"OLUJA" kosovare,shpikje e 'imagjinatës serbe' me pretekstin e shkaktimit të luftërave ballkanike!

Agim Bajrami

  • 06 November 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Serbia, me imagjinatat e saja të sëmura, se "oluja" në shqip do të thotë, "stuhia",do të ndodh tek serbët në veri të Kosovës, po e rrezikon paqen në Ballkan duke i frikësuar serbët dhe nxitë të rebelohen kundër shtetit të Kosovës.

 

Kosova, nuk synon kurrfarë "oluje" që në shqip do të thotë,"stuhia" e që Vuçiq e ka eksperiencën e nxitjes së luftërave, që nga koha kur ishte 'ministër i propagandës së Millosheviqit' për përhapjen e 'rrenave serbe', duke nxitë , e shkaktuar luftëra dhe gjakderdhje tek popujt ballkanas, e veçmas tek shqiptarët e Kosovës. Kosova, përkundër 'rrenave serbe' nga mjeshtri Vuqiç ,ajo angazhohej, që të përballet me krizën ekonomike, e shkaktuar, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës,që qytetarët kosovarë të ndiejnë ndihmën e shtetit, nga ngritja e çmimeve dhe vështirësive tjera në jetë. Kosova, ka arrit të ngritë performancën e saj, në sundimin e ligjit ,qeverisje demokratike, dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës, siç edhe kanë treguar, vlerësimet ndërkombëtare, e sidomos, raporti i progresit nga Komisioni Evropian. Dhe "oluja" e Kosovës,është, paqja dhe mirëqenia ndaj gjithë qytetarëve të Kosovës, ndërsa tek projektet politike dhe ushtarake serbe, janë shkaktimi i luftërave dhe tragjedive ndaj popujve ballkanas, me qëllimin e vetëm, për zgjerimin dhe pushtimin e territoreve të fqinjëve të sajë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".