Me rastin e 24 vjetorit të rënjes së KOMANDANTIT!

Me rastin e 24 vjetorit të rënjes së KOMANDANTIT!
Me rastin e 24 vjetorit të rënjes së KOMANDANTIT!

Muhamet Kelmendi

  • 06 March 2022 - 16:29

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ne mars, para 24 vjeteve, ra heroi i popullit shqiptar,  Adem Jashari,  me te gjithe familjen e gjere, duke treguar se si pa arme dhe me familje, lufton kombi per liri, duke bere edhe sakrificen sublime te tere familjes. Rane bebe,  femije, te rinje ne mosha minore,  gra dhe burra, nena shtatezana.

Ra e tere familia per liri.

 

Lavdi!

 

Pas 24 vjeteve e shikoja sot  FSK-ne. Ajo force qe erdhi nga UCK-ja. Ende pa arme adekuate per mbrojtje te nevojshme te kombit nga hordhite kercenuese serbomadhe.

Beogradi po armatoset. Ata po marrin avion, raketa, njesi tenkiste dhe arme tjera te renda.  Nuk ka dite qe qetniket, si Vucic, Dacic, Vulin etj., qe nuk e shprehin hapur qellimin per lufte ne Kosove.

Ata kercenojne me arme. Vijne ne kufij te Kosoves dhe i fishekellojne armet e renda. Deklarohen se jane ne gjendje te gatshme per te sulmuar Republiken tone. I mbushin mediat me arme.

Asgje nuk kane ndryshuar tash nga para vitit 1999. Kane mbetur te njejte njerez dhe po te njejtat kercenime jane. Vetem se tash nen petkun e "demokracise dhe te ruajtjes se cenjes serbe ne Kosove".

Kercenimet per Republike jane serioze. Armet nuk jane ne Serbi per pellumba dhe sorra. Serbia ka treguar se c' eshte ne gjendje te beje mbi popullin shqiptar,  pavaresisht moshes dhe gjinise.

Gjenocid...!

Ndaj kesaj maskarade ushtarake duhet nje ushtri e forte.

Mire eshte qe e kemi KFOR-ne ne Kosove.

Por deri kur?

Kjo duhet te na shkeqetesoj. Kjo per faktin se Serbia po armatoset dhe po pret momentin per te sulmuar ushtarakisht.

Ne ate sekond qe largohet KFOR nga Kosova, ndoshta edhe tash, me urdher te Moskes,  pritet te behet sulm ushtarak ndaj Republikes dhe kombit shqiptar.

Ky fakt tregon se Republika duhet te perkatitet. Qeveria  kerkohet te ndaj buxhetin adekuate per ushtri, ne menyre qe te sigurohet armet adekuate ndaj armeve ofenzive qe i ka shteti serb.

Ne kete ane shkon edhe "Fondi Sigurise".

Natyrisht se pa humbur kohe duhet te futet sherbimi ushtarak i obliguar per te gjithe qytetaret e moshes se rritur ushtarake. Ketu mendohet ne sherbim ushtarak obligativ nga 6 drei ne 12 muaj.

Me keto masa dhe me arme adekuate, duke marr per baze aftesite e shqiptareve per arme dhe dashurine per ATDHE sigurohet mbrojtja adekuate.

Perndryshe do te kete Republika rende te mbrohen nga Serbia me gjendjen aktuale qe eshte ne FSK.

Koha eshte e ari dhe arin duhet perdorur per mbrojtje.

Rruge tjeter nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".