
Lexoni edhe:
Ekstradohen drejt Shqipërisë 3 të kërkuar, u arrestuan në Kosovë, Kroaci dhe Itali
Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci
Ligji i Vettingut sa më shumë vonohet për tu miratuar dhe aplikuar, aq më shumë grupet e interesit do të vazhdojnë të pozicionohen në vendet keq brenda institucioneve të drejtësisë së Kosovës.
Ekstradohen drejt Shqipërisë 3 të kërkuar, u arrestuan në Kosovë, Kroaci dhe ItaliLexoni edhe:
Sikur që po shihet edhe nga deklarimet publike të zyrtarëve të lartë të BE-së, reforma në sistemin ë drejtësisë ka një mbështetje të gjerë dhe pa asnjë rezervë. Në këtë aspekt bënë pjesë edhe pakoja anti-korrupcion me Ligjin Vetting. Prandaj Ligji i Vettingut duhet sa më shpejtë të futet në procedurë parlamentare, të votohet në Kuvend e jo të pres shumë gjatë nëpër sirtarët e legjislativit. Ligji është dërguar aty për tu proceduar në seance, debatuar dhe miratuar, sepse ndryshe me këto pritje te gjata, shumë e shumë persona që kanë lidhje shoqërore e familjare, lidhje që i kanë përfituar në bashkëpunim me krimin e organizuar, do të vazhdojnë edhe më tutje të forcohen, me strukturat e njerëzve të rinj, të familjarëve e grupit të interesit, që do të punësohen pa asnjë kriter shtesë. Ministria e Drejtësisë duhet të filloje pastrimin brenda KPK-s nga njerëz që janë punësuar për shkak të krijimit të lidhjeve të favorshme, shoqërore, miqësore dhe lidhjeve familjare, e duke mos përjashtuar edhe lidhjet me grupet kriminale.
Lista e të përzgjedhurve duhet të korrigjohet, ata që e kanë shkel ligjin dhe rregulloren të largohen, si dhe të ri-intervistohen edhe njëherë kandidatet të cilët janë mbetur rrugëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".