Rasti tragjik i pazbuluar i 'vrasjes' së Astrit Deharit, alarm për ta pastruar me VETTING drejtësinë të kapur nga krimi i organizuar

Rasti tragjik i pazbuluar i 'vrasjes' së Astrit Deharit, alarm për ta pastruar me VETTING drejtësinë të kapur nga krimi i organizuar
Rasti tragjik i pazbuluar i 'vrasjes' së Astrit Deharit, alarm për ta pastruar me VETTING drejtësinë të kapur nga krimi i organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 September 2022 - 18:40

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj 


Dhe, ajo që është  e dyshuar dhe që do tw vërtetohet atëherë do të  plasë si "BOMBA" në Kosovë dhe do të bwhet hataja,  dhe unë mendoj se çdo gjë duhet të zbardhet nga dora kriminale që kanë vrarë njerëz të pafajshëm vetëm se nuk janë pajtuar me ta dhe se jua kanë rrezikuar pushtetin kryebanditëve të bandave politike.

 

Nuk kam pasur kurrë dyshime se shteti ishte kaherë kapur nga bandat më të rrezikshme të kanaleve të nëntokës kriminale, mirëpo, gjithmonë kam pasur besimin se nuk do ju shkon gjatë kungulli në ujë këtyre matrapazëve dhe kryebanditëve që e kishin kapur shtetin dhe sidomos sistemin gjyqësor. Kam shkruar shumë për këtë rast dhe në  gazetën me të fuqishme  Kosova Sot dhe sidomos për këtë rast dua të jua përkujtoj  lexuesve që të klikojnë në këtë gazetë. Kaherë  e kam tërhequr vërejtjen duke  pyetur se kush mori grada për vrasjen e Astrit Deharit? Ç´është e vërteta, për vrasjen(?) e Astrit Deharit, shkrova menjëherë , që shkrimin mund ta lexoni të plot me titull "Kasaphane në burgun e Prizrenit", dhe do të bindeni dhe pikërisht isha këmbëngulës që në këtë sistem të kalbur gjyqësor do të duhej pashmangshëm VETTING-u,  dhe do të shihni se sa njerëz të ketë dikasteri do të përgjigjem penalisht dhe sa do të burgosen në këtë hallkë të turpit dhe vrasjeve dhe jo vetëm ky rast, po sa e sa raste të tilla që qëllimisht i kanë lënë në harresë dhe i ka mbuluar pluhuri në rafte dhe kjo pa kurrfarë dyshimi se i kanë duart  e përziera nga  bandat politike,  edhe pse thuhej zyrtarisht se sistemi i drejtësisë është i ndarë nga politika. Mirëpo  kur shihet hapur vërehet se janë  kryebanditët e bandave politike që  vendosin aty mjerisht. Se vërtetë do të del kështu, prisni edhe pak dhe do të zbardhet e vërteta dhe do të burgosen një nga një dhe atë jo vetëm ata të gjyqësisë,por edhe ata të bandave politike. Sipas kësaj po del sërish se kjo vrasje ka qenë e organizuar mirë dhe kjo tregon se si kanë vepruar marrja e materialeve para se të shkoj policia dhe t´i merr me vet. Dhe, ajo që është  e dyshuar dhe që do tw vërtetohet atëherë do të  plasë si "BOMBA" në Kosovë dhe do të bwhet hataja,  dhe unë mendoj se çdo gjë duhet të zbardhet nga dora kriminale që kanë vrarë njerëz të pafajshëm vetëm se nuk janë pajtuar me ta dhe se jua kanë rrezikuar pushtetin kryebanditëve të bandave politike. Pra, një orë e më parë duhet të veproj VETTING-u, se nuk mundë të zbardhen krimet e nëntokës kriminale që mjerisht deri më tani i kanë fshehur duke marr ryshfet, ose nga frika se do humbin punën ose kush e di ndoshta i kanë kërcënuar me likuidim jo vetëm ata personalisht,por  të tërë familjes së  tyre dhe në këtë pistë nuk qare pa dalë diçka. Është e pamundur dhe ju garantoj se nuk është vetëm ky rast po ka shumë raste të tjera se Kosovën hallemadhe e kapen shumë banda kriminale. Ky rast duhet zbuluar patjetër dhe të mos shkoj gjak humbur. Dhe kur jemi këtu nuk do të ishte keq që të zbulohen edhe atentati i Jusuf,Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekes, se kush është i përzier në këtë krim, pse të mos shkohet i njëjti model si veproi Kroacia dhe pas një kohe shumë të gjatë shteti gjerman i kapi vrasësit dhe i burgosi. Askush nuk duhet të shkoj gjak humbur,pa shenj e pa nishan. Krimi nuk vjetërsohet kurrë, duhet të ndiqet, hetohet e zbulohet.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".