
Lexoni edhe:
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në këtë vit
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Në një shtet ku nuk funksionon drejtësia, ai shtet e humb edhe funksionimin e tij, dhe qytetarëve të ati shteti i humb edhe dëshira për të jetuar në atë shtet, prandaj kjo situatë po e përcjell edhe Kosovën, në këto kohëra ku çdo qytetarit i ka humbur shpresa të jetojnë në këtë shtet, dhe shumë nga ta sikur të munden ti rregullojnë letrat do ikshin nga Kosova. Prandaj për të mos ndodhur kjo po bëhet gjithnjë e më urgjente nevoja e pastrimit dhe reformimit gjeneral të sistemit të drejtësisë.
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në këtë vitLexoni edhe:
Analizat dhe anketat e organizatave jo qeveritare, dhe instituteve profesionale që monitorojnë drejtësinë, po e konstatojnë trendin alarmant në rritje të humbjes së besimit të qytetarëve në drejtësi, e cila është bërë sikur të jetë një pronë e uzurpuar nga mafio politika dhe krimi i organizuar. Në një analizë të fundit, të detajuar nga Grupi për studime juridike dhe politike, rezulton se mbi 60 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 31.4% prej tyre, që nuk janë sa duhet të informuar, mendojnë se qytetarët janë relativisht të barabartë para drejtësisë. Këto të dhëna më të freskëta janë prezantuar së fundi, vetëm para tre ditësh, nga të gjeturat e Edicionit të Shtatë të Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë. Analiza është bërë është duke u bazuar në të dhëna të perceptimit qytetar mbi punën e institucioneve zbatuese të ligjit, në raportet vjetore të Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës dhe në Ligjin për Buxhetin, duke bërë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013-2020.
Problemi më serioz që i brengos qytetarët, që Kanë dilema dhe mos besim në sistemin e drejtësisë ka të bëjë me perceptimin e krijuar negative lidhur me dështimet ndër vite të institucioneve të drejtësisë, për pasojë të ndikimit politik, të mitmarrja dhe mungesës së efikasitetit në rastet kur ndodhën, raportimi dhe paraqitja e rasteve të korrupsionit, që ashiqare zbulohet mungesa e efektiviteti dhe vullnetit për veprim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Një nuancë të ndryshimit pozitiv dhe fillimit të kthimit të besimit në drejtësi, anketa ka hetuar në fillim të këtij viti në vazhdim, pas zgjedhjeve të fundit dhe krimit të institucioneve të reja, me disa veprime që janë marr si fillestare antikrim, por kjo është vetëm një ndryshim minimal sepse paraqet një periudhë të shkurtës kohore, sepse përkundër kësaj dhe pavarësisht disa iniciativave të nisura nga qeveria, perceptimi negativ mbetet ende shumë i lartë dhe shqetësueses.
Edhe kësaj radhe, më shumë së gjysma e qytetarëve (51.5%) konsiderojnë të mos kenë vërejtur përmirësime të theksuara në fushën e drejtësisë, pra, trendi ende mbetet negativ. Sa i përket institucioneve në veçanti dhe besimit kundrejt tyre, sipas të dhënave të raportit vërehet se 64.2% e qytetarëve i besojnë më së paku gjykatave dhe prokurorive sepse mendojnë se kanë ndikimin më të madh nga politika, ndërsa si institucionin më pak të ndikuar nga politika, edhe kësaj radhe, e konsiderojnë të jetë Policia e Kosovës.
Të pyetur nëse institucionet e drejtësisë janë subjekt i mitmarrjes, 39.8% të të anketuarve besojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga kjo dukuri. Në bazë të të dhënave, institucionet më të prekura nga kjo dukuri, sipas 64.6% të qytetarëve, janë gjykatat dhe prokuroria. Gjithsesi qe janë këto të dhëna një mesazh i drejtpërdrejtë qytetar drejtuar Qeverisë për përshpejtimin e procesit të reformimit dhe zbatimit të Vettingut të shumë pritur, pasi që fillimi i kthesës së vogël të besimit për denoncim është një sinjal inkurajues për kontributin që mundë ta japin edhe qytetarët në betejën antikrim.
E vetmja shpresë tani për tani që ta ndryshoj gjendjen në sistemin e drejtësisë për qytetarët është Ligji Vetting, shpresa e fundit që do ta përmirësoj situatën e krijuar shumë vite të kaluara, dhe me këtë ligj si shpresë e fundit, edhe njëherë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë të pastrohet nga këto dyshime të qytetarëve të cilët i kanë kaplue krimi i organizuar dhe korrupsioni, prandaj një pastrim i tillë do ia kthente shpresën e qytetarëve që të jetojnë dhe të kontribuojnë në shtetin e tyre të quajtur Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".