Milatovic zgjedhja më e keqe në Mal të Zi

Milatovic zgjedhja më e keqe në Mal të Zi
Milatovic zgjedhja më e keqe në Mal të Zi

Muhamet Kelmendi

  • 06 April 2023 - 13:32

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Mali i Zi do të bënë atë që vendoset në Beograd. Për demarkacion as që ka vend më me këtë President të diskutohet. Fitorja e Jakov Milatovicit  është humbja më e madhe për shtetin. Jakov Milatovic është zgjedhja më e keqe në Mal të Zi.  Zgjedhjet në Malin e Zi përfunduan. Fitoi serbi 36 vjeçar i partisë “ Evropa tani”, Jakov Milativiç, kundruall Gjukanovicit malazez. Në politikë do të kemi ndryshime të dukshme si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Brenda vendit do të ketë ndryshime në organizimin politik dhe në të drejta të ndryshme. Do të bëhen kufizime të të drejtave nacionale në llogari të kombit serb. Në raportet e jashtme do të keqësohet pozita e Malit të Zi në raport me BE-në dhe me NATO-ne. Me Kosovën do të keqësohen raportet dhe ndoshta edhe njohja do të pasivizohet. Raportet me Serbinë thellohen. Mali i Zi do të futet si anëtarë i ri në “Ballkanin e Hapur”. Mali i Zi do të bënë atë që vendoset në Beograd. Për demarkacion as që ka vend më me këtë President të diskutohet. Fitorja e Jakov Milatovicit është humbja më e madhe për shtetin. Me atë do të keqësohen edhe  raportet dhe gjendja e lirive dhe të drejtave  të njeriut në Mal të Zi. Fitorja është e shtetit serb

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".