Shpërthimi i politikës raciste në parlamentin serb

Shpërthimi i  politikës raciste në parlamentin serb
Shpërthimi i  politikës raciste në parlamentin serb

Skender Mulliqi

  • 16 September 2022 - 22:58

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

 

Rastësisht e pashë një video, ku  i vetmi deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u kërcënua më burgosje  në Kuvendin e Serbisë, nga deputetja e SPS, Snezhana Paunoviq.Ajo u dëklarua si e ikur dikur nga Kosova, dhe e cila më plotë mllef  dhe racizem, foli kunder Kosovës ,dhe deputetit Kamberi, i cili po shquhet më guximin e pashoq në mbrojtje të te drejtave te shqiptarëve në Kosovën Lindore, dhe në mbrojtje të pavarësisë të Kosovës.Ai u shqua edhe më herët  për fjalimin 14 minutes historic , duke iu përplasur në fytyrë shovenistëve serb, në kuvendin e Serbisë, të cilën gjë kurrë nuk e kishte bërë askush  më parë prej shqiptarëve.Shaip Kamberi ruajti dinjitetin njerëzor dhe atë kombëtar.Ky është bërë tashmë shëmbulli më i mirë i atdhetarizmit.Serbisë i tha troq për vrasjët dhe deportimet nepër varrezat serbe të shqiptareve gjatë luftës.Ja pra kjo është fytyra e Serbisë të Vuqiqit.Kur bëhët fjalë për Kosovën, Kamberi është i vetemi opozitarë në Kuvendin e Serbisë.Kjo është Serbia, që po e kërcënon Kosovën më luftë, dhe Kosovën Lindore, e ka  lënë të pazhvilluar dhe në mjerim social.Kamberi ka shkruar në fb lidhur më kërcënimin nga Paunoviq,duke thënë ” Së Kosova më mua, apo pa mua, është e pavarur”. “Nese kemi gabuar më lirimin e Albin Kurtit, mos të gabojmë më, që nuk po e burgosim Shaip Kamberin” thotë shovinistja Paunoviq.

Kjo shoviniste serbomadhe po dëshiron më burgos Kamberin, kur dihet së secili deputet më ligje konforme i sigurohet e drejta e fjalës së lirë.Serbët dhe Serbia kan mbetur më logjikën e mesjetës. Në emer të serbizmit , serbet kan bërë gjithë ato zullume  historike,dhe në luftën e fundit.Dhe, askush deri më tash nga serbët nuk ju kërkojë falje shqiptarëve për gjenocid.Si duket pak në këtë shtet kan mbetur mëndje të shëndosha, e më së paku atu ku ishte dashur të këtë, në Kuvendin e Serbisë.Edhe ky fjalim i deputetes të SPS, Paunoviq është tregues së këmi të bëjmë më një Serbi  naciste, si është naciste  edhe deputetja Paunoviq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".