Pendohuni e bëhuni bashkë, bre "ZOTI JU VRAFTË" juve që nuk e kuptoni se i madh e i vogël po e di që jeni hajna dhe e keni shitur Kosovën

Pendohuni e bëhuni bashkë, bre
Pendohuni e bëhuni bashkë, bre

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 November 2022 - 18:41

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhurjani

Hasmi na ka afruar te gardhi, e ju lërini salltanetet dhe bërrylat, se koha juaj ka vdekur. Nuk jeni asgjë tjetër pos xhenaze të gjalla. Nuk e keni asgjë tjetër pos atë që e keni sëmundje:HAJNIN DHE PUSHTETIN. Angazhimi juaj është me hile, nuk dua të mbroj Albin Kurtin larg qoftë, por, mendoj se Albini nuk bënë asnjë lëvizje pa Amerikën, sepse nuk ka takat. Amerikanët, nuk janë hajvan si ju të dalin në rrugë e t´i tregojnë sekretet, kush e di ndoshta ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë dhe ju gomarë shkuar gomarëve pallni sa për të frikësuar popullin. Kurrë nuk keni menduar me rradaken që keni , por vrapim pas HAJNISË DHE PUSHTETIT. Mjaftë jeni bërë HORË...! Nuk dua të kthehem dhe të përplasem me historinë se si erdhi Kosova deri këtu nga shumë luftëra, mirëpo, jam i detyruar dhe më ngacmon dhe nuk më lë rehat kur shoh se hasmi na ka ardhur sërish te dera dhe dalin ata që e kanë sëmundje pushtetin dhe më shumë HAJNIN NË GJAK dhe lehin pa pushuar. Mos të them se Kosova ka ardhur në tehun e thikës dhe atë falë Amerikës, Gjermanisë dhe disa vendeve mike, dalin ca cuba dhe nuk lënë gjë pa pështyrë vetëm e vetëm që e kanë për vota dhe atë sëmundjen vetëm me ardhur në PUSHTET DHE TË VJEDHIN, sepse kjo është dëshmuar që shumë leckaman vodhën Kosovën shumë më zi se ai gjaku i Drazh Mihajlit. Boll është bre mos ja pafshi hajrin e mos e gëzofshi për jetë e mot dhe këtë ju garantoj se nuk do e gëzoni kurrë se kështu është i shkruar fati i hajnave që pasuria haram dhe e vjedhur nuk gëzohet. Po përse nuk e kuptoni akoma se ka vdekur koha juaj, përse nuk e kuptoni se jeni vetëm XHENEZE TË GJALLA DHE ASGJË MË SHUMË, përse nuk e kuptoni që sot i madh e i vogël po e di që jeni hajna dhe e keni shitur Kosovën si plaçkë pazari, përse nuk e kuptoni se nga kjo botë keni për të ikur me damkën e zezë të tradhtisë si HAJNA, përse nuk e kuptoni , të mos i numëroj njëmijë e njëqind shembuj...? Në vend se të bëhemi bashkë dhe t´i përgjigjemi HASMIT SHKJA dhe t´ia tregojmë dhëmbët se jemi si një trung, në vend se t´i tregojmë botës me mendjen e hollë, ne shkojmë aty si gangster dhe shahemi në rrënjë e në degë privatisht, shkon ay rrugaçi i rrugëve dhe na shet mend thua se ne nuk e njohim, shkon Lubomiri nëpër Evropë dhe thotë"... ne të bashkohemi si në kohën e Rugovës (një shallaxhi v.j.), e t´i fitojmë zgjedhjet, nuk po i zë n´gojë disa mangup dhe disa pro serbo-rus, me nder me thënë.

Përse more ju vraftë një kokërr rrufeje në ditën me diell talleni me popullin dhe mendoni se populli është thasë me kashtë dhe nuk e kupton hilen tuaj, përse more faqezinj nuk bëheni bashkë të flasim me një zë por lehni si ata qentë e rrahur pas hënës dhe pjellni lloj- lloj propagande, kundër Amerikës, kundër Gjermanisë, kundër BE-së, dhe ju garantoj se ju nuk e keni këtë dhimbje, ju e keni sëmundje HAJNIN DHE PUSHTETIN DHE ASGJË MË SHUMË. Ju betohem publikisht ne FLAMUR se nuk e kam për të mbrojtur Albinin, mirëpo, përse nuk e ndani mendjen se Albini nuk bënë gjë pa Amerikën edhe pse ata dalin me kundërshtime. Ata nuk janë budallenj si ju që vrapojnë pas HAJNISË DHE PUSHTETIT. Mirë vetëm t´i bëjmë pyetje vetes: "A mundet Albin Kurti me kundërshtuar Amerikën, kush është Albini të ngrihet kundër Amerikës, ose a ka takat Albin Kurti ta kundërshtoj Amerikën...? Kush e di ndoshta çdo lëvizje Albini e bënë me urdhër të Amerikës, por ata nuk dalin në rrugë t´ia mbushin mendjen HAJNAVE DHE “KURVARËVE”...

Kush e di!? Pra, do të ishte mirë dhe është koha që sot ose kurrë të bëhemi bashkë dhe të flasim me një zë dhe jo të lehim si qentë dhe si zagarët që vrapojnë pas mercinave dhe kufomave të vdekura. Për të mos i ra muhabetit më tej rrotull, lëreni salltanetet dhe mos u bëni horë, se horë e di çdo kush që jeni bërë, po uluni me një sofër dhe të mbrojmë kauzën tonë kombëtare dhe lini bërrylat dhe ndaleni gurmazin se çdo gjë me hile ju mbetet në fyt. Zotin Dorzan! Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, Zhur, krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".