
Edhe Kryesia e Lidhjes te Pensionistëve të Kosovës do të debatoj të Hënën për kthimin e nxënësve nëpër shkolla!...


Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muqiqi.
Me iniciativën e një grupi të intelektualeve, të një numëri të pensionistëve si dhe një pjesë e Shoqërisë Civile të Hënën me 12 Shtator në ora 10 Kryesia e Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës do të diskutoj për situatën aktuale në Arsim si dhe iniciativën rreth ndërprerjes së grevës të punëtoreve të Arsimit dhe kthimin e tyre në institucionet shkollore. E falënderojmë Kryetarin e Pensionistëve të Kosovës zotri Nijazi Gashi për mirëkuptimin e tij dhe pajtimin si dhe përkrahjen e propozimit tonë që Kryesia e Pensionistëve të Kosovës të japë kontribut në qbllokimin e greves të punëtoreve me qëllim të normalizimit të situatës shumë shqetësuese për nxënësit dhe prindërit. Duhet theksuar se pensionistët e Kosovës të cilët pjesën më të madhe të jetës e kaluan në vendet e punës duke kontribuar në të gjitha sferat e jetës që nga familja deri tek instancat më të larta të Shtetit të Kosovës janë ata të cilët kanë të drejtën morale dhe njerëzore që të ndërmjetësojnë per nje kompromis ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sbashkut. Mendoj se ekziston gatishmëria e plotë e pensionistëve kontribut dhënës që gjatë javës të marrin iniciativën që në të gjitha qendrat komunale ku ekzistojnë Shoqatat e Pensionistëve gjyshërit dhe gjyshit ti marrin përdore nipat dhe mbesat e tyre për ti dërguar në shkollat ku ata janë të regjistruar. Ky veprim sa fisnikë dhe humanë është shembull për të mirë të cilën duhet ta përkrahin të gjithë ata të cilët po e bllokojnë punën normale në shkollat tona. Pensionistët e moshuar edhe pse kanë halle më të ndryshme shëndetësore dhe ekonomiko sociale edhe pse janë në fund të moshës nuk do të rrinë duar kryq për ti ndihmuar vendit sa here që është në vështirësi. Në fund shpresojmë se kjo iniciativë e jona do të përkrahet nga prindërit dhe qytetaret fëmijët e të cilëve kanë mbetur jashtë bankave të shkollës për shkak të inateve të grupeve të caktuara të cilët nuk ndiejnë përgjegjësi për gjendjen ekzistuese dhe pasojat që do ti bartin nxënësit me realizimin e plan programeve shkollore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".