Kurrën e kurrës Kosova nuk ka qenë serbi, Kushtetuta e 74 ua tregojë bryllat Serbisë

Kurrën e kurrës Kosova nuk ka qenë serbi, Kushtetuta e 74 ua tregojë bryllat Serbisë
Kurrën e kurrës Kosova nuk ka qenë serbi, Kushtetuta e 74 ua tregojë bryllat Serbisë

Ragip Guraziu

  • 23 October 2022 - 18:47

Shkruan: Ragip Guraziu

Kurrë më parë nuk ka bekuar drita e Perëndisë, drita e Zotit një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot. 

 

Bashkimi kombëtar është ide për një proces për të bashkuar të gjithë trevat shqiptare me qëllim të krijimit e një shteti shqiptar. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një proces politike, e rigjallëruar pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Kjo ide është e lidhur me konceptin e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet viabël.Pas pavarësisë së Shqipërisë, kufinjtë e shtetit shqiptar u caktuan nga 2 komisione ndërkombëtare, një për kufirin me Mbretërinë Jugosllave dhe një tjetër për kufirin me Mbretërinë Greke. 

 

Gjatë protestave të vitit 1981 në Kosovë Jugosllavia pati frikë nga një potencial i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.[5] Në fillim të viteve 1990 politikanët shqiptarë patën deklarata kontradiktore në lidhje me çështjen e bashkimit. 

 

Aktivisti i shquar Ukshin Hoti, themelues i Partisë shqiptare të Bashkimit Kombëtar, në fund i vrarë nga policia serbe në 1999, ishte mbështetës i zëshëm i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Rreth 95% të Kosovarëve janë Shqiptarë etnikë.Kjo nuk është protestë, ky nuk është manifestim, ky është referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re. 

 

Plani i Ahtisarit, e kushtëzoi pavarësinë e Kosovës duke miratuar një Kosovë multietnike, në vend të një Kosove me identitet shqiptar. Gjithsesi, anketat e zhvilluara nga Gallup international zbulojnë se 75% të Shqiptarëve të Kosovës do të preferonin të jetonin të bashkuar me Shqipërinë në një vend të vetëm. E njëjta përkrahje shihet në Shqipëri, ku 68% e qytetarëve të Shqipërisë preferojnë një bashkim të Shqipërisë me Kosovën. 

Shqiptaret, deri tani, e kane vertetuar se nuk e duan lirine, bashkimin kombetar dhe Shqiperine etnike, te bashkuar, reale, natyrore! 

Sepse, po ta donin, do ta kishin, do te pajtoheshin e bashkoheshin mes veti rreth nje qendre te vetme politiko-ushtarake, do te luftonin dhe do ta fitonin lirine, ribashkimin kombetar dhe Shqiperine etnike. 

 

 Shqiptaret ende nuk e kane ndryshuar vetveten e tyre, prandaj nuk ka ndryshuar as gjendja e tyre politike, juridike, ekonomike dhe kombetare! 

 Kush ishim, nga vijme dhe ku jemi te gjithe e dijme, por kah shkojme dhe kah duhet te shkojme, ose nuk e dijme, ose nuk duam ta dijme! 

 

Deri tani politikanet shqiptare te trojeve shqiptare nen ish-Jugosllavi i kane nderruar shpesh taktikat dhe strategjite e tyre politike te luftes per liri, pavaresi e bashkim kombetar! 

Ne vitet '70-te dhe '80-te te shekullit te kaluar veprohej e punohej per nje Republike Shqiptare ne kuader te Federates Jugosllave, ku do te perfshiheshin te gjitha territoret shqiptare nga Manastiri ne Presheve dhe nga Presheva ne Tivar. 

 

Por ne vitet '90-te kjo kerkese u braktis dhe u therrmua ne disa kerkesa e strategji politike te vogla te politikaneve shqiptare dhe partive te tyre politike! 

Keshtu, Republika Shqiptare e Kosoves u rrudhe ne Shtetin e Kosoves, qe do te perfshi vetem ish-KSA te Kosoves! 

 

Partia per Veprim Demokratik e Kosoves Lindore mbajti nje Referendum popullor per vetevendosje dhe bashkim me Kosoven, por kur erdhi koha qe ky bashkim te behet permes luftes clirimtare te UCPMB-se, kjo parti u terhoq nga strategjia e vet politike, e mohoi vetveten, nuk e perkrahu luften dhe u kenaq me nje "autonomi kulturore" nen Serbi! 

 

Partite politike te Ilirides vete e mbajten nje Referendum per Autonomi Politiko-Territoriale, per Republiken Autonome te Ilirides, dhe vete e braktisen kete rruge e strategji politike, duke u kenaqur me statusin e "shtetformuesit" te shqiptareve ne IRJM! Luften clirimtare te Ushtrise Clirimtare Kombetare ne Iliride, nuk e perkrahu as PDSH-ja dhe as PPD-ja! 

 

 Ata e "perkrahen" kete formacion politiko-ushtarak vetem me qellim te neutralizimit dhe te ndaljes se luftes, permes Mbledhjes se Prizrenit dhe Marreveshjes se Ohrit! Dhe kur keto dy parti e humben garen politike per pushtet perballe Bashkimit Demokratik per Integrim, atehere u "kujtuan" per "mangesite" e Marreveshjes se Ohrit, per "pamundesine" e implementimit te saj, per "mosfunksionimin" e shteteve multietnike (edhepse vete jane frymezuese dhe nenshkruese te saj), u "kujtuan" per Shqiperine etnike! 

  

PDSH-ja dy here brenda nje dekade ka luajtur me karten politike te "nacionalizmit dhe radikalizmit te saj patriotik"; 

 se pari kur u shkeput si fraksion nga PPD-ja dhe fitoi pushtetin (pas bashkimit me Partine Demokratike Popullore), dhe 

se dyti; tani, pasi humbi pushtetin nga BDI-ja! 

 

Duam te besojme se kete here PDSH-ja e ka pernjemend dhe nuk lufton per pushtet dhe integrim multietnik, por per dinjitet kombetar dhe per shtet etnik. 

 Koha do ta vertetoje shume shpejt sinqeritetin dhe vendosmerine, apo hipokrizine dhe mashtrimin e saj, ne realizimin e programit politik per shtet etnik. 

 Koha - ky gjykates i pagabueshem, i paanshem dhe i pameshirshem! 

 

Kurse Malesia e Madhe nen Mal te Zi heshti, sepse kurre nuk e mori vesh se cka duan dhe per cka luftojne shqiptaret e Kosoves, te Kosoves Lindore dhe te Ilirides! 

S'kishte si ta marre vesh, kur as ata vete nuk e diten dhe ende nuk e dijne se per cka luftuan dhe cka duan!!! 

 Asnje ushtri clirimtare, asnje parti politike relevante ne Shqiperine e lire dhe ne Shqiperine e roberuar nuk kane kerkuar dhe nuk kerkojne bashkim kombetar, ribashkimin e Shqiperise etnike, as me paqe e diplomaci, as me lufte!!! 

 

Bashkimin kombetar dhe Shqiperine etnike e kerkon vetem Levizja Kombetare per Clirimin e Kosoves (LKCK) dhe Fronti per Bashkim Kombetar te Shqiptareve (FBKSH), por ata jane te margjinalizuar, te izoluar nga partite parlamentare dhe qeverite shqiptare te Tiranes dhe te Prishtines, si dhe pa perkrahjen e duhur te kombit shqiptar! 

 

Eshte ky edhe nje fakt se pushtetlinjte shqiptare dhe shqiptaret nuk jane per bashkim kombetar dhe per Shqiperine e bashkuar etnike!!! 

Te mos keqkuptohemi, ata jane per ate, por nese ua sjelle, si byrekun ne tepsi, Zoti nga qielli apo Amerika nga pertej Atlantikut! 

 

 Atehere, kush do ta beje Shqiperine etnike, nese jo shqiptaret dhe udheheqesit e tyre, nese jo qeverite dhe institucionet shteterore te tyre?! 

Valle, a e don ky popull clirimin e vet, bashkimin e vet, Atdheun e vet te lire dhe te bashkuar?! 

 Deri sot jo, neser te shohim! 

 

Po ta donte, atehere votuesit shqiptare ne Kosove do t'ia jepnin votat LKCK-se, LPK-se dhe UNIKOMB-it, kurse ne Shqiperi populli votat do t'ia jepte Partise se Unitetit Kombetar. 

 Por kjo nuk ka ndodhur gjer me sot! 

 Sepse populli shqiptar, ketej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk e don bashkimin kombetar as ne menyre paqesore e demokratike, permes votes se tij te lire dhe as permes luftes se armatosur!!! 

 

Se shqiptaret luftojne me turra-turra, me rend, pjese-pjese, vec e vec dhe te percare kete e ka deshmuar e gjithe historia jone e lashte dhe e re. Kush ka kujtese te kthjellet, se shqiptaret harrojne shume shpejte, e dijne se, si gjithmone edhe tani, shqiptaret, apo thene me sakte "fiset moderrne shqiptare" , i zhvilluan betejat e tyre clirimtare te ndare, te percare, vec e vec, njeri pas tjetrit e ne nivel fisnor, lokal dhe krahinor! 

 

***** 

Betejen clirimtare e nisi"'fisi" i madh shqiptar, por i percare, i Kosoves! 

Kishte shume komandante dhe pak ushtare! 

Dhe te gjithe ishin kunder Serbise, por edhe kunder njeri-tjetrit! 

 

Prandaj, kjo UCK, nga afro 2 milione shqiptaret e Kosoves, mundi qe ne rradhet e saj, deri ne qershor 1999, te rreshtoje diku 10-15 mije ushtare apo luftetare te lirise! 

 

Pra, per clirimin e Kosoves nuk luftoi as 1% e popullsise se saj! 

Si mund te clirohej Kosova me kaq pak luftetare?! 

Kjo vertetoi politiken dhjetevjecare te LDK-se se, populli i Kosoves nuk e don luften, por paqen! 

 

Se shqiptaret e Kosoves e duan lirine dhe pavaresine e Kosoves, por permes paqes dhe jo permes luftes! 

 Prandaj e leshuan Kosoven ne menyre aq masovike ne mars-prill 1999, por UCK-se nuk iu bashkuan! 

 UCK-ja nuk mundi te krijoje unitetin e popullit, nuk mundi ta binde popullin qe te luftoje per liri, nuk pati mbeshtetjen e shumices se popullit, prandaj edhe nuk mundi ta cliroje Kosoven! 

 

Ate qe beri UCK-ja, me luften e saj vertete titanike dhe heroike, ishte qe i dha shkak dhe argumente NATO-s qe te intervenoje ushtarakisht kunder Serbise dhe i hapi rruge vendosjes se protektoratit te OKB-se, permes UNMIK-ut, ne Kosove. 

 

Lufta clirimtare e UCK-se dhe vendosja e UNMIK-ut ne Kosove, bene te mundur kthimin e refugjateve shqiptare ne Kosove, bene te mundur bashkimin e "fiseve" shqiptare te Kosoves dhe formimin e Popullit Kosovar, kurse Kosovaret pastaj percaktuan Hymnin Kosovar, qepen Flamurin Kosovar dhe hapen horizonte te reja drejt pavaresise se shtetit multietnik kosovar te Kosoves. 

 

Nga e keqja me e madhe - pastrimi etnik i Kosoves, kjo eshte e keqja me e vogel! 

 Me mire te kete Kosove-Shtet me kosovare, se sa te mos kete, as Kosove dhe as kosovare! 

 

 

Betejen clirimtare, shkeputje nga sundimi serb, pas mbarimit te luftes se Kosoves, e filloi "fisi" i vogel i Kosoves Lindore ne vitin 2000, i cili per t'u dalluar nga "fisi" i madh i Kosovareve, ia nderron brenda nates emrin krahines se vet dhe e quajten "Lugina e Presheves" 

 Dhe ky "fis'"i vogel shqiptar, teper i vogel ne krahasim me 9 milione serbet, prej rreth 100 mije banoreve, formoi ushtrine e tij clirimtare me emrin e gjate, te cuditshem e aspak melodik: UCPMB! 

 

 Pse valle nuk e emeruan Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore (UCKL), apo te pakten me ate emrin e ri te krahines se tyre: Ushtria Clirimtare e Lugines se Presheves (UCLP)?! 

Apo, nese permendet vetem Presheva, do te hidherohej Bujanoci e Medvegja?! 

Po Ternocin e Madh ku e lane, edhe ai eshte nje vendbanim i madh, mbi 10 mije banore, pse nuk e futen edhe ate ne emertimin e ushtrise?! 

 

Kjo UCPMB, qe i kishte 2-3 mije luftetare luftonte per clirim dhe bashkim me Kosoven, kurse veten nuk desh ta quaje Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore! 

Keto lapsuse mund t'i bejne vetem shqiptaret lokaliste, qe ende vuajne nga mentalitete fisnore mesjetare! 

  

Dhe me nje numer kaq te vogel luftetaresh donin te clironin Luginen e tyre te Presheves, te shkeputen nga Serbia milioneshe dhe te bashkohen me Kosoven! Deshen te bejne ate qe nuk mundi ta beje Kosova prej 2 milione banoresh! 

Dhe me gjithe vullnetin per te luftuar dhe deshiren per t'u cliruar, UCPMB-ja nuk mundi te arrije asgje, pervec viktimave njerezore, plageve te reja dhe demeve materiale qe ia shkaktoi ushtria shoveniste serbomadhe! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".