NATO nuk duhet ta lejon Serbinë të shndërrohet në shtet  kërcënues ndaj Kosovës dhe  paqes dhe stabilitetin në rajon

NATO nuk duhet ta lejon Serbinë të shndërrohet në shtet  kërcënues ndaj Kosovës dhe  paqes dhe stabilitetin në rajon
NATO nuk duhet ta lejon Serbinë të shndërrohet në shtet  kërcënues ndaj Kosovës dhe  paqes dhe stabilitetin në rajon

Muhamet Kelmendi

  • 08 December 2022 - 16:24

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Pse NATO po lejon kërcënime nga Serbia? Shteti serb ka gjetur metodën dhe mjetin shumë të përshtatshëm për të kërcënuar NATO-në dhe UE-në. Me front të ri luftarak, kuptohet nëse nuk dëgjohet, po vihet me shpatulla për muri BE dhe NATO. Në Ballkanin Perëndimor ka mbetur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina jashtë NATO-se. Shtetet tjera janë në këtë organizatë të vendeve demokratike. Pavarësisht kësaj, midis shteteve të Ballkani ka konflikte të thella.

 

Konfliktet mes shteteve në Ballkan vijnë nga historia dhe padrejtësitë që shtetet e Evropës nëpër konferenca e Kongrese iu bënë popujve të Ballkanit. Nga këto takime të shteteve të Evropës fituese dolën vetëm shtetet sllavo-ortodokse, si Serbia dhe Greqia. Këto dy shtete u zgjeruan dy a tri herë mbi territoret e popujve tjerë, si shqiptarëve etj. Konflikte të mëdha ka midis Greqisë dhe Turqisë. Greqia ka pretendime territoriale mbi jugun e Shqipërisë. Bullgaria synon Maqedoninë lindore, ndërsa Serbia ka pretendime mbi Kroacinë lindore dhe bregdetare,mbi Bosnjën e Hercegovinën,  mbi Kosovën, mbi Malin e Zi, mbi Maqedoninë e mbi Shqipërinë deri në Durrës. Këto aspirata territoriale janë rritur tash së fundi. Duke par se BE dhe NATO janë të ballafaquara me agresionin imperialistëve në Ukrainë, shteti serb ka rritur agresionin dhe konfliktin me Kosovën për veriun e saj. Kriminali Daçiq deklaroi: " Nëse futen a dërgohet policia e Kosovës në veri të saj do të këtë luftë të armatosur nga populli serb". Kjo është një deklaratë tepër kriminale që tregon se Serbia mendon se ka ardhur koha për të realizuar Serbinë e Madhe të ideologut dhe të kriminelit Milloshevic. Fillimi do të jetë në veri të Kosovës. Me këtë konflikt futet në luftë Serbia. Si reflektim i kësaj vjen te rezistenca shqiptare. Hapet edhe fronti i luftës në Bosnje e Hercegovinë dhe fillojnë konfliktet e organizuara nga Serbia në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Kjo zgjerohet me intervenimin bullgar në Maqedoni, gjë që tërheqë edhe përgjigjen ushtarake të Shqipërisë dhe të Greqisë. Gjendja dërgon te shpërthimi i konfliktit në Egje me Turqinë. Ky konglomerat i luftës po shfrytëzohet si mjet presioni mbi BE-në dhe NATO-në nga Serbia dhe nga frika për një gjerësi të tillë të luftës, po përkëdhelet shteti serb dhe po tolerohet në veprime. Tolerohet në raport me Rusinë. Po ka tolerime në veprimet ushtarake kriminale serbe në Bosnje e Hercegovinë. Lejohet Serbia të armatoset vetë me armë nga Rusia dhe Kina. Armatosë serbët në veri të Kosovës dhe nuk ndalet. Serbia armatos  dhe i nxitë të veprojnë bandat e veta në veri të Kosovës dhe nuk ndalet nga BE dhe NATO. Me rëndësi po del për BE-në dhe NATO vetëm mos shpërthimi i një luftë të re ballkanike. Mirëpo, mu ky tolerim dërgon te lufta ballkanike. Gabimi është i rëndë i BE-së dhe i NATO-së. Shqiptarët, malazezët , bosanët, kroatet etj , nuk mundë të rrinë dhe nuk do të rrinë duar kryq. Rezistenca do të jetë e madhe. Ballkani do të ndizet. Këtë duhet ta ketë parasysh BE dhe NATO.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".