RTK-ja televizioni “publik i turpit”?!...

RTK-ja televizioni “publik i turpit”?!...
RTK-ja televizioni “publik i turpit”?!...

Ismail Muçiqi

  • 12 June 2022 - 11:10

Shkruan: Ismail Muçiqi

Radio -Televizioni i Kosovës i ashtuquajtur “medium publik” është dështimi më i madh i politikës informative që ka ndodhur pas luftës në Kosovë. Me fol për gjendjen në këtë Televizion, që nga politika redaktuese, burimet njerëzore defektet teknike dhe teknologjike nepotizmin, familjarizimin janë të pandalshme deformimet që ndodhën në këtë të ashtuquajtur “medium publik”. Si mund të arsyetohet mos transmetimi i ndeshjeve futbollistike të Reprezentacionit Futbollistik të Kosovës. Kjo ndodhi edhe në ndeshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës të cilat ndeshje i transmetoi Klan Kosova e jo Televizioni Publik RTK-ja. Nuk gjindet asnjë rast në vendet e ndryshme të Botës që ngjarjet të ndryshme sportive të karakterit kombëtarë të mos përcillen nga mediumet publike. Mjerisht shikuesit e shumë fshatrave të Komunës së Podujevës dhe më gjerë kishin të pamundur ti përcjellin këto dy ndeshje futbollistike përmes televizionit pasi që edhe Klan Kosova për shkaqe të mosmarrëveshjeve, të hileve dhe të papërgjegjësisë ndërmjet “Ardinet” dhe Klan Kosovës ka kohë që ky televizion është shkëput nga kanali për shikuesit e fshatrave të Komunës së Podujevës. Shkaktar i gjithë kësaj pakënaqësia tek shikuesit padyshim se është RTK-ja e cila më së paku u është përkushtuar kërkesave të shikuesve të cilët përmes taksave me vite e kanë financuar këtë medium të ashtuquajtur publik. Është mesë e vërtet se gjendja tek një numër i mediave dhe portaleve në Kosovë është shqetësuese për opinionin e gjerë. Radio -Televizioni i Kosovës që nga themelimi artificial i panatyrshëm, i themeluar nga  politika për ti shërbyer klaneve dhe partive të caktuar është qendër e propagandës mediale të porositur nga klanet dhe liderët e caktuar për tu shërbyer atyre. Në vendet demokratike ku funksionon demokracia dhe ligji i informimit mos përmbushja e obligimeve në sektorin informativ ndaj qytetareve, secili medium do të sanksionohej në bazë të ligjit.

Këta zotritë e RTK-së i kanë tejkaluar qdo normë të etikës, duke punësuar familjarë, miqë dhe simpatizues të partive të caktuara duke e zhvatur buxhetin e qytetareve të Republikës së Kosovës. Është koha që qytetaret e rajonit të Komunës së Podujevës të cilëve nuk po u mundësohet qasja në përcjelljen e ngjarjeve sportive të karakterit Shtetëror sa më parë të reagojnë përmes peticionit duke kërkuar ndihmën e Parlamentit të Kosovës, si institucion themelues i Radio Televizionit të Kosovës. Përndryshe është koha e fundit që në këtë medium të hetohen të gjitha deformimet dhe keqpërdorimet që nga aspekti i burimeve njerëzore, i jo profesionalizmit të stafit të gazetareve, të nepotizmit, të familjarizimit dhe të keqpërdorimeve të ndryshme të financave publike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".