Të gjithë të punësuarit në institucionet publike, nga punëtori i sigurimit e deri në Presidencë, ta deklarojnë  e dëshmojnë pastërtinë e pasurisë së krijuar!

Dardan Grapci

  • 14 December 2021 - 18:21

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Ministria e Drejtësisë duhet ta sjell  një vendim rigoroz i cili duhet të bëhet pjesë e ligjit, sipas të cilit cilido zyrtar publik, qoftë deputet, ministër, polic, mjek, mësimdhënës apo qytetar i rëndomtë i punësuar në institucionet publike, e që zbulohet se i ka ikur obligimit të deklarimit të pasurisë,  të dënohet, të gjobitet me masat më të ashpra, madje edhe nëse fare nuk shkon për tu paraqitur dhe deklaruar në gjykatën përkatëse.

Qeveria Kurti duhet ti futi  në listë të zyrtarëve për deklarim  të obligueshëm dhe të sanksionueshëm të pasurisë të gjithë ata qytetarë që punojnë në institucionet publike, që marrin paga nga buxheti i shtetit. Ky obligim duhet të fillon nga punëtori i sigurimit, pastruesi e deri te  të gjitha ministritë  dhe organizatat tjera shoqërore, shtetërore e publike,  për ti deklaruar pasurit e tyre, duke i paralajmëruar  që nëse ndonjë  dikaster  lihet jashtë këtij Ligji, atëherë edhe shumë kush tjetër do të provon të gjej arsyetim dhe  ti ikë  deklarimit transparent të  pasurisë dhe burimeve prej nga e e ka krijuar ose po e krijon atë.

Ministria e Drejtësisë duhet ta sjell  një vendim rigoroz i cili duhet të bëhet pjesë e ligjit, sipas të cilit  cilido zyrtar publik,  qoftë deputet, ministër, polic, mjek, mësimdhënës apo qytetar i rëndomtë i punësuar në institucionet publike, e që zbulohet se i ka ikur obligimit të deklarimit të pasurisë,  të  dënohet, të gjobitet  me masat më të ashpra, madje edhe nëse fare nuk shkon për tu paraqitur dhe deklaruar në gjykatën përkatëse.

Unë uroj që në listën e qytetarëve që e kanë obligim deklarimin e pasurisë  duhet të hyjnë edhe ata që kohëve të fundit po përfitojnë para të majme pa punuar asgjë, vetëm duke blerë dhe investuar në kriptovaluta.

Pra është koha që pasuria e secilit qytetar të përcillet, dëshmohet dhe arsyetohet se si po krijohet, nëse ajo ka burim të dyshimtë apo është duke u krijuar nga burimi i regjistruar legal dhe që secili sipas pozitës dhe përgjegjësisë ja paguan edhe kontributin përkatës shtetit.
Projektligji me ndryshimet dhe ashpërsimin e masave ndëshkuese për deklarim të prejardhjes së pasurisë duhet të pranohet nga të gjithë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta luftojmë korrupsionin dhe ryshfetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".