
Lexoni edhe:
Komandanti i KFOR-it: Lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë
Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj
Populli, njëherë e mirë ja ka drejtuar samarin me votë këtyre hajnave, ndaj duhet mbyllur goja dhe duhet punuar së bashku dhe duhet larg gishtat e këtyre bandave politike. Kështu e kërkonin këta se vodhën shumë e mos e gëzofshin. Duhet çuar fjalë edhe Rrahman Jasharajt “topuzit” që të mos futet në këso farë lojërash të turpit se këta të vrasin natën e të vajtojnë ditën.
Komandanti i KFOR-it: Lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në KosovëLexoni edhe:
Sinqerisht më vjen shumë keq për punëtorët e arsimit, por, jam tepër i habitur që nuk e kuptuan planin e bandave politike që i futen në qorr sokak. Nuk e kam besuar se kaq naiv janë, vërtetë nuk e kam besuar që kjo është një lojë tepër e turpshme se ata nuk kanë pasur gjë tjetër pos planit për të rrëzuar Qeverinë. Mirë, shtrohet pyetja e thjeshtë dhe shumë logjike: Përse ky Rrahman zeza nuk e filloi grevën në korrik, gusht si paralajmërim,por dëgjoi tellallët dhe kasnecin e bandave politike që lehnin se do e rrëzojmë qeverinë në shtator. Vërtetë, më dhimbsen arsimtarët, por nuk e dija se vërtetë janë aq naiv dhe aq budallenj, të paktën për këtë lojë të turpit, që vërtetë nuk e kanë hallin për rritjen e pagave, gjë që unë jam personalisht po, por ata nuk e kishin këtë hall, kryebanditët e bandave politike qëllim kishin për ta marr pushtetin. Po çka ju bëjnë përshtypje apo interesojnë tyxharëve dhe kusarëve a rriten apo nuk rriten rrogat. Pastaj si nuk e kuptuan se Rrahman Jasharajn vetëm e kanë futur në lojë. Po të mos ishte kjo pykë e bandave politike, përse banditët e bandave politike i ndërsenin dhe i vizitonin kopenë e Rrahman topuzit. Këta është dashur të rrinë larg kësaj loje të marres së zezë. Dhe, shumë shpejt me ju dal në shesh e vërteta se çfarë plani djallëzor është. Përse në botën e qytetëruar ata që nuk punojnë nuk paguhen? Dhe, tani, fillon vajtimi i këtyre. Unë ju them se jeni faqja e zeze që i keni marr në qafë fëmijët,nxënësit,popullin. Vetëm provoni pyetni a paguhen ata që rrinë tuj pi çaj me dy gjygyma e që bëjnë sevda dhe pastaj le ta kërkojnë pagën. Në perëndim të thonë:"Nga i ke dajat? Duhet të jenë syhapur se ky zinxhir i planeve të zeza të këtyre bandave nuk lë gur e dru pa lëvizur për të quar deri në fund dhe për të bërë hallakamë Kosovën, jo për ndonjë gjë tjetër, por pos që të vijnë edhe njëherë në pushtet. Kjo i ngjan asaj thënies së plakës, ku thoshte:"Po të bëhem edhe njëherë nuse, do të dija se si do të nusëroja", por ka ikur koha. Bëjnë këta hajnat edhe kallëzim penal, bëjnë sepse duhet dal nga turpi, nga marrja e zezë, kinse po "luftojnë" për të drejtat e tyre. Kot e kanë, lëreni këto salltanete, po përvishnju punës dhe kthehuni në anën e popullit, lëreni ato pisllëqet e pista, se ju ka kuptuar populli dhe do të dështoni thellë e më thellë. Tani besoj se qytetarët do i vënë gishtin kokës dhe nuk do e hanë çorbën e prishur që i gatuajnë në kuzhinat e bandave politike, se do të thonë: Mjaft më se njëherë na mashtruat për interesa tuaja. Populli, njëherë e mirë ja ka drejtuar samarin me votë këtyre hajnave, ndaj duhet mbyllur goja dhe duhet punuar së bashku dhe duhet larg gishtat e këtyre bandave politike. Kështu e kërkonin këta se vodhën shumë e mos e gëzofshin. Duhet çuar fjalë edhe Rrahman Jasharajt “topuzit” që të mos futet në këso farë lojërash të turpit se këta të vrasin natën e të vajtojnë ditën. Të gjithë mund të flasin, të këshillojnë,të organizojnë por jo me bandat që i ka parë populli hajnit e tyre se si u bënë super milioner. Këta nuk kanë të drejtë të flasin se u ka dalë boja, janë bërë horë dhe populli me votën e lirë e demokratike i ka bërë “pifti”. Këtë po e them pa anime politike se kurrë nuk kam qenë anëtar i ndonjë bande politike të faqes së zezë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".