Sindikata e Arsimit e dirigjuar politikisht, e degraduar moralisht

Sindikata e Arsimit e dirigjuar politikisht, e degraduar moralisht
Sindikata e Arsimit e dirigjuar politikisht, e degraduar moralisht

Arsim Aziri

  • 16 September 2022 - 16:28

Shkruan: ANALISTI:Arsim Aziri

Mendoj se drejtuesit e Sindikatës së Arsimit, me disa dallime, nuk e përfaqësojnë pararojën për mësimdhënësit, nuk arrijnë ta luajnë rolin e vërtetë për mbrojtjen e të drejtave për mësimdhënësit në shoqërinë tonë. Dhe Kretë ky mekanizëm, duke qenë zgjatje e partive tashmë të pensionuara, nuk posedojnë autoritet bazik me të vetmin fakt se ato po shtyhen më tej prej direktivave nga mbështetësit e tyre dikur, që tashme janë para një falimentimi politik.

 

SBASHK-ut fillimisht i kërkohet një reformim i thellë e mandej përfaqësimi në mënyrë të denjë për  objektivin  që është përcaktuar. Ato, në kërkesën që thirren janë tmerrësisht të pa vërtetë, dhe jo racional kur dihet edhe koha se kur do të jetë në operim ligji i pagave, duke e ditur këndej edhe vendimin e qeverisë për një mbështetje të lehtë për të gjitha kategoritë jo veçmas për mësimdhënësit. Qeveria tashme ka lëvizur, dhe karshi kësaj lëvizje ka qenë e rrugës të lëvizë edhe sindikata e arsimit, në kuptimin e ndërprerjes së grevës në mënyrë që mësimi të fillon. Konsideroj se për të shmangur humbjet e mëdha të humbjes së mësimit, edhe qeveria(pavarësisht lëvizjes pozitive për mbështetje të lehtë), edhe sindikata është dashur të ulen edhe të zhvillojnë dialog në mënyrë që të dalin prej kësaj situate e cila mjerisht e ka ngulfatur arsimin.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".