Kosovës i duhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë!

Kosovës i duhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë!
Kosovës i duhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë!

Muhamet Kelmendi

  • 08 April 2022 - 13:12

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Me kohë u shtrembërua sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët u kriminalizuan dhe prokurorët u vënë në shërbim të grupeve të ndryshme. Tash i duhen Kosovës reforma të thella. Ato kërkohet të jenë të ashpra dhe intensive. Shumë kush do të kaloj nëpër reforma. Sistemit i duhet kohë e gjatë për shërim. Nuk arrihet që brenda natës të shërohen organet e sigurisë në Kosovë. Rezistenca është e madhe. Prokuroritë dhe gjykatat nuk janë të interesuara të ndryshojnë aktivitetin. Do të ketë rezistencë. KPK dhe KGJK do të kundërshtojnë. Por, Republikës i duhen reforma të thella. I tërë sistemi duhet të vihet në mbikëqyrje të VETTING-ut . Nuk ka nivel gjyqësor dhe prokurorial që nuk duhet ti nënshtrohet këtij sistemi.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, mbështetur në Rezolutën e KS të OKB-së, 1244, u vendos nga ana e organeve të UNMIK-ut. Ky sistem u mbështet në ndërtimin e tij kryesisht në gjyqtarët, prokurorët, inspektorët e në forcat tjera, që vinin nga Jugosllavia dhe Serbia. U morrin në punë gjyqtarët, prokurorët dhe inspektorët e regjimit okupues dhe u vendosën në organet e shtetit të ri e akoma të pa shpallur të Kosovës. Njerëzit e vendosur kishin të kaluar të ndryshme. Të frikësuar u vënë nën shërbim. Shkelën me të madhe ligjet. Kishte të tillë të natyrave të ndryshme, deri edhe ish shërbëtor të regjimit okupues serb. Sistemi i tillë u degjenerua shumë. Të vendosurit e tillë nga ish regjimi u lidhen dhe u vunë nën shërbim të grupeve të krijuara jashtë strukturave shtetërore dhe tërë sistemi u bë i tyre. Rrugën e tillë e vazhdojë sistemi aktual gjyqësor dhe prokurorial, si dhe organet e sigurisë, edhe pas shpalljes së pavarësisë. Këtë e toleroje EULEX me organet e Republikës së Kosovës.

Lidhjet informale me grupet e ndryshme u forcuan dhe në sistem depërtuan edhe më shumë njerëzit e grupeve informale të ekonomisë private dhe të asaj të shtetit. Kështu mbetën shumë lëndë të pazgjidhura, shumë të tjera zgjidheshin nëpër instanca të ndryshme, duke krijuar situatë që një lëndë të kaloj me vite e decenie nëpër gjykata. Me kohë u shtrembërua sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët u kriminalizuan dhe prokurorët u vënë në shërbim të grupeve të ndryshme. Tash i duhen Kosovës reforma të thella. Ato kërkohet të jenë të ashpra dhe intensive. Shumë kush do të kaloj nëpër reforma. Sistemit i duhet kohë e gjatë për shërim. Nuk arrihet që brenda natës të shërohen organet e sigurisë në Kosovë. Rezistenca është e madhe. Prokuroritë dhe gjykatat nuk janë të interesuara të ndryshojnë aktivitetin. Do të ketë rezistencë. KPK dhe KGJK do të kundërshtojnë. Por, Republikës i duhen reforma të thella. I tërë sistemi duhet të vihet në mbikëqyrje të VETTING-ut . Nuk ka nivel gjyqësor dhe prokurorial që nuk duhet ti nënshtrohet këtij sistemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".