Kombi mbi të gjitha, pastaj vjen besimi fetar

Kombi mbi të gjitha, pastaj vjen besimi fetar
Kombi mbi të gjitha, pastaj vjen besimi fetar

Agim Bajrami

  • 01 December 2022 - 12:50

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Disa klerikë fetarë të besimit islam, e donë, flamurin shqiptarë në xhamit e tyre, të tjerët e kundërshtojnë!? Tani shtrohet pyetja serioze: A është në kundërthënie flamuri shqiptarë i ngritur në xhamit islame në Kosovë?

Për ta sqaruar këtë duhen disa zbërthime:

Çka përfaqëson flamuri shqiptarë?

Flamuri shqiptarë përfaqëson, identitetin autokton kombëtar shqiptarë. Sipas shumë dëshmive historike ,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ,bashkoi shqiptarët në luftën për liri dhe shtetin shqiptarë, deri në ditët e sotme...Sot shqiptarët bashkohen rreth flamurit dhe trojeve të tyre kombëtare.

Çka përfaqëson feja apo besimi tek shqiptarët?

'Besimi' si koncept në veti paraqet, bindjen e njeriut apo të një komunitetit ndaj një fuqi të mbi natyrshme siç shumë e quajnë 'Zot' , Perëndi...etj. Shqiptarët në kohërat antike para Krishtit,

besimin e tyre e kanë drejtuar në natyrë,yje,e shumë zotër...Me kalimin e kohës, edhe nga 'predikimet e lajmit të mirë' nga apostujt (nxënësit) e Jezus Krishtit,e kanë gjetur ngrohtësinë në familjet shqiptare ,edhe pse shqiptarët në ato kohëra ishin të ndarë si nën rregullat e perandorisë romake dhe të lindjes- Bizantit,e të cilët jetonin nën këto rregulla dhe kultura. Përderisa, gjatë 'okupimit të perandorisë turke' ,shqiptarët, u detyruan, shumica të pranojnë 'besimin islam' , edhe pse shqiptarët me fanatizëm ,ruajtën,mbrojtën , dhe kultivuan vlerat autoktone evropiane të popullit shqiptar edhe përgjatë okupimit otoman,'regjimit komunist enverian' dhe të okupimit të pjesës tjetër e trojeve shqiptarëve të Dardanisë antike (Kosova) nga serbo-sllavët që nga viti 1912 e deri më 1999...

Dhe, a duhet të vendoset flamuri kombëtar nëpër xhami?

Duhet të kuptohen çështjet më thellë. Flamuri shqiptar, përfaqëson histori,identitetin dhe vlerat kombëtare. 'Koncepti fetar' tek shqiptarët, përfaqëson brenda kombit , përbërjen historike të tre besimeve fetare, në atë,krishtere të Romës katolike, krishtere/ortodokse të lindjes/ Bizanti ,që identifikohet me Greqinë antike, e të përhapur te populli rus ,bullgar,rumun,serb,ukrainas e të tjerë...Dhe besimi tjetër tek shqiptar nga sundimi i perandorisë turke ,është besimi islam...

Dhe në kuadër të Kushtetutës së Kosovës ,shoqëria kosovare është 'shoqëri sekulare' por duke ofruar sigurinë kushtetuese e ligjore në ushtrimin e besimeve të larmishme fetare në Kosovë. Nga kjo, nënkuptohet ,se e drejta e besimit është e drejtë ligjore e secilit qytetarë të Kosovës, brenda suazave ligjore- kushtetuese,si e drejtë individuale pa detyrim, apo imponim, ndaj tjetrit ne një besim tjetër, apo ndalim në ushtrimin e besimit të tij apo saj si traditë e bartur nga e kaluara. Dhe si kuptohet besimi fetar tek shqiptarët? Besimi fetarë tek shqiptarët, konsiderohet ,si e drejtë ligjore, duke respektuar dhe toleruar besimin e të tjerëve ,por gjithnjë duke ruajtur, dhe kultivuar, e mbrojtur, kombin si veçori kombëtare shqiptare. Dhe në kuptimin e specifikave historike të zhvillimit shqiptar dhe të veçorive të identitetit kombëtar shqiptar ,simbolet dhe veçoritë kombëtare, preferohet të jenë të respektuara jashtë besimeve fetare, edhe besimet fetare janë edhe pjesë e rrugëtimit shqiptarë..përgjatë historisë e deri më tani. A do të duhej, që 'besimi islam' tek shqiptarët, të ketë reforma, që shkojnë në shërbim të interesit kombëtarë? Në këtë kuptim ,reformat e zhvilluara në besimit islam te shqiptarët, do të duhej të bëhen si në vijim:

- I gjithë lutja të bëhet në gjuhën shqipe;

- Forma dhe pozita e lutjes të ketë një formë moderne ;

- Pjesëmarrja në lutje të jetë bashkërisht e gjinisë mashkullore,

femërore,fëmijëve,të moshuarve.

- Marrja pjesë në lutjet në objektet fetar të ketë karakter edukativ dhe të formimit pozitiv të njeriut, të mbushur me dashuri dhe sjellje e frymëzim pozitivë për jetën;

- objektet fetare të besimit islam,të ndërrohen, nga emërtimi' xhami' në emërtim, "objekte shqiptare për lutje ndaj Perëndisë" në shërbim të mirëqenies njerëzore...

Reformat te besimit islam janë sa të domosdoshme,të menjëhershme dhe imperativ për kohën dhe zhvillimin shqiptarë. Dhe a është kjo e mundshme,në këto kushte dhe rrethana,NUK E DI ???

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".