Politika e inkriminuar dhe shantazhuar luajti bixhoz me krimet e luftës, marrëveshje sekrete me Serbinë për ti amnistuar

Politika e inkriminuar dhe shantazhuar luajti bixhoz me krimet e luftës, marrëveshje sekrete me Serbinë për ti amnistuar
Politika e inkriminuar dhe shantazhuar luajti bixhoz me krimet e luftës, marrëveshje sekrete me Serbinë për ti amnistuar

Gani Qarri

  • 22 January 2023 - 08:42

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Mjerisht qeveritë e kaluara, në marrëveshje të fshehtë me autoritetet e Serbisë okupatore, jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë as iniciuar asnjë veprim në këtë drejtim, por për aq më keq, ato madje e kanë penguar edhe drejtësinë për të vepruar, duke urdhëruar që hetimet për krime lufte të pushohen tërësisht, të mos ngritën akuza dhe «asnjëra» palë të mos akuzojë palën tjetër?! Dhe për më shumë se dy dekada, përveç ndonjë përndjekje a padie individuale të ngritur e denoncuar nga persona privat, për krime, megjithëse ishin tepër fuqimisht të argumentuara nga qytetarët e viktimizuar, shteti i Kosovës ka ndaluar edhe gjykatat anë e mbanë vendit, që të procedojnë me to.

 

Gjatë luftës së fundit për çlirim të Kosovës, nga ushtria dhe policia okupatore serbe, janë kryer mbi 400 masakra gjenocidiale, janë përdhunuar mese 20 mijë femra dhe vrarë mbi 13 mijë e 500 shqiptar të pafajshëm, mijëra trupa të të cilëve, tash e gati një çerek shekulli mbahen peng, në mënyrat më kriminale nga Serbia fashiste. Por përkundër faktit se tanimë po bëhen gati 24 vite, nga përfundimi i luftës dhe çlirimi i Kosovës nga Serbia fashiste, sot e atëherë mese 1637 persona konsiderohen ende, të zhdukur, përkundër të gjitha këtyre shifrave dhe akteve makaber që Serbia okupatore ka kryer kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, shteti ynë edhe pas gati një çerek shekulli të kaluar, ende nuk ka arritur që këto t’i dokumentojë në plotëni, dhe të ngritë padi në GJND, kundër Serbisë. Madje përkundër asaj që vet Qeveria Kurti, kishte paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022, kundër Serbisë do të ngritë padi penale në GjND, për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve të pafajshëm nga ushtria dhe policia okupuese e Serbisë në Kosovë, deri më tani, nuk ka ndodhur asgjë. Kështu që pas më shumë se dy dekadave të kaluara nga gjenocidi dhe krimet serbe të luftës, të kryera kundër shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, është momenti i fundit dhe vendimtar, që Qeveria ta thyej heshtjen e gjatë, dhe përfundimisht të kërkohet më me ngulm nga institucionet e drejtësisë në vend, që të hetohen, dokumentohen dhe kallëzohen penalisht të gjithë zyrtarët e inkriminuar në krime dhe gjenocid, të shtetit serb. Dhe, ashtu siç ishte premtuar para popullit, kërkohet urgjentisht që kundër të gjithë atyre të cilët ishin vet pjesëmarrës direkt si dhe urdhërdhënësit e krimeve dhe gjenocidit të shkaktuar në Kosovë, të ngritët padi penale, kundër Serbisë si shtet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mjerisht qeveritë e kaluara, në marrëveshje të fshehtë me autoritetet e Serbisë okupatore, jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë as iniciuar asnjë veprim në këtë drejtim, por për aq më keq, ato madje e kanë penguar edhe drejtësinë për të vepruar, duke urdhëruar që hetimet për krime lufte të pushohen tërësisht, të mos ngritën akuza dhe «asnjëra» palë të mos akuzojë palën tjetër?! Dhe për më shumë se dy dekada, përveç ndonjë përndjekje a padie individuale të ngritur e denoncuar nga persona privat, për krime, megjithëse ishin tepër fuqimisht të argumentuara nga qytetarët e viktimizuar, shteti i Kosovës ka ndaluar edhe gjykatat anë e mbanë vendit, që të procedojnë me to. Madje, Thaçi & Co, nuk kanë ndaluar çdo iniciativë dhe nuk kanë lejuar as një veprim të vetëm, për denoncim kundër shtetit serb dhe zinxhirit komandues të Serbisë okupatore, qoftë për krimet njerëzore si veprim i organizuar shtetëror nga Serbia, apo për dëmet materiale që janë shkaktuar në pasuri shtetërore, shoqërore, e të bizneseve private, që kanë operuar aso kohe, si dhe pasuritë individuale të qytetareve të pambrojtur shqiptar! Për aq më tepër, nga majat e pushtetit të qeverive të inkriminuara, edhe institucionet e drejtësisë, janë urdhëruar që të mos i trajtojnë asnjë nga dosjet e krimeve të luftës të iniciuara edhe në mënyrë individuale, nga qytetarët personalisht, apo edhe nga organizatat e ndryshme civile që në mënyrë vullnetare janë marr me hulumtimin, dokumentimin dhe grumbullin e të dhënave për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia. Prandaj edhe kur janë paraqitur kallëzime penale në prokurorinë e Kosovës, ato asnjëherë nuk janë trajtuar. Kështu që me kalimin e kohës, dëshmitarët e krimeve, po vdesin, dhe për habi, megjithëse kaluan gati 24 vite pas përfundimit të luftës, dokumentimi dhe ngritja e padive kundër Serbisë, jo vetëm po çalon, por edhe po vendnumëron, për vet faktin se deri më tani, nuk është vepruar as dokumentuar, pothuajse gati asgjë zyrtarisht. Madje së fundi kanë shpërthyer edhe akuzat ndërmjet Ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Prokurorisë Speciale, për dështimin mbi dy dekadash të adresimit të krimeve serbe, si përdhunimet e 20 mijë femrave, vrasjet e mbi 13 mijë e 500 shqiptarëve të pafajshëm dhe moskthimi i mbi 1637 trupave të vrarë e të kidnapuar nga Serbia, fati i të cilëve sot e asaj kohe, nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur me organet e tyre njerëzore dhe ku kanë përfunduar trupat e tyre, duke lënë familjet për gati një çerek shekulli në pritje me varre të hapura, pa pasur as ku ti kujtojnë. Të mos përmendim këtu edhe djegiet dhe shkatërrimin e qëllimshëm të pasurisë shumë miliardëshe në prona shoqërore dhe ato private të shkatërruara nga ushtria dhe policia pushtuese serbe në mënyrë të organizuar shtetërore. Me këtë rast duhet theksuar fort se me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të organizatave të shoqërisë civile dhe individëve të caktuar, që në mënyrë të palodhshme u përpoqën për zbulimin, identifikimin dhe dokumentimin e gjenocidit dhe krimeve të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, kontributi i tyre jo vetëm që nuk është njohur dhe mbështetur nga shteti, por deri më tash edhe është injoruar tërësisht. Siç është bërë e ditur në media, një përmbledhje në dy vëllime, mbi krimet serbe, së fundi e ka publikuar i mbijetuari i krimeve serbe të luftës Afrim Caka, që ka përjetuar masakrën e Dubravës, i cili rrëfen se vetëm me financim nga diaspora ka arritur të përgatis e grumbullojë dosje prej mijëra faqesh, për gjenocidin, krimet dhe dhunimet serbe, sidomos në rajonin e Gjakovës. Po ashtu edhe Sebahate Pacolli nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, që në këtë qendër është e angazhuar qysh nga viti 1999, thotë se asnjëherë dora e shtetit nuk e ka trajtuar as mbështetur seriozisht këtë qendër dhe nuk është marr me shfrytëzimin e fakteve të argumentuara, të grumbulluara nga kjo qendër, që ti përdorë për ngritje të akuzës kundër kryesve të krimit individualisht dhe shtetit të Serbisë si përgjegjësi kolektiv i organizimit të gjenocidit dhe krimeve në Kosovë. Kurse regjisori dhe dramaturgu kosovar Agim Sopi, sqaron se në përpjekjen e tij që në shiritin e filmit të argumentojë me dokumente krimin serb, të cilin edhe personalisht e ka përjetuar për së afërmi, shteti jo vetëm që nuk e ka përkrahur as ndihmuar me asgjë, por edhe e ka penguar dhe bërë të pamundur që të veprojë brenda vendit, duke e detyruar, që të dalë edhe jashtë shtetit, për të mbledhur dhe pasqyruar atë që ka ndodhur në Kosovë me angazhim vullnetar dhe pa mbështetje institucionale. Madje partitë e inkriminuara dhe pushtetarët e shantazhuar nga Serbia, ishin dhënë vetëm pas uzurpimit të pushtetit dhe grabitjes së të gjitha pasurive vendore, pa u marrë asnjëherë me trajtimin e historisë nëpër të cilën kishte kaluar populli i këtij vendi deri te çlirimi nga Serbia dhe shtet ndërtimi i mundimshëm i Kosovës. Regjisori Sopi, rrëfen me fakte për masakrën në familjen Berisha të Suharekës, i cili dëshmon se fatkeqësisht, që nga ditët e para të punës në këtë drejtim, ai në vazhdimësi ka pasur pengesa, madje filmat e tij janë bojkotuar, nga zyrtarët politik të shtetit edhe kur ata, janë shfaqur si filma premierë pas finalizimit të tyre! Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, regjisori ynë, thotë se puna e tij hulumtuese, është keqpërdorë edhe nga Beogradi, si propagandë kundër Kosovës, kinse dikush po shpifë për krimet e luftës pasi që vetë institucionet zyrtare të shtetit, ishin kundër angazhimeve për dokumentimin e krimit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë, gjatë kohës së okupimit nga Serbia! Edhe Dafina Demaku, një dëshmitare tjetër e krimeve serbe të luftës, flet për krimet e kryera në fshatin Abri të Skenderajt, e cila shprehet se është e turpshme, që edhe sot institucionet e shtetit, të vazhdojnë, të mos merren me këto krime. Ndërsa Afrim Caka, e thotë hapur, se nga një gjykatës i gjykatës së Kosovës, i është komunikuar vendimi, që kishte një marrëveshje të fshehtë të qeverive të inkriminuara dhe udhëheqësve shqipfolës të shantazhuar nga Serbia, që të gjitha krimet e Serbisë të kryera kundër shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, të falen, prandaj ai shprehet i bindur se ky është shkaku që deri më tani, është heshtur dhe nuk ka ndodhur procedimi i asnjë lloji të kallëzimit penal kundër shtetit serb! Prandaj gjendja e krijuar tmerruese e bën shumë imediate dhe tepër urgjente që të thyhet kjo tabu mjeruese, e krijuar pa të drejtë nga politika e kriminalizuar vendore dhe drejtësia e kapur, nga politikanët e shantazhuar nga Serbia, për ta pamundësuar adresimin e krimeve të luftës, qoftë me ndjekje dhe gjykime të individëve të identifikuar, nëpër listat e organizatave jo qeveritare që kanë grumbulluar fakte e dëshmitar, qoftë edhe me padi para GJND-së, kundër shtetit serb, për vrasjet, dhunimet, moskthimin e mijëra trupave të shqiptarëve të kidnapuar, si dhe kompensimet shumëmiliardëshe financiare të dëmeve materiale të shkaktuar qëllimisht anë e mbanë Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".