S’ka asgjë nga dialogu, Serbia më shumë po  e dëshiron autokracinë se sa demokracinë

S’ka asgjë nga dialogu, Serbia më shumë po  e dëshiron autokracinë se sa demokracinë
S’ka asgjë nga dialogu, Serbia më shumë po  e dëshiron autokracinë se sa demokracinë

Fadil Maloku

  • 21 August 2022 - 08:36

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

 

Gjithë historia serbe e ekzistimit na dëshmon se prirja e tyre kolektive më shumë e duron qeverisjen autokrate se sa atë demokratike, shih sundimin nga koha e mbretërisë së nemanjiqve, sundimin e tyre nga serbët e kohës së perandorisë otomane,  atë të mbretërisë  së pashoqëve dhe  SKS-në, atë komuniste me Aleksandër  Rankoviqin, dhe tashmë me këtë Alksandër Vuçiqin.

 

Pra është  një histori që dëshmon papjekuri, konformizëm e poltronizëm të skajshëm jo vetëm individual, por, edhe kolektiv në Serbi. Edhe ngërçi dy dekadash që është krijuar midis Serbisë dhe Kosovës, dosido e dëshmon këtë traditë të mos emancipimit politik por edhe konformizmin dhe poltronizmin ndaj sundimtarit të vetë! Duket që përgjigjen më të thellë për këtë “pozicionim” të konservuar etnopsikologjik serb, duhet kërkuar edhe te ndikimi absolut i Kishës Ortodokse serbe e cila ka ndikim të jashtëzakonshëm, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë kolektive serbe. Pushtimi i hapësirave vendimmarrëse nga ana e autokracisë dhe klerikalizmit ortodoks, është “këmbyer” me politikan bërësit e mëparshëm dhe të tanishëm serb. Jemi dëshmitar të bekimit të rinjve serb gjatë pesë luftërave që i bëri Serbia, nga kleri serb dhe Kisha Ortodokse serbe.  Edhe  tema rreth Kosovës është bërë tashmë një karrem tejet funksional dhe profitabil për politikanët serb, kur janë në pyetje zhvendosja e vëmendjes së publikut serb nga problemet reale,  ekonomike, ku Serbia përkundër “infuzioneve” ekonomike kineze, ushtarake ruse,  shtesë që kanë ardhur në dekadat e fundit nga Rusia dhe Kina, duket që është në krizë të thellë,  sociale, ku është evidente ikja e trurit nga rikthimi i autoritarizmit dhe kontrollit absolut të medieve dhe gjithë jetës socio politike nga ish ministri i ish regjimit të Milosheviqit, Presidentit aktual Aleksander Vuçiq. Tani edhe në raportin e tensionuar aktual midis Serbisë dhe Kosovës, kemi skenarë pothuajse të njëjta. Bekimin e Kishës serbe për “dialogun”, lexo negocimin e shpresuar për ta rikthyer ndikimin politik, fetar e kulturor Prishtinë –Beograd,  Bekimin e Kishës serbe për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës,  Bekimin e Kishës serbe, për “mirëmbajtjen” e konfliktit si të ngrirë, bekimin… e çdo gjëje që ka ngjyrim politik, fetar e kulturor serb. Së këndejmi dialogu (negocimi) në Bruksel, midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuqiç, është një lloj folklori e ikonografie që vazhdon ta ushqen detyrimisht konformizmin, poltronizmin e amputuar në kulturën dhe etnopsikologjinë serbe. Vazhdimi deri në pafundësi i kinse dialogut Beograd-Prishtinë, vetëm e ri dëshmon se serbët janë një popull që më shumë e dëshirojnë autokracinë se sa demokracinë. Andaj bisedimet, negociatat me Serbinë që po mbahen me vite në Bruksel, me iniciativë evropiane, pa një “bulduzher” diplomaci ala amerikane, është i kotë, i pa perspektivë dhe joproduktiv.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".