Sistemi pensionalo-invalidor i Kosovës, edhe për veteranët, donë një reformë të thellë gjithëpërfshirëse

Sistemi pensionalo-invalidor i Kosovës, edhe për veteranët, donë një reformë të thellë gjithëpërfshirëse
Sistemi pensionalo-invalidor i Kosovës, edhe për veteranët, donë një reformë të thellë gjithëpërfshirëse

Muhamet Kelmendi

  • 11 December 2022 - 16:12

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

 

Reforma e sigurimit pensionalo-invalidor kërkon një përfshirje të të gjitha mënyrave aktuale të pensionit në një reformë unike. Përjashtim bënë vetëm pensioni për veteran, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve. Këtu kërkohet një reformë e re e tërësishme, duke u krijuar kushte për jetë shfrytëzueseve të këtyre të drejtave.

 

 

Kosovës i duhet një reformë e përgjithshme në sistemin e sigurimit pensional dhe të  atij social. Reforma kërkohet të bëhet në disa drejtime. 1. Kërkohet reformimi i sistemit pensional i pleqërisë nga marrëdhënia e punës.

2. Rregullimi juridik i pensionit invalidor. 3. Reformë e veçantë e sigurimit pensional të familjes dhe 4. Reformë e veçantë në fushën e sigurimit social. Format e rregullimit të deritashëm janë intervenime mbi baza jo profesionale të sigurimit pensional. Shembull:  Është caktuar në pension të pleqërisë nga puna njerëzve që kanë punuar në kohën e pushtimit, deri në vitin 1999, ku kanë paguar sigurimet në Serbi, që i ka marrë shteti serb, në organe të ndryshme të shtetit serbo-jugosllav, ndërsa është refuzuar në stazh koha e kaluar jashtë punës, pse është nxjerr  nga puna me dhunë ose pse e ka kundërshtuar pushtimin. Kjo është thjeshtë e pakapshme dhe tepër ofenduese për veprimtarët e shumtë të viteve 90-ta të shekullit të kaluar. Ajo që duhet sqaruar është fakti se këtë nuk e ka bërë UNMIK-u, por qeveria e Isa Mustafës dhe e Hashim Thaçit, në vitin 2016. Por, kjo pak ka rëndësi, për faktin se shumë kanë mbetur pa pension, mu pse e kanë kundërshtuar pushtimi  e ashpër serb dhe këtej kanë mbetur pa pension edhe shumë atdhetar që kanë punuar për çlirimin e vendit.

E në anën tjetër, janë pensionuar ata që kanë qenë të dëgjueshëm të pushtetit dhe që fare nuk kanë punuar për çlirimin e Kosovës. Gjithashtu, është edhe fakti tjetër, se çka të bëhet me Trust? Reforma e sigurimit pensionalo-invalidor kërkon një përfshirje të të gjitha mënyrave aktuale të pensionit në një reformë unike. Përjashtim bënë vetëm pensioni për veteran, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve. Këtu kërkohet një reforme e re e tërësishme, duke u krijuar kushte për jetë shfrytëzueseve të këtyre të drejtave. Akuza se ka shumë veteranë nuk e pengon këtë reformë. Shërimi i kësaj bëhet vetëm nga ana e gjykatës. Janë çështje të realizuara me ligj dhe asnjë reforme me ligj nuk mundë të anulon të drejtën e realizuar. Atë e bënë vetëm gjykata me aktgjykim.

Fusha e sigurimit pensionalo-invalidor është e gjerë.  Kërkon kuadro profesional për tu rregulluar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".