
Lexoni edhe:
A do t’a zgjidhë rastin Dehari ekspertiza e fundit nga Lozana
Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci
Diplomatët kosovar, që nga shpallja e pavarësisë e deri në këtë mandat të ri qeverisës,, politikën e jashtme dhe angazhimin në misione jashtë vendit, e kanë konsideruar si një lloj ekskursioni për kënaqësi, nuk kanë dhënë asnjë kontribut për lobim dhe përpjekje për ofrim me vendet që nuk po e njohin Kosovën. Prandaj është normale që edhe në BE i kemi ato 5 vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet normal, që hezitojnë për ta bërë një gjë të tillë, sepse Serbia fuqishëm po lobon dhe po i kontribuon kësaj çështje në dëm të Kosovës.
A do t’a zgjidhë rastin Dehari ekspertiza e fundit nga LozanaLexoni edhe:
Diplomacia politike në Kosovë, e krijuar dhe ndërtuar nga qeveritë e kaluara, është nën zero. Ambasadorët e Kosovës që janë të shpërndarë nëpër shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA asgjë nuk po bëjnë sa i përket lobimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, të mos flasim as për ndonjë kontribut të tyre për bashkëpunim në fushën e interesit ekonomik, për të përfituar investitor të jashtëm në Kosovë dhe për tu zhvilluar vendi. Tani me të drejtë shtrohet pyetja deri kur këta politikanët tanë do të rrinë duar kryq dhe të heshtur?, pse nuk po lobojnë dhe nuk po kërkojnë me këmbëngulje edhe nga pesëshja që ende nuk e ka njohur Kosovën që ta njohin dhe tu sigurojnë se Kosova e meriton një gjë të tillë? Kosova edhe nëse i ka realizuar detyrat e shtëpisë ajo duhet tu raportoj të gjitha vendeve të BE-s një nga një, përmes diplomatëve të saj, dhe pastaj edhe KE-së, si dhe të gjitha ambasadave të huaja që i kemi në vend. Prandaj për këtë dështim të madh plot 14 vjeqar duhet të vlerësohen dhe të shkarkohen, të ndërrohet të gjithë personat në shërbimet diplomatike që janë pasiv, të gjithë ambasadorët e Kosovës që i kemi jashtë vendit. Nëse nuk tregohet menagjere e mirë e politikës së jashtme, diplomacisë, duhet të rishqyrtohet edhe pozita e ministres për punë të jashtme Donika Gërvalla-Schvarz. I gjithë sektori i Punëve të jashtme, kësaj ministrie, duhet të zëvendësohet me kuadër të rijnë dhe të zgjidhet edhe një ministër i Punëve të Jashtme që s’ka ndikim politik apo partiak. Nëse e shohim realitetin e plotë deri më tani, lirisht mundë të themi se ministrja Donika Gërvalla-Schvarz, si ministre e jashtme, më shumë ka bërë skandale se sa që ka bërë ndonjë veprim adekuate në të mirë të shtetit.Andaj pa u bërë ky ndryshim rrënjësor dhe me kuadër shumë profesional, Kosova si shtet i ri akoma do të mbetet në margjina i harruar kurse qytetaret do mbesin të bllokuar dhe të izoluar nga BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".