Akoma bashkëpunimi me prokurorinë është i nivelit të dobët

Akoma bashkëpunimi me prokurorinë është i nivelit të dobët
Akoma bashkëpunimi me prokurorinë është i nivelit të dobët

Blerim Burjani

  • 30 January 2022 - 11:38

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Auditimi është shumë pozitiv dhe duhet të ndodh, por keqja akoma është se deri më tash edhe kjo Qeveri ende asnjë rast të dikurshëm nuk e ka dërguar në prokurori, akoma bashkëpunimi me prokurorinë është i nivelit të dobët. Ky bashkëpunim duhet fuqizuar pa hezituar.  

 

Ritmi i luftimit të korrupsionit , nëse shikohet më realisht, për këtë fazë kohore është jo ekzistues, është kjo kohë e kufizimit dhe e  ndaljes së tenderëve përmes të cilëve ka qenë i shprehur korrupsioni në të kaluarën në masë të madhe. Pra tash për tash vetëm janë ndalur tenderët dhe asgjë më shumë nuk ka  për të shtuar. Mirëpo këtu duhet pasur shumë kujdes sepse ndalja e tenderëve i stopon zhvillimet investive, pra është një strategji e gabuar, është e keqe. Po që se nuk ka investime të parasë në projekte zhvillimore atëherë   do të kemi vetëm harxhime, dhe Kosova rrezikon të kthehet mbrapa, të merr minus dhe kritika nga Bashkimi Evropian në  raportin e ri të progresit. Pra nuk ndalet korrupsioni vetëm duke ndal zhvillimin përmes tenderëve por duke i zbuluar keqbërësit me tenderët. Sikur që dihet deri më tani asnjë njeri politik i zhytur deri në fyt në  miliona  të fituar nga tenderët dhe shumë forma tjera korruptive të bashkëpunimit të paligjshëm dhe të projekteve  të korruptueshme në bujqësi, por  edhe të projekteve tjera të ministrive tjera nuk ka përfunduar në burg. Bashkëpunimi politik -shërbyes civil është në nivel të abuzimit  prandaj akoma është larg nga luftimi i korrupsionit. Në Kosovë ende nuk ka prokurori që ngritë aktakuza për rastet e privatizimit,  për rastin Hade, kurse rasti toka ka perënduar, rasti Stenda po vazhdon duke u zvarritur dhe vetëm po pritet të parashkruhet. Pra nëse merremi me  skandalet e mëdha del konstatimi se ende  s’ka gjë prej kësaj pune. Kjo tash për tash është e kotë kështu sepse pavarësisht që po thuhet se është duke u luftuar korrupsioni, ende  askujt nuk i është marr pasuria e paligjshme. Kur jemi te të gjitha këto fakte që nuk mundë të mohohen, nuk jam optimist se ka progres të prekshëm  në lutim të korrupsionit por ka ndalje të tenderëve. Auditimi është shumë  pozitiv dhe duhet të ndodhë , por keqja akoma është  se deri më tash edhe  kjo Qeveri ende asnjë rast të dikurshëm nuk e ka dërguar në prokurori, akoma  bashkëpunimi me prokurorinë është i nivelit të dobët. Ky bashkëpunim duhet fuqizuar pa hezituar. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".