Opozita mjerisht është në minimum të të bërit opozitë konstruktive

Opozita mjerisht është në minimum të të bërit opozitë konstruktive
Opozita mjerisht është në minimum të të bërit opozitë konstruktive

Arsim Haziri

  • 03 April 2022 - 14:51

Shkruan: ANALISTI–Arsim Aziri

Opozita, e cila në asnjë segment të qeverisjes së re të këtij mandati nuk po pajtohet me asnjë vendim, lë të kuptohet se po i frikësohet vendosjes në binar të funksionimit të ligjit dhe përafrimit të kohës për llogaridhënie dhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë abuzuar gjatë qeverisjes së kaluar. Prandaj nuk është rastësi pse bëhen kërcënime me protesta nga ana e sindikatave, sidomos këta të arsimit, por edhe me instrumentalizimin e veteranëve të  luftës për shkak të paralajmërimit të korrigjimit të listave të fryra.

 

Është koha që opozita ta shoh realitetin pozitiv me sy, duhet me u pajtuar me faktin objektiv se nga keqqeverisja e tyre 20 vjeçare në zgjedhjet e fundit janë ndëshkuar, aq keq sa që vota sikur i ka deklasuar duke i lënë fare pa mendim racional dhe alternativë programore për ta sfiduar qeverinë e re. Sfera opozitare duhet të reflektoj karshi gjendjes së dhenë, karshi veprimeve të vjetra dhe pa leverdi politike. Për me keq  kjo kastë politike që ka mbetur në opozita e sanksionuar për qeverisje të keqe nga vota qytetare, duhet ta braktisë pozicionin të cilin e ka vënë si objekt përqendrimi, gjithnjë nëse dëshiron të bëjë ndonjë kthesë sa i përket maksimizimit elektoral. Ajo çka po shihet në vazhdimësi prej tyre, është vetëm kritika për përfitim elektoral, pra  kritika pa objekt të mirëfilltë, pa ndonjë strategji të drejtë dhe të besueshme, dhe që do të mundë ta paraqiste keq qeverinë aktuale, nëse eventualisht është ndonjë shkarje apo gabim  brenda atij kuadri  me negativitet  të zhvillimit. Opozita mjerisht është në minimum të të bërit opozitë konstruktive, edhe ata janë në dijeni për rrethanat në të cilat gjendet vendi dhe që nuk janë assesi rezultat i faktorëve të brendshëm por i atyre rajonal e global. Dhe mbi këto fakte  të jashtme po përpiqen ta nxjerrin irracionale qeverisjen popullore, dhe sa më shumë që po investojnë në këtë dimension, aq më keq po dalin para opinionit publik. I tillë ishte edhe veprimi me rastin e fjalimit solemn të kryeministrit, ku në përvjetorin e pavarësisë, ka tendencë të përfitojnë diçka që konsideroj se është e kotë dhe pa asnjë leverdi. Për më keq me këto veprime po e rikthejnë në aktualitet një mendësi parciale të të bërit politikë të dështuar dhe banale e cila përsëri do të jetë keq e ndëshkuar nga vota qytetare.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".