UÇK-ja u sabotua, gjatë dhe pas luftës. Ky është mjerimi ynë i përgjithshëm !  

UÇK-ja u sabotua, gjatë dhe pas luftës. Ky është mjerimi ynë i përgjithshëm !  
UÇK-ja u sabotua, gjatë dhe pas luftës. Ky është mjerimi ynë i përgjithshëm !  

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 17 June 2022 - 09:11

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI

*** Kërkesa e OVL-UÇK-së për "minimalen", domethënë më pak se “Srpska lista”, e cila e ka luftuar dhe, nuk e njeh UÇK-në, as shtetin e pavarur të Kosovës, por Serbinë, e, sot, me maksimale, edhe në qeveri, edhe në parlament etj. Kjo është drejtësia? Për “Srpska listen” ka luftuar dhe ka flijuar UÇK-ja me mbi “11.800” të masakruar dhe me 1647 shqiptarë të zhdukur?

Prandaj, Qeveria e Kosovës në mënyrë immediate, duhet të nxjerrë ligjin e veçantë  për OVL-UÇK-në, që pjesërëve të saj, sipas kategorive, t’u paguajë MAKSIMALEN me të gjitha privilegjet e posaçme të statusit të veteranit sikurse shtetet e tjera evropianoperëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo “minimalja”, e nxjerrë nga Mesatarja e të ardhuruave të punëtorëve në firmat private. Kjo s’ka asnjë lidhje me MAKSIMALEN e veteranëve të OVL-UÇK-së. Kjo është e padisktueshme. Ky problem është dashur të zgjidhej qe më se dy dekada, nga përfundimi i luftës. Nuk kanë luftuar pjesëtarët e UÇK-së, që në kohë paqeje t’i paguani nga “100” euro, “vitra”, të ndara nga të ardhurat e punonjësve të sektorit privat. Kjo është turp, absurd dhe padrejtësi !!!

Ky nuk është problemi i shtetit të Kosovës, por Beogradi dhe Moska, që përditë përmes propagandës së tyre antishqiptare dhe antiamerikane po e kërcënojnë Kosovën, duke ëndërruar "ndërhyrjen" e tyre sikurse në Ukrainë, që bëri Vladimir Putini, duke përdorur forcën dhe agresionin ushtarak rus.

*** Gjeneza  e “sadakasë” – minimales së UÇK-së, përkatësisht e statusit të saj, pas përfundimit të luftës, dëshmon se, kjo gjendje e rëndë e agonisë së UÇK-së nuk fillon nga administrimi i qeverisë aktuale në pushtet të Albin Kurtit, por rrënjët i ka në diskriminimin e saj të hershëm  në kohë paqeje, kur Robert Kushneri e përjashtoi si faktor ushtarak nga skena politike dhe shtetërore e Kosovës. Që në këtë fazë fillojnë ditët dhe vitet e vështira për UÇK-në, sepse Kushneri me pajtimin e liderëve politikë shqiptarë, e braktisi nga jeta e përditshme politike dhe shtetërore, duke e shndërruar në njëfarë “orgnizate zjarrfikëse” dhe të mirëmbajtjes së qytetit!?

Kushneri nuk e njohu UÇK-në si Qeveri në paqe,  por u nderua me Çmimin “ Doctor honoris cauza” nga rektori I Universitetit Publik të Prishtinës., Arsim Bajrami !

-Kushneri, edhe e izoloi UÇK-në nga skena politike dhe shoqërore e Kosovës (1999-2001), edhe fitoi Çmimin “Docotor honoris cauza” nga “koka” e Universitetit të Prishtinës, Arsim Bajrami !

-Ku është drejtësia këtu, do të pyeste ish-studentja e Arsim Bajramit, VJosa Osmani (aktualisht presidnete e Kosovës), duke konstatuar se, “ pa drejtësi nuk ka kuptim liria”.

 Mirëpo, Charles de Gaulle e pati njohur pavarësimin e Algjerisë (1962) !

Ish-Presidenti historik i Francës, Gjenerali I famshëm dhe diplomati i hollë Charles de Gaulle e pati njohur   Qeverinë e Përkohshme të Algjerisë , të dalë nga FrontiÇlirimtar Kombëtar i Aegjerisë (NLFA), më 3 korrik 1962, në bazë të Marrëveshje të Evijanit, të lidhura ndërmet (NFLA) dhe qeverisë franceze, më 18 mars 1962,  si dhe në bazë të Referendumit, bërë më 8 janar 1961, ku populli algjerian u deklarua për vetëvendosjen dhe pavarësinë e Algjerisë nga Franca (pas një periudhe të gjatë nën sundimin kolonial të Francës, jo më pak se 132 vjet (1830-1962).

Ndërkaq, Rober Kushneri francez (kryeshef I UNMIK-ut) në Kosovës, brenda mandatit të administrimit ndërkombëtar paqësor të Kosovës, në bazë Rezolutës 1244 të KS të OKB-së ( korrik 1999  -  janar 2001) nuk e njohu UÇK-në  si Qeveri të    Përkohshme në kohë paqeje, edhe pse  UÇK-ja heroike sipas së drejtës ndërkombëtare ishte palë ndërluftuese çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër agresionit pushtues gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqi (1989-1999). Për më tepër, UÇK-ja fitoi legalitetin e saj ndërkombëtar, edhe nga Konferenca e Rambujesë  në Francë (mars 1999). Gjithashtu,  UÇK-ja fitoi edhe mbështetjen e  Amerikës si superfuqi botërore dhe të aleatëve të saj evropianoperëndimorë. PO ashtu, UÇK-ja ishte faktori i vetëm vendimtar dhe përfaqësuese e ligjshme e popullit shqiptar në Kosovë, që de fakto dhe de jure fitoi të drejtën, që në kohë paqeje të transformohej në Qeverinë e Përkoshme të Kosovës,  ashtu siç ndodhi me  njohjen e Qeverisë së Prokoshme të Alegjerisë, të dalë nga  NLFA,  më 4 korrik 1962, të njohur nga  ish-presidenti I famshëm francez, Gjenerali Chales de Gaulle.

Mirëpo, edhe pse gjegrafikisht në vende të ndryshme,  problemi kolonial i Kosovës, nuk  u prek as nga UNMIK-u e as nga shefi i tij, Robert Kushner, por ligjërisht sipas Kartës së OKB-së dhe së drejtës ndërkombëtare, Kushneri, në vend se ta trajtonte UÇK-në si faktor legjitim dhe  legal për lirinë, që i solli Kosovës, ai me kusilingët shqipfolës (të djegur për pushtet) e përjashtoi atë edhe si faktor ushatarak, edhe si faktor politik, edhe si faktor kryesor çlirimtar kombëtar dhe shtetëror të Kosovës. Mirëpo,  kjo e vërtetë “bie në ujë”, sepse ai për merita të tilla, u nderua me Çmimin “Doctor honoris cauza” nga Rektori i Univeristetit të Prishtinës, Prof.Dr. Arsim Bajrami!

UÇK—ja meriton statusin më të lartë të privilegjeve ligjore në Kosovë !

Sot nuk duhet biseduar për “minimalen” se si t’u akrodohet me ligj veteranëve të UÇK-së (sepse ata nuk kanë qenë argatë me mëditje te ndonjë çifligar i kohës), POR për MAKSIMALEN, që nënkupton të të gjitha privilegjet e saj, sepse ka meritat kryesore për sjelljen e lirsë dhe të pavarësisë së Kosovës. Kështu veprohet, për veteranët -lirimtarët e popullit e të atdheut në çdo shtet të botës.

S’ka dyshim se historiku i shkurtër i harkut kohor (1993-2022) ka dëshmuar se UÇK-ja, që nga themelimi i saj e, edhe sot, fatkeqësisht ka qenë dhe është sabotuar e tradhtuar nga “politikat e mëdha’ si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, si gjatë luftës, ashtu edhe në kohë paqeje.

Ndodhi ashtu, sepse nuk pati komandant si Adem Jashari, i cili së bashku me familjen “ 56  anëtarshe” u shkri në plumb për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës. Ademi së bashku me babain Shabanin dhe me të vëllain Hamzën-heronj të kombit shqiptar kishin ideal lirinë e Kosovës, jo të kolltukut,  të pasurisë dhe të  “xhadeve” të kohës, si do të thoshte një miku im i dikurshëm, Kalosh Çeliku (shkrimtari, poeti dhe intelektuali  i shquar patriot i Iliridës së Shqipërisë Etnike).

*** UÇK-ja ua  shpëtoi “bythën” të të gjithëve, madje edhe të disa komandantëve milionerë, mirëpo, ata, të trullosur nga egjra për pushtet autoriutar, nepotist dhe antipopullor, në shenjë “falënderimi” në kohë paqeje e braktisën në rrugë, tamam sikur të mos kishte qenë fare pjesë e luftës çlirimtare kundër hordhive pushtuesve serbomëdha. Kësi shembulli negativ, është vështirë të gjendet te lëvizjet guerile në Afrikë, gjatë viteve të ’60 të shekullit XX.

Po të kishte pasur komandant të vërtetë sikurse Adem Jashari, UÇK-ja kurrë nuk do të pranonte, të ngelte në rrugë si “organizatë pastruese”, jashtë Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, e cila, duhej formuar ekskluzivisht nga vetë UÇK-ja, sepse kjo ishte faktori  më meritor vendimtar dhe i vetëm, që solli Amerikën dhe NATO-n në Kosovë, ku së bashku e çliruan dhe e  pavarësuan Kosovën.

Kjo ka ndodhur se, pas vrasjes së kryekomandantit gjithëkombëtar shqiptar, Adem Jashari,  UÇK-ja ngeli pa Komandant të vërtetë  dhe të merituar të saj. Kjo i kushtoi shumë UÇK-së, ngase gjatë luftës në prita dhe në pusi u vranë komandantët më të shquar të saj nga dora e zezë  e zgjatur kolaboracioniste e armikut pushtues  çetniko-fashist serb.

Gjithashtu, UÇK-ja u demobilizua, u poshtërua dhe u margjinalizua, duke e shnëdërruar në një “organizatë pastruese” të qytetit, jo në Qeverinë e Përkoshme të Kosovës, për çka UÇK-ja kishte bërë luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale. Duke qenë se barrën kryesore  për çlirimin e Kosovës, e ka bartur UÇK-ja, si rrjedhojë  në kohë paqeje as de fakto dhe de jure, asnjë faktor politik nuk ka pasur të drejtën, që të formojë Qeveri të Përkohshme, PA  UÇK-në !

Kjo ishte tradhtia  e dytë, që në sy të botës iu bë UÇK-së, edhe pse luftën e kishte bërë për të mbrojtur popullin dhe Kosovën, jo për “dirigjentin” (“Rokeri s’Moravu) , si dhe për bishtat e tij kuislingë shqipfolës dhe serbomëdhenj përmes të të cilëve UÇK-në e la në rrugë, si dhe Mitrovicën  e ndau në dysh, në atë  jugore dhe, në atë veriore, ku atje vendosi pjesëtarët e KFOR-it francez.  Kjo ndodhi, sepse Kosova nuk kishte mbrojtjen e saj nga UÇK-ja sikurse në kohë lufte, ngase komandanti i saj kishte pranuar demobilizimin e saj sipas urdhrave dhe vendimeve të shefit të UNMIK-ut, Robert Kushner. Për këtë tradhti dhe gabim historiko-politik, deri më sot, askushi nuk ka dhënë llogari ligjore për sabotimin e UÇK-së në kohë paqeje. Mirëpo, sot, pas 20 vitesh, kërcënohet rreziku që, prapë UÇK-ja ( e braktisur në kohë paqeje) së bashku me popullin të paguajë faturën e fundit për çlirimin e Mitrovicës së Veriut, ku Serbia buzë kufirit të atjeshëm ka vendosur dhe mobilizuar qindra e mijëra ushtarë, policë e mercenarë rusë, ku po prêt vetëm urdhrin e Moskës për të ndërhyrë në Kosovë.

Sa më sipër, UÇK-ja ka luftuar për realizimin e kërkesave maksimale-liri, pavarësi dhe sovranitet të plotë, jo për interesa minimale për ta “kullotur” Kosovën së bashku me ‘Srpska lista” edhe në Qeveri, edhe në Kuvend, si dhe në institucione e organe të tjera të shtetit demokratik të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".