Është koha për të vepruar shpejtë e me urgjencë, nga pozita e pa merituar të largohen prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar

Është koha për të vepruar shpejtë e me urgjencë, nga pozita e pa merituar të largohen prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar

Hajrullah Tërnava

  • 02 July 2022 - 09:12

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Të dhënat më të reja të monitorimit të sistemit të drejtësisë flasin për një kaos total në sistem dhe mungesë të llogaridhënies, pavarësisht trajtimit maksimal me paga, shpërblimit të garantuar me ligj por që nuk e meritojnë sepse abuzohet me ligjin she mekanizmat ndëshkues dhe masat disiplinore nuk funksionojnë. Të dhënat disiplinore dhe të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas analizës më të re, tregojnë se masat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk përkojnë me situatën sidomos në rastet e korrupsionit.

-Situata e trashëguar që pas lufta e deri më tani mjerisht është e rëndë, edhe në bazë të të dhënave të deritanishme statistikore nëpër institucionet e drejtësisë është një konstatim se gjendja është tepër e vështirë. Kur i shohim shifrat e vlerësimit të atyre administratorëve nëpër ato institucione gjatë viteve të kaluara, me aq nota të dobëta, është për tu habitur. Vetëm në vitin 2021 e këndej është një trend shpresëdhënës që na jep shpresë me besua se po shkohet kah përmirësimi i gjendjes.

Në këtë gjendje kaq të rëndë që nga paslufta e deri me tani na e kanë krijuar njerëzit e paditur, ata rrahagjokësa që thirreshin se ata e kanë çliruar Kosovën, që i okupuan institucionet shtetërore dhe në vende të rëndësishme i emëruan njerëzit që janë besnik të tyre, që do të punojnë për të mirën e tyre dhe përfitimet e tyre. Vepruan kështu sepse qëllimin e kishin për pasurimin e tyre. Tani kur kaluan 22 vite që na sollën në këtë gjendje në të cilën grindemi, me njerëz të paditur dhe të korruptuar, e që kaq gjatë ishin në pushtet, edhe në të ardhmen nuk është lehtë të spastrohen këto struktura të kriminalizuara nga ata njerëz të pozicionuar në ato vende të rëndësishme të institucioneve shtetërore. Megjithatë nisma nga viti i kaluar po na i jep do shpresa sado që janë të vogla, se ka shenja pozitive që po shkohet kah e mira, e sidomos tani që është në pritje të jetësimit ligji i Vettingut, e që populli me kureshtje po e pret këtë ligje dhe ligjet tjera, si atë të konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar-të paligjshme. Kjo qeveri që është në pushtet, deri më tani nuk e ka bërë ndonjë ekses kriminal, sikur ato qeveritë e mëparshme që i bënin eksese kriminale dhe pa i dhanë askujt llogari kalonin sikur nuk ka ndodhur gjë.

Prandaj nga kjo qeveri ka shpresa se do të vazhdohet me spastrimin e të gjitha institucioneve të Kosovës ditëve dhe muajve në vijim, duke besuar e shpresuar se veprave të këqija ju ka ardhur fundi dhe më nuk do të lejohet të vazhdojnë me kose kriminal të ndryshëm, e pa llogaridhënie në sistemin e drejtësisë, për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që vazhdojnë të ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar. Të dhënat më të reja të monitorimit të sistemit të drejtësisë flasin për një kaos total në sistem dhe mungesë të llogaridhënies, pavarësisht trajtimit maksimal me paga, shpërblimit të garantuar me ligj por që nuk e meritojnë sepse abuzohet me ligjin she mekanizmat ndëshkues dhe masat disiplinore nuk funksionojnë.

Të dhënat disiplinore dhe të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas analizës më të re, tregojnë se masat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk përkojnë me situatën sidomos në rastet e korrupsionit. Analiza zbulon në vitin e kaluar ka pasur më pak aktakuza të korrupsionit të dorëzuara në gjykatë krahasuar me vitin paraprak, ka pasur më pak raste të korrupsionit të përfunduara nga gjykatat e Kosovës, dhe kjo ka ndikuar artificialisht në uljen e rasteve të pazgjidhura të korrupsionit. Të dhënat tregojnë se ka pasur 18% më pak aktakuza të korrupsionit të dorëzuara në gjykatë krahasuar me vitin paraprak, ka pasur 29% më pak raste të korrupsionit të përfunduara nga gjykatat e Kosovës, dhe vetëm 2% është shënuar ulje e rasteve të pazgjidhura të korrupsionit.

Asnjë gjyqtar i vetëm nuk është vlerësuar ‘Dobët’ gjatë vitit 2021, kurse më të dobëta kanë arritur 65 prokurorët e vlerësuar në vitin 2021. Gjatë vitit 2021 65% e gjyqtarëve janë vlerësuar ‘Shumë Mirë’ 17% ‘Shkëlqyeshëm’ Disiplinimi si mekanizëm tjetër i llogaridhënies së gjyqtarëve, evidenton se dënimi më i rëndë disiplinor që ka shqiptuar KGjK është transferimi i përkohshëm i një gjyqtari në pozitë më të ulët, ndërsa 3 raste ishin ‘vërejtje jopublike’, 4 raste ‘vërejtje publike’ dhe 1 rast ‘zvogëlim i përkohshëm i pagës’. Në anën tjetër, vetëm një prokuror është ndëshkuar me ‘vërejtje jopublike’, dhe vërtetuar nga Gjykata Supreme gjatë vitit 2021. Nga rezultatet dobëta që kanë arritur në masën 65% prokurorët e vlerësuar në vitin 2021, 39 kanë rezultuar me notën ‘Mjaftueshëm’ 23 kanë rezultuar ‘Shumë Mirë’ dhe vetëm 1 prokuror ka rezultuar ‘Pamjaftueshëm’ 1. Sidoqoftë raporti nuk konstaton asnjë masë të ashpër të ndëshkimit me pezullim nga puna për shkak të dështimit dhe as për masë disiplinore të ndalimit të pagës, si masë disiplinore e tërheqjes së vërejtjes serioze për vlerësim negativ, dështim dhe abuzim me ligjin).

Në të ardhmen duhet të funksionojnë edhe ligjet-rregulloret interne të institucioneve për punëtorët administrativ nëpër këto institucione administrative sikur që janë institucionet e drejtësisë, dhe çdokush duhet të jep llogari për punën e tij në baza ligjore, sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, dhe të gjithë ata që marrin rroga për punën e tyre duhet ti arsyetojnë ato rroga me punën dhe angazhimin e tyre të përditshme, dhe në bazë të vlerësimeve reale të punëtorëve të atyre institucioneve, të bëhen edhe avancimet për ato vende të punës si dhe pagat meritore, kështu që punëtorët të jenë të stimuluar që të avancohen dhe të besojnë në perspektivat e tyre për një ardhmëri më të mirë për ta, që do të shpërblehen me rroga më të larta në baza të angazhimeve dhe kontributeve për të arriturat e tyre, kurse ata që nuk tregojnë rezultate të mira të largohen. Me këto veprime ligjore institucioneve të drejtësisë do tiu rritet autoriteti si institucione shtetërore që i mbrojnë ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".