MPJ urgjentisht ta krijon strategjinë e lobimit

MPJ urgjentisht ta krijon strategjinë e lobimit
MPJ urgjentisht ta krijon strategjinë e lobimit

Dardan Grapci

  • 21 February 2022 - 17:04

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq është gënjeshtar, apo siç thuhet në zhargonin qytetar - RRENACAK, sepse të gjithë e dimë që marrëveshja e nënshkruar në Vashington në prani të ish-Presidentit Donald Trump sidomos në fushën e njohjeve ka qenë vetëm për 1 vit, prandaj Qeveria Kurti ka gabuar që nuk ka filluar lobimet për njohje të reja menjëherë pas skadimit të kësaj marrëveshje.



Ministrja e jashtme e Kosovës duhet urgjentisht ta krijon një strategji për të rifilluar lobimin tek shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e jo të pritet edhe  për ndonjë gënjeshtër të radhës nga Serbia, ku mund të shkaktohet një debat i nxehtë gjatë bisedimeve që pritet të rifillojnë së shpejti. Sa më herët dhe më shpejtë fillon lobimi tek shtetet anëtare të BE-s, por edhe tek të tjerat,  për ta njohur Kosovën, aq më pak shanse ka Serbia që ta merr timonin në dorë dhe të zhvillon ofensivë destruktive të propagandës kundër Kosovës. Gjithashtu pala kosovare në bisedimet që priten të fillojnë muajt në vijim,  duhet të nguli këmbë për mos lejimin e krijimit të asociacionit me komuna Serbe për asnjë çmim politik e diplomatik. E kam thënë edhe më përpara dhe do e them edhe njëherë se  me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ky projekt do të jetë në avantazh të Serbisë e jo të Kosovës, dhe e dyta Kosova thuajse zyrtarisht mund të quhet - BERLINI 2. Prandaj gjithashtu duhet tu bëhet me dije nga pala kosovare edhe dy emisarëve Escobar dhe Lajçak se Kosova asnjëherë nuk do ta pranoj në tavolinë ndarjen e Kosovës me krijimin e asociacionit, sikur që e mendon dhe e planifikon në strategjinë e vetë afatgjatë Akademia e Shkencave e Serbisë në bashkëpunim me Qeverinë dhe Presidencën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".