
Lexoni edhe:
Osmani: Personat me Sindromën Down janë potencial i jashtëzakonshëm për shoqërinë
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Nga shteti i Kosovës tash kërkohet, dhe është e domosdoshme, të bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Kjo i ndihmon Kosovës në shumë anë dhe i krijon mundësi për të lobuar më me sukses për njohje nga 5-ja evropiane dhe për pozitë më të përafërta me BE e me NATO. Nuk mendoj se anëtarësohet Kosova në këto mekanizma menjëherë, por kështu del se Kosova është qartë e përcaktuar për politikën properëndimore dhe amerikane.
Osmani: Personat me Sindromën Down janë potencial i jashtëzakonshëm për shoqërinëLexoni edhe:
BE si mekanizëm evropian ka qenë një kohë të gjatë dhe ende është në një gjendje të paqarte politike mbi Ballkanin Perëndimor. Natyrisht se me agresionin rus mbi Ukrainë dhe me qëndrimet ndaj Rusisë është nxjerrë një mësim i mirë nga BE. Megjithatë, ka shumë për të ndryshuar BE-ja në politikën e vetë. Shumë shtete tani më e kanë kuptuar se një çështje e domosdoshme e tyre është armatosja me arme dhe rritja e fuqisë mbrojtëse. Këtej i rriten financat për mbrojtje. Këtu duhet theksuar Gjermaninë, Francën, Italinë, Anglinë, Spanjën dhe shtete tjera. Rritjet e financave për mbrojtje u bë me të e madhe dhe po kalon 2% nga bruto produkti. Vetë BE pësoj një ndryshim të dukshëm. Tash po ndanë mjete për armë mbrojtëse për Ukrainën dhe konstatoj se ishte një politikë e gabueshme ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj. Kjo u vërejt si nga shtetet, ashtu edhe nga mekanizmat, si nga BE dhe nga NATO, se kishin pasur qasje jo të qartë ndaj shteteve si Rusia, Bjellorusia, e ndoshta edhe ndaj Serbisë etj. Po them ndoshta, sepse këtu ende nuk ka qartësi politike. Kjo për faktin se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën në shtet të pavarur dhe sovran nuk bënë ndryshime prej se BE mbeti në pozita të njëjta. Ato nuk e njohën Kosovën dhe nuk pritet që ta njohin.Kuptohet se mësimet që i morën shtetet, BE dhe NATO, nga agresioni në Ukrainë janë shumë të qarta, por jo edhe ndryshimet ndaj politikës në Ballkanin Perëndimor. BE dhe shtetet që e panë qëndrimin e Beogradit ndaj agresionit rus, si dhe dyfytyrësinë e Serbisë, ende nuk po e kritikojnë hapur Serbinë. Sanksionet ndaj Rusisë nuk i pranoj Serbia dhe prapë nuk po del si shtet paqe prishës në Ballkan. Bënë dhe po bëjnë edhe demonstrata pro - ruse. U kritika nga shumë ministra të shteteve por nuk u sanksionua politika pro-ruse e shtetit serb. Nga shteti i Kosovës tash kërkohet, dhe është e domosdoshme të bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Kjo i ndihmon Kosovës në shumë anë dhe i krijon mundësi për të lobuar më me sukses për njohje nga 5-ja evropiane dhe për pozitë më të përafërta me BE e me NATO. Nuk mendoj se anëtarësohet Kosova në këto mekanizma menjëherë, por kështu del se Kosova është qartë e përcaktuar për politikën properëndimore dhe amerikane. Mirë është që të sqarohen këto pozita të Kosovës. Kërkohet të bëhen sqarime mbi rrezikun e agresionit serb ndaj Kosovës, si dhe ndaj Bosnje e Hercegovinës, ndaj Malit të Zi e Maqedonisë. Kosova është në teh të agresionit serb. Këtë duhet sqaruar në çdo takim dhe kudo duhet kërkuar mbrojtje nga NATO, BE dhe SHBA-të, si dhe armatim mbrojtës për ushtrinë e Kosovës. Koha nuk pret. Këtë gjendje duhet shfrytëzuar në maksimum.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”