
Lexoni edhe:
Kurti e Latifi shihen në Qeveri pas dorëheqjes
Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi
Kosovës i duhet gjendja e stabilitetit politik dhe të stabilitetit ekonomik. Gjendje jo shumë të rregulluar shoqërore dhe politike patëm për dy dekada. Sikur dikush po është i interesuar që të krijohet atmosferë kaotike në Kosovë. E kjo i shkon për shtati vetëm armiqve tanë shekullor serbosllav. Të krijohet gjendje kaotike më greva , e cila sa përfundoj, dhe paralajmërimi për greva të reja, është ogur i keq për Kosovën.
Kurti e Latifi shihen në Qeveri pas dorëheqjesLexoni edhe:
Të kthehen proceset mbrapa të sistemit totalitarë është shumë e pa pranueshme për shqiptarët .Shumica janë të interesuar që Kosova të bëhet vend i jetuar, e jo shtet i pa perspektivë, kur më sabah më këqyrë më marr ikën. Askush nga opozita nuk po thotë bëhet mirë nëse më 13 tetor marrim liberazimin e vizave , por po merren më atë së kush ka merita për lëvizje të lirë në shtetet shengen. Ata manipuluan më data e asgjë më shumë nuk patëm lidhur me vizat. Kjo është e turpshme. Duhet punë dhe mund i madh që gjerat të ruhen të mos rrokullisen në humnerë. Eksitojnë shumë shkase që ta kujtojmë të kaluarën për ta ndërtuar të ardhmen e mirë .Instalimi i shumë të këqijave të pas luftës në Kosovë shumë po në kushtojnë. Me hequr nga mendja të tashmen është iluzioni më i keq i mundshëm. Treni nuk bënë të na kalon para nesh, pa qenë edhe ne bashkudhëtar. Nuk është lehtë më qenë njeri i kohës së modernitetit. Lypset shumë dije dhe kurojë qytetare. Të gjithë së bashku e jo ndarazi duhet të luftojmë kundër logjikave të mbrapshta të cilat po na serviren nga opozita jo shumë konstruktive. Kosova është e të gjithëve , dhe të gjithë duhet edhe të marrin obligime për ta zhvilluar dhe demokratizuar edhe më tutje atë. Kosova do tu mbijeton ideve megalomane dhe ideve retrograde. Njeriu i thjesht dhe i varfër po jeton në shtëpi dhe banesa të prishura, kurse shtetarët në shtet. Gjithçka që është më e vogël së shteti është e ngushtë. Njeriu i thjesht e ka këtë format, kurse shtetarët e pas luftës patën krejt një format tjetër. Nëse shumica janë pronar të këtyre shtëpive dhe banesave , shtetarët janë pronar të shtetit. Dhe, pasi që shtëpitë dhe banesat tona janë të vendosura në shtetin e tyre , nuk është e tepërt dhe as budallaki të thuhet së ata janë bërë pronar të te gjithave çka ne posedojmë. Ata kanë prona , kanë shtëpi dhe vila të bukura, kanë çdo gjë që ju nevojitet . Shtrohet pyetja, çka ne kemi menduar?Të kishim menduar mirë diçka , nuk do të kishim pasur një shtet të tillë, pronë e disa njerëz të pasuruar në mënyrë jo ligjore. Këtë shtet që aktualishtë e kemi, e kemi të dizajnuar sipas dëshirës të pakicës qe ishin në pushtet. Se kur shteti ynë do tu kthehet të gjithëve , dhe kur shumica do të janë të barabartë në shtetin e tyre , kjo mbetet të shihet në vitet në vijim..!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".