Shtetin e bëjmë ne por vetëm në bashkëpunim dhe mbështetje me ndërkombëtarët

Shtetin e bëjmë ne por vetëm në bashkëpunim dhe mbështetje me ndërkombëtarët
Shtetin e bëjmë ne por vetëm në bashkëpunim dhe mbështetje me ndërkombëtarët

Arsim Haziri

  • 13 June 2023 - 15:41

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

S'mund t'i shërbesh vetes kur shërbimin si komponent bazik njerëzorë e drejton tek të tjerët! Nuk mund t'i shërbehet kombit përderisa shërbehen versione të dëmshme të cilat minojnë rendin dhe sigurinë e përgjithshme! Serbët si pakicë, paraqesin ndarjen më të thellë sa i përket të drejtave në relacion me pakicat tjera, madje një rast i tillë përbënë befasinë më ekstreme në kohën e sotme. Qeveria aktuale asgjë s'po kërkon e bën më shumë sesa me atë që funksionojnë shtetet nga vijnë edhe vetë emisarët e përfaqësuesit e huaj. Pra sovranitetin dhe ligjshmërinë.

 

 

Dualizmat nuk përfaqësojnë qëndrime serioze dhe humane, ashtu siç vijnë në atë mënyrë duhet të trajtohen! Për rend dhe ligje nevojitet shkaku i brendshëm, ashtu siç e thekson e paraqet rendi kushtetues, natyrisht duke e aplikuar edhe atë të jashtëm, pra shkakun. Ky është rendi dhe rregulli, jashtë këtij dimensioni vështirë të prodhohen rrethana të favorshme shtet formuese! Albini nuk është askush pos produkt i vullnetit të madh qytetarë, prandaj kërkesa ultimative ndaj tij është një lloj “kërcënimi” ndaj popullit tonë! Duhet ta kuptojnë ndërkombëtarët që me të kaluarën s’duhet të bëhet politikë në të ardhmen! Republikën e kemi detyrim ta respektojmë, mbase është edhe intencë kushtetuese e ligjore! Deklarimet irracionale të ambasadave iu dhanë zemër serbëve në veri, dhe krejt këto veprime të pareshtura kriminale e të orkestruara prej Beogradit, janë kushte për fuqizim të mëtejmë në lidhje me Zajednicën monoetnike. Krejt kjo metodologji e ndjekur prej ndërkombëtarëve, më shumë ka nxituar rrjedhjen e incidenteve sesa shuarjen e tyre. Prandaj kemi këso situate, dhe pakujdesia e qëndrimeve në lidhje me këtë pikë, i ka dhanë zemër Serbisë dhe strukturave paralele në veri. Situata shpejtë do të qetësohet ama kushtet drejt monoetnicitetit administrativ do të rriten, dihet të shtyra nga deklaratat e pamatshme të ndërkombëtarëve. Sidoqoftë Vuçiq, si asnjëherë më parë, në mënyrë përmbajtjesore e krejtësisht shtetërore, e mori përgjigjen e duhur! Rendi dhe ligji gjithkah e në çdo cep, ky është kuptimi i vullnetit popullor. Shtetin e bëjmë ne, natyrisht edhe me mbështetje nga ndërkombëtarët. Por dihet veprimi, fllimisht ne e pastaj të huajt! Rendi duhet gjithmonë të jetë standard i veprim kushtetues, jo edhe version rrethanor!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".