Lexoni edhe:
Kurti flet për Al Jazeera: Askush nuk mund ta ndalojë Policinë e Kosovës të shkojë në veri
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Situata politike e krijuar në Kosovë, mes pozitës dhe opozitës, kur edhe faktori ndërkombëtar po intervenon dhe ndërmjetëson këto bisedime për njohje të mundshme reciproke, si dhe çështjet e reciprocitetit në përgjithësi, është për t’u u habitur me opozitën e cila nuk po tregon gatishmëri bashkëpunimi me pozitën ne pushtet aktualisht.
-Faktori ndërkombëtar tani po bënë çmos për ti unifikuar qëndrimet e pozitës dhe opozitës kosovare, sepse pa një unifikim të qëndrimeve nuk mundë të arrihen suksese për qëllimet jetike për çështjen e Kosovës. Prandaj qëndrimet si të pozitës dhe opozitës duhen të jenë unike, të përbashkëta, kur është fjala për çështjet e rëndësishme që duhet të ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës. Këtu është edhe qëllimi për të cilin ndërkombëtarët po angazhohen që të marrin nga spektri politik një qëndrim unit. Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak, po bëjnë çmos që ti bashkojnë pozitën dhe opozitën, që në këtë fazë të afrimit të finale për dialog me Serbinë, të arrijnë të jenë unik në qëndrime dhe mbështetës të qeverisë ne veprime, për interesin e shtetit, dhe duke i lënë anash interesat politike dhe kritikat banale që nuk kanë efekt tjetër përveç qëllimit të përfitimeve eventuale elektorale.
Për dy ditë qëndrimi në Kosovës Escobar dhe Lajçak kanë bashkëbiseduar me pozitën dhe opozitë, dhe në të gjitha takimet temë kryesore ka qenë dialogu me Serbinë dhe roli konstruktiv që kërkohet nga i gjithë spektri politik në këtë proces. E pas këtyre takimeve të ngjeshura të drejtuesve të shtetit dhe partive politike me dy emisarët ndërkombëtar për Kosovën, Kryeministri Kurti ka thënë se ai po planifikon takime konsultative me opozitën gjatë gushtit, por pikëpyetja mbetet se a do t’i shkojnë opozitarët në ato takime, dhe nëse nuk shkojnë opozitarët në atë takim, do të ishte dëmi shumë i madhe për rrethanat vendimtare të çështjes së Kosovës, dhe kjo çështje tani edhe mundë të prolongohet për një kohë të pa përcaktuar në të ardhmen.
Protestojnë për ilaçe, i marrin vetëm gjysmën Lexoni edhe:
Derisa faktori politik shqiptar po lufton për interesa të ngushta politike, banale dhe elektorale, subjektet politike serbe janë shumë të mobilizuara dhe të unifikuara në qëndrimet dhe veprimet e tyre. Kuvendet Komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Verut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët gjashtë pikësh ku e kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mandatojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq “që të flasë në emër të tyre”. Kjo deklaratë vjen vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.
Tani në këto momente Kosova e ka shansin e mirë që të ngadhënjejë në këto bisedime me Serbinë, e sidomos tani kur bota demokratike në krye me Amerikën, me përkrahjen që janë duke ia bërë Ukrainës, e cila u sulmua nga Rusia me armatimin ma të sofistikuar por me rezistencën që është duke iu përgjigjur Rusisë është duke qëndruar për të fituar, e përkrahur nga bota demokratike ku radhitet edhe Kosova.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".