombëtar shqiptar.

Me rastin e manifestimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike, të Ismail Qemalit, posaçërisht në manifestimin që u bë në Shkup, ku kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se duhet bërë bashkimi kombëtar shqiptar, kjo ishte një befasi pozitive për të gjithë shqiptarët, sepse Sali Berisha paraprakisht përmes disa prononcimeve të tij zyrtare, është deklaruar kundër bashkimit kombëtar shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.

Këtë apel për ribashkimin kombëtar shqiptar, kryeministri Sali Berisha e përsëriti edhe në manifestimet e tjera, të bëra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, ku qindra e mijëra shqiptarë e duartrokitën dhe e brohoritën, duke e shpërblyer me epitetin e kryeministrit të Shqipërisë Etnike. Kjo mbështetje gjithëpopullore APELIT të kryeministrit Sali Berisha për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar, është prova më e argumentuar dhe e justifikueshme se, populli shqiptar njëzëri dhe, me plot të drejtë po kërkon ribashkimin e tij brenda kufijve historikë, natyralë dhe gjeopolitikë të Shqipërisërisë Etnike, jo përtej tyre për të krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe”, e cila, kurrënjëherë në historinë, në politikën, në diplomacinë e as në mendjen e shqiptarëve, nuk ka qenë e projektuar, as e kërkuar, ashtu siç ka shpifur dhe po shpif propaganda, politika, diplomacia dhe histsoriografia falsfikatore serbo-greko-maqedone-malazeze gjoja se, së fundi, edhe kryeministri aktual i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha me deklaratat e tij me rastin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka shpalosur kalendarin” dhe itinerarin e agjendës zrytare politico-diplomatike të formimit të “Shqipërisë së madhe”. Mirëpo, kjo fare nuk është e vërtetë, sepse edhe kryeministri Sali Berisha, ashtu sikurse edhe të gjithë shqiptarët e tjerë të Shqipërisë Etnike (përpos filoserbëve dhe kuislingëve të “kombit kosovar”), me të drejtë ka deklaruar dhe ka apeluar se kombi shqiptar, duhet të ribashkohet sa më parë, jo në kuadrin e një “Shqipërie të madhe”, të shpifur nga kolonialistët dhe imperialistët serbo-malazezë-grekë dhe maqedonë, por vetëm brenda kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike, gjysma e së cilës, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, është plaçkë koloniale e Serbisë, e Greqisë, e Malit të Zi dhe e Maqedonisë.

Duke mbajtur parasysh faktin relevant se me dekalrimin zyrtar të kryeministrit Sali Berisha, bashkimi kombëtar, tanimë, nuk është kurrfarë tabu teme, as miti, as kurrfarë fantazme e trilluar, por realitet dhe domosdoshmëri e pashmangshme për zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, si Qeveria, Kuvendi, ashtu edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në mënyrë urgjente, konstruktive, demokratike, paqësore dhe kushtetuese, duhet ta mbështesin dhe ta zyrtarizojnë APELIN PËR BASHKIMIN KOMBËTAR shqiptar të Kryeministrit Sali Berisha, pavarësisht nga shpifjet dhe nga kritikat politiko-propagandistike asntishqiptare të Athinës, të Shkupit, të Beogradit dhe të Podogoricës, të cilat e kanë akuzuar Sali Berishën kinëse ai po kërkon formimin e një “Shqipërie të madhe”(!?)

-Zëdhënësit e Qeverisë së Shqipërisë nuk duhet të rraskapitën dhe të shterohen kot i kotit, duke iu përgjigjur notave dhe demarsheve kritikuese antishqiptare të Athinës zyrtare, se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Sali Berisha në mitingjet dhe në takimet ceremoniale me rastin e kemtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sepse ai ka qenë shumë i qartë dhe i saktë në prononcimet e tij-KËRKOI bashkimin kombëtar shqiptar, jo kurrfarë “Shqipërie të madhe”, ashtu siç e akuzoi dhe e atakoi ministri i Jashtëm i Greqisë Avramopullos!!!

Prandaj, Qeveria shqiptare me në krye Sali Berishën, në vend se të harxhojë energji të kotë, duke polemizuar me zyrtarët e Athinës, të Shkupit, të Beogradit dhe të Podogoricës, se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjve etj., me procedurë të shkurtër nevojitet që t’i ushtrojë kërkesë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zyrtarizimin dhe mbështetjen ligjore dhe kushtetuese të KËRKESËS së Sali Berishës për bashkimin kombëtar shqiptar, kërkesë kjo, të cilën e mbështeti botërisht dhe solemnisht mbarë kombi shqiptar i derdhur në Vlorë, në Tiranë, në Shkup, në Elbasan, në Prishtinë, në Tetovë e gjetkë…me rastin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Pra, kryeministri Sali Berisha, sa më parë të jetë e mundur, duhet të kërkojë legalizimin e APELIT të tij historik për bashkimin kombëtar shqiptar, në mënyrë që Kuvendi I Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë(1998), të miratojë Rezolutën për organizimin dhe shpalljen e REFERENDUMIT për BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo do të ishte përgjigjja më e saktë, më e drejtë, më racionale ligjore, demokratike dhe kushtetuese për të gjithë antibashkuesit filosllavë dhe për të gjitha vendet fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia).

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë, pa u vonuar, duhet të reagojnë: Lëvizja Vetëvensdosje, Lëvizja për Bashkim, FDBK, FBKSH,AKZ dhe Lista për Shqipërinë Natyrale, subjekte politike dhe kombëtare këto, të cilat me platfromat dhe me programet e tyre janë pëcaktuar dhe deklaruar botërisht për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duhet të hartojnë dhe të nënshkruajnë një MEMORANDUM të përbashkët, drejtuar Qeverisë, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar që këto institucione më të larta shtetërore, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998), të shpallin dhe të miratojnë REFERENDUMIN për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, në bazë të së drejtës historike, legjitime dhe, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998).

Kjo do të duhej të ishte ecuria e procedurës ligjore, kushtetuese dhe demokratike e institucionalizimit dhe e mbështetjes zyrtare shtetërore e APELIT-KËRKESËS historike të Sali Berishës për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ndryshe, vetëkontestimi, vetëheshtja, vetëmohimi dhe margjinalizimi i saj nga ana e politikës dhe e drejtësisë zyrtare të Qeverisë, të Kuvendit dhe të Presidentit të Shqipërisë, do të ishte kompremetimi më i madh politik dhe kombëtar i kryeministrit Sali Berisha si në sy të gjithë kombit shqiptar, ashtu edhe të bashkësisë ndërkombëtare, posaërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian(BE).

(3 dhjetor 2012)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".