Masat qytetare në Kosovë nuk duan ideologji, duan mënyra e forma për përmirësimin e jetës

Masat qytetare në Kosovë nuk duan ideologji, duan mënyra e forma për përmirësimin e jetës
Masat qytetare në Kosovë nuk duan ideologji, duan mënyra e forma për përmirësimin e jetës

Muhamet Kelmendi

  • 10 October 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Politika e brendshme ka krijuar vështirësi të ndryshme dhe të mëdha. Kryesisht në fushën ekonomike, sociale, shoqërore dhe të sigurisë së vendit. Politikanët shqiptar e të tjerët në Kosovë janë pasuruar shumë. Format e pasurimit janë të dyshimta. Ata kërkohet të hetohen nga organet e shtetit.

-Kosova është duke kaluar një gjendje, e cila karakterizohet në probleme të brendshme dhe të jashtme. Sidomos ajo është me Serbinë, si dhe me shtetet sllave, përkatësisht Rusinë etj. Gjendja e brendshme nuk është krijuar vetëm nga forcat e brendshme. Ajo është edhe rezultat, madje shumë domethënës, i UNMIK-ut, Misionit të BE-së etj. Mirëpo, kjo nuk dmth se forcat e brendshme nuk e kanë fajin e tyre dhe se ato janë pa përgjegjësi. Politika e brendshme ka krijuar vështirësi të ndryshme dhe të mëdha. Kryesisht në fushën ekonomike, sociale, shoqërore dhe të sigurisë së vendit.

Politikanët shqiptar e të tjerët në Kosovë janë pasuruar shumë. Format e pasurimit janë të dyshimta. Ata kërkohet të hetohen nga organet e shtetit. Vështirësitë e krijuara, rrjedhin edhe aktualisht. Edhe kjo Qeveri nuk po shkon nga zgjidhja e çështjeve të brendshme dhe atyre të karakterit bilateral dhe multilateral. Thjeshtë: Ngecjet dhe vendnumërimet janë prezentë. Në kuadër të të ardhurave personale kemi ngecje edhe më të thella se në qeveritë e më hershme. Nuk ka përmirësim në fushën shëndetësore.

Punëtorët në sektorin privat eksploatohen ashpër dhe nuk kanë as sigurime shoqërore dhe as sociale. Vdes punëtori në vendin e punës dhe askush nuk përgjigjet për vdekje në punë. Fare nuk ka familje me pension. Të ardhurat minimale janë shumë të ulëta. Propozohet nga Qeveria e Kurtit një pagë prej 260 eurove, e cila nuk mbulon asgjë në jetën e tyre. Të ardhurat minimale duhet të jenë në minimum 550 euro neto. Pa këto nuk ka të ardhme. Edhe sigurime shëndetësore nuk ka. Pensionet janë minimale. Raportet e shoqërisë me pushtetin janë dëmtuar ashpër. Greva e mësimdhënësve dhe të tjerëve e vuri Qeverinë me shpatulla për muri. Arsimi po shkon duke u dëmtuar. Sigurimet sociale janë minimale.

Edhe raportet bilaterale dhe multilaterale janë dëmtuar shumë. Me shtetet e BE-së nuk punohet sa duhet. Ministria e Jashtme e Kosovës është vetëm formale dhe për ndërrime të diplomatëve. Asnjë njohje të re nuk e ka Kosova. Në organizatat ndërkombëtare nuk po bëhet anëtarësimi. Në Këshillin e Evropës ende nuk është bërë Kosova anëtare. Nuk dihet fati i kërkesës.

Këto çështje tregojnë se propaganda e VV-së se kush është fajtori kryesor për gjendjen e kush jo, sikundër edhe lavdërimi i qeverisjes aktuale, janë propagandë zgjedhore dhe aktualisht nuk i shërbejnë qeverisjes. Mundë të diskutohet e akuzohet e kaluara, gjë që është e drejtë dhe ju takon organeve kompetente dhe politikës të merren me atë, por nuk duhet të vendnumërohet dhe mos të punohet. Kjo nuk është qeverisëse. Qeverisja kërkon identifikimin e problemeve dhe gjetjen e mjeteve për zgjidhjen e tyre pragmatike. Çdo gjë tjetër është idealiste. Nuk ka te beje me pragmatizëm. Masave qytetare nuk ju intereson ideologjia. Ata duan përmirësimin e jetës dhe sigurisë shoqërore dhe sociale. Kjo është detyra e Qeveris.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".