Urgjentisht të pastrohen me 'fshesën' e ligjit  kri*minelët e fshehur në  sistemi i drejtësisë që po jua bëjnë avokatinë e mbrojtjes korrupsionit

Urgjentisht të pastrohen me 'fshesën' e ligjit  kri*minelët e fshehur në  sistemi i drejtësisë që po jua bëjnë avokatinë e mbrojtjes korrupsionit

Hajrullah Tërnava

  • 04 January 2023 - 15:43

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Pa një spastrim detal të krimit shumë vjeçar, që nga paslufta e deri më tani, nëpër të gjitha institucionet shtetërore, nuk mundë të flasim për shtet të sundimit të drejtë të ligjit.  Me vite të tëra në institucione ka lëshuar rrënjë krimi, dhe tani marrë në tërësi është vështirë të konstatohet dhe të fillohet luftimi real i krimit, sepse në çdo aspekt është një gjendje kaotike nëpër institucionet e shtetit, sepse në çdo institucion ka kriminel të shumtë që deri tani janë punësuar në ato institucione dhe kanë marrë rroga të majme dhe janë pasuruar me ato veprime kriminale që i kanë  krye.

 

Tash nuk është edhe aq lehtë që  të fillohet spastrimi i krimit, sepse ato kuadro të deritashme nëpër ato vende të punës, nëpër institucione shumëvjeçare, tani janë kalitur dhe në mënyrë hierarkike janë lidhur mes veti. Prandaj nëse duam reforma nëpër ato institucione, duhet në mënyrë të pamëshirshme të bëhen ato reforma me njerëz të shkolluar dhe të pastër në aspektin ligjor,  që duhet të punojnë dhe të kontribuojnë për popullin të cilit  kane me i shërbye, prandaj nuk do të jetë  është befasi që po vazhdon të shpërfaqet pa fije turpi e pa i  dhënë përgjegjësi askujt, bashkëjetesa e sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar, duke e mbrojtur, amnistuar atë edhe atëherë kur gjendet në bankën e të akuzuarve me fakte për tu gjykuar sipas ligjit, me dënimin më të ashpër të merituar. E rasti i freskët që ngjallë dyshimin e bazuar për lidhjen e gjyqësorit me krimin, është vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren,  e cila ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avdullah Gashi, ish- inspektor i ujërave në Komunën e Prizrenit, duke e dënuar atë me 2 mijë euro gjobë. Dyshimi për lidhje korruptive ka të bëjë me faktin se Gashi akuzohej se i ka mundësuar investitorit Hashim Kryeziu ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” pasuri shoqërore, duke uzurpuar një sipërfaqe prej 84 metra katrorë dhe se ka lejuar që objekti të ndërtohet pa u respektuar largësia e përcaktuar me ligj nga brigjet e lumit.  Fillimisht, Kryeziu ishte dënuar me 6 muaj burgim efektiv, mirëpo me propozimin e të akuzuarit dënimi me burgim prej 6 muajve është zëvendësuar me 2 mijë euro. Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, 24 dhjetor 2021, të akuzuarin Gashi e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim, por Gjykata Supreme e Kosovës, më 12 shtator 2022, ka kthyer çështjen në rigjykim me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, me pretendimet se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, duke tejkaluar aktakuzën me të cilën i kishte shtuar edhe një vepër tjetër penale dhe se për këtë prokuroria nuk e kishte bërë precizimin e aktakuzës e as zgjerimin e saj. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 22 gusht 2019, Avdullah Gashi akuzohet se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës dhe nenin 12 pika 1.3 të udhëzimit administrativ, nr. 04/2016, për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale. Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 84 m2, të pasurisë shoqërore. Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. Gjithsesi rastet e gjykimit të krimit e korrupsionit  me dënime të ulëta po tregojnë se praktikat e tilla janë  praktika të amnestimit të krimit, nëpërmes zbutjes maksimale dhe të pa drejtë të dënimit, se bëhet fjalë për lidhje të ngushtë dhe me pazare të mëdha të gjykatësve dhe prokurorëve me njerëz të krimit. Me një luftim serioz të të gjitha llojeve të krimit nëpër institucionet e shtetit, kjo qeveri do të mbahet në mendje të qytetarëve për një luftim të tillë në popull, dhe populli do t’ia jep prapë  votat në zgjedhjet e radhës, sepse populli i ka provuar të gjithë të tjerët, të gjitha partitë në pushtet dhe është  zhgënjyer me qeverisjet e tyre, prandaj ky është shkaku pse në të ardhmen kjo qeveri  mundë të mbetet gjatë  në pushtet, nëse e vazhdon  lufton e krimit në mënyrë të pamëshirshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".