A duhet të mbshteten në ligje të gjitha vendimet

A duhet të mbshteten në ligje të gjitha vendimet
A duhet të mbshteten në ligje të gjitha vendimet

Ali Hertica

  • 28 April 2023 - 14:23

 Shkruan: Mr. Ali Hertica

Edhe pse ndërthurja mund të japë një fugurë të mirë të zhvillimit të modeleve,ajo lë shumë pytje të rëndësishme.Çfarë roli do të luajnë ligjet në shtetin e drejtuar.A duhet të mbshteten në ligje të gjitha vendimet.. A mund të ndrushohen ligjet.Në qoftë se po,në çfarë konditash .A duhet qeverisja të bazohet në miratim…..?

Në qoftë se një shtet drejtohet nga një udhëheqes me njohuri të vërteta,që ka parasysh mirëqenjen e shtetasve,çfarë reformash,drejtimi duhet bërë në qoftë se shteti nuk e ka një udhëheqes të tillë..? e cilat gjëra duhet të shmangen..të gjitha keto pztje ngrihen nga i huaj gjat dialogut.

Lidhur me rolin e ligjeve,japet prëgjigjja; Në një kuptim të përcaktuar është e qartë se i mbretruari i ngertjen ligjet,mirëpo e mira nuk është pushteti për ligje,por pushteti i plotë për atë njeri që e kupton të mbretruarin dhe ka afëtsi për të mbretruar( burri i shtetit).I huaj e krahason burrin e shtetit me një mjek.Në qoftëse një mjek do të largohet dhe duhet t,i lërë të smurit e tijë në dorën e një përsoni që nuk i ka aftësitë e tij.është e natyrshme që duhet të lerë një tufë porosihs ,që do të përdoret gjatë mungeses së tij.Të marrim me emnd se mjeku kthehet më përpara sesa ishte llogaritur .Ai nuk ka ndonjë arsyje të ndihet i lidhur me porosit që ak lëen,megjithëse ato janë në fuqi. Ai duhet të përdorë menjëherë kompetencat e tijë,që janë shumë më të mëdha sesa porositë që l;n me shkrim,e njejta gjë ndodh edhe me një burr shteti.

Mendimi i të huajit është se vetëm pak njerëz kanë munëdsi që të kanë njohuri dhe të zhvillojnë aftësitë që duhet për të drejtuar një shtet.Në qoftë se i drejtuari ekziston në formen e tijë të paster në botë,mund të flitet vetëm për një ose disa të zgjedhur në çdo shtet.Duke i dhanë një personi fuqi të plotë si burrë shteti i mirëfilltë,sipas analizave së mësipërm ,rrezikojmë të bim në tirani.Kjo na jap srsye të mbshtetemi në një formë qeverisej që jo vetëm duhet të drejtoj sipas ligjeve,por edhe ai ose ata që qeverisni duhet të qeverisnin brenda kuadrit ligjor.Ligjet,thot i huaj ,duhet parë si kopje të shkruara të njohjes së vëtetës për që mbulojn .Shteti i mirë duhet të krijojë respekt të plotë për ligjet që mos të shkelen ato nga vet qeveritarët.

Ka tri lloj qeverisje që e plotësojn këtë kërkesë,mbretria ose monarkia,që qeveriset nga një njeri,aristokracia ,që qeveriset nga shum njerzë dhe demokracia,që është një qeverisje nga shumë njerzë.këto pak a shumë janë kopje të një legjislacioni të vërtetë.
Ato mund të degjenerojnë ,momarkia degjenarohet ne tirani,po të mos respektohen ligjet.Në të njenjtën menyrë degjeneron aristokracia në oligarki.Për demokracin e degjenaruar nuk ka ndonjë emër të perveçm.

Nga kopjet e mira,monrkia është më e mira ,sepse është më efektive nga të tjerat,pastaj vjen aristokroacia dhe më pas demokracia.Për të njejten arsye tirania është më e keqja e shmangejeve,pastaj vjen oligarkia dhe demokracia .demokracia shihet si më e keqja e legjislacioneve të mira dhe më e mrira e të kqijave te ketyre dy udhëheqjave të shkqëris apo të sistemeve në shoqëri. Ashtu siç ndjek rregullat ndërgjegjja e çdonjëri prej nesh (edhe pse shpesh pa e ditur), po ashtu është rregulluar edhe bashkëveprimi shoqëror nga parime normative, nga ligje të shkruara dhe zakonet e pashkruara.

Duke e shikuar këtë gjë vendimtare sepse njerëzve u duhen disa njohuri, për të arritur, me rezultate sa më të mira, qëllimin e tyre. Kjo i bën ata të parashikojnë sjelljen e të tjerëve dhe të marrin me mend se çfarë reagimesh zgjojnë, në qoftë se sillen në këtë apo atë mënyrë.

Rregullat mbi marrëdhëniet midis njerëzve krijojnë rend shoqëror, që do të thotë përshtatje e ndërsjellë dhe bashkëpunim, a mundë të ketë këso rende shoqërore edhe në Kosovë, bashkë me lirinë individuale.

Sistemi i rregullave të normave zyrtare dhe jozyrtare, përbëjnë bazën shkencore të rritjes dhe mirëqenies. Kështu që në radhë të por, duhet shteti ligjor. Duhet të qeverisë ligji, qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit dhe legjislacioni duhet të ketë kufizime kushtetuese. Shteti ligjor është i sigurt vetëm në qoftë se i ka rrënjët te normat shoqërore.

Vendimet juridike veprojnë plotësisht dhe për një kohë të gjatë, vetëm në qoftë se mbështeten mbi traditat politike.

Rregullat më të mira janë ato që rrjedhin nga një proces i seleksionimit kulturor. Njerëzit i arrijnë qëllimet e tyre, në atë shkallë që mendimet dhe veprimet drejtohen nga rregullat që kanë dale nga një proces evulucionar dhe prandaj mbështeten mbi përvojën e brezave.

Ligjet janë të mira vetëm në qoftë se e kanë rast të zhvillohen lirisht. Rendi shoqëror duhet të jetë një rend spontan. Kjo të kujton tradicionalizmin e Burkes, mirëpo ka disa rregulla që janë të nevojshme gjithkund, siç janë ato që krijojnë bazë për një tregti të lire.

Vendosja e rendit bëhet e mundur vetëm në qoftë se rregullat për marrëdhënie midis njerëzve mbrojnë larinë individuale. Rendi shoqëror duhet të mbështetet mbi respektin e ndërsjellë për të drejtën që ka njeriu që të bëjë si të dojë me atë që është e tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".