NATO dhe BE e kuptuan se kush është Rusia dhe Serbia!

 NATO dhe BE e kuptuan se kush është Rusia dhe Serbia!
 NATO dhe BE e kuptuan se kush është Rusia dhe Serbia!

Faik Krasniqi

  • 03 March 2022 - 17:06

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Katër gjëra që mund t'i përfitojmë nga ky konflikt,  ose luftë mes Rusisë dhe Ukrainës janë anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, statusin kandidat për Anëtarësim në BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Por për këtë gjë duhet angazhim dhe lobim tek shtetet aleate që të ndodhë kjo. Nuk mjafton vetëm dëshira për t'i realizuar këto gjëra. kërkohet punë serioze  dhe lobim.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë situatë në favorin tonë. Nëse nuk ndodhin sa janë gjërat të nxehta, mundë të shkojnë vite për të ndodhur. NATO dhe BE e kuptuan më në fund se kush është Rusia dhe Serbia, dhe duhet t'u bëhet e qartë që anëtarësimi në NATO, në Këshillin e Evropës, Statusi kandidat për anëtarësim në BE dhe liberalizimi i vizave janë jetike për Kosovën. Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, edhe Kuvendi, duhet të jenë shumë aktive në këto ditë, javë dhe muaj. Ta shfrytëzojmë këtë situatë në favorin tonë, sepse vera nuk është 365 ditë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".