Sigurija e shtetit në rrezik serioz, dora e zgjatur e mafisë ka depërtuar dhe nëpër zyrat sekrete të e AKI-së

Sigurija e shtetit në rrezik serioz, dora e zgjatur e mafisë ka depërtuar dhe nëpër zyrat sekrete të e AKI-së
Sigurija e shtetit në rrezik serioz, dora e zgjatur e mafisë ka depërtuar dhe nëpër zyrat sekrete të e AKI-së

Gani Qarri 1

  • 06 July 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Siç është njoftuar tanimë edhe opinioni i gjerë, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 23 shkurt të vitit 2022, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Muhamed Krasniqi, për veprat penale; “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulim i informacioneve të klasifikuara, mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara”, si dhe “Fotografim e incizime të paautorizuara”. Sipas pikës së parë të aktakuzës, i pandehuri Muhamet Krasniqi, megjithëse person i autorizuar në cilësinë e zyrtarit të AKI-së, më 25 gusht 2020, 17 shtator 2020 dhe 11 mars 2021, akuzohet se në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në kundërshtim me ligjin ka tejkaluar kompetencat e veta dhe nuk i ka përmbushur detyrat e tij ligjore.

-Në fakt, rasti i AKI-së, sapo të fillojë të verifikohet ligjërisht, do të duket se është vetëm një fluskulë e vockël sapuni, nga krejt ajo që ka ndodhur në drejtësi, nëpër gjykata e në prokurori, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë pa penguar edhe sot në bërjen e avokatisë falas, nëntokës së krimit të Organizuar gjithandej Kosovës! Ndaj me të drejtë lind krye pyetja, se edhe çfarë faktesh tjera të kapjes së institucioneve të drejtësisë, nga nëntoka e krimit të organizuar, duhet të dalin në shesh sikurse skandali me AKI-në, që ti shërbej si argument Qeverisë për të mos e vonuar edhe më tutje ligjin Vetting dhe të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm me urgjencë, që nga tani, e më së voni deri në fillim të vjeshtës ta procedoi për miratim në Kuvend dhe të filloi sa më parë së zbatuari ky ligji jetik për spastrimin definitiv të institucioneve ligj zbatuese dhe enteve të drejtësisë Kjo edhe për fakti tipik, se aktualisht në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, kundër vet personave në AKI për korrupsion e krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje pa autorizim në privatësinë e personave tjerë fizik dhe juridik. I pandehuri Muhamet Krasniqi, sipas pikës së parë të aktakuzës sqarohet se më 25 gusht 2020, 17 shtator 2020 dhe 11 mars 2021, ai si person i autorizuar në cilësinë e zyrtarit të AKI-së, akuzohet se në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në kundërshtim me ligjin ka tejkaluar kompetencat e veta dhe nuk i ka përmbushur detyrat e tij ligjore. Aktakuza thotë se ka ndërhyrë, pa autorizim, në sistemin kompjuterik të AKI-së, duke instaluar në mënyrë të kundërligjshme programin për monitorimin e kompjuterëve të tjerë “Net Monitor for Employees Pro”, nga i cili program janë infektuar 55 kompjuterë brenda selisë qendrore të AKI-së, si dhe ka instaluar file-n e programit të softuerit “Veyon”, ku ka shkelur të drejtat e punonjësve të tjerë. Me këtë veprim të kundërligjshëm ai ka krijuar qasje të paautorizuar në përmbajtjen e të dhënave që zyrtarët e tjerë të AKI-së, kanë pasur në posedim, duke keqpërdorur autorizimet e veta si administrator i sistemit kompjuterik (username dhe pasvordat), të cilat ai ka pasur leje t’i përdorë, por vetëm për qëllime zyrtare. I akuzuari Muhamet Krasniqi ka krijuar qasje të paautorizuar edhe në dokumentacionin e klasifikuar dhe ka mundësuar marrjen e dokumenteve dhe informacioneve nga përdoruesit e kompjuterit. Me këtë, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 3, pika 3.1. dhe 3.4. të KRPK-së. Kurse në pikën e dytë të aktakuzës, Krasniqi akuzohet se duke përdorur programin “Net Monitor for Employees Pro”, dhe file-n e programit të softuerit “Veyon”, të cilat janë dokumentuar që janë instaluar në kompjuterët që ai ka përdorur në rrjetin e AKI-së, ka krijuar qasje në kompjuterë të punonjësve dhe eprorëve brenda rrjetit të komunikimit të AKI-së. Në këtë mënyrë ai ka arritur të ketë qasje dhe të shoh aktivitetin e secilit kompjuter të infektuar, marrjen e fajllave, kopjimin e fjalëkalimeve, video-regjistrimin e aktivitetit të përdorueseve etj. Krasniqi akuzohet se ka arritur të hyjë edhe në fajllat e inspektorit të përgjithshëm, të përgjimit të prodhuar nga AKI-ja, listën e pagave të punonjësve, dokumenteve operative të ndryshme, dhe fotografi të paautorizuar të punonjësve i cili akuzohet edhe për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 416, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 5 të KPRK-së. Ndërsa, sipas pikës së tretë të aktit akuzues, Krasniqi duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka instaluar softuerët “Net Monitor for Employees Pro”, dhe file-n e programit të softuerit “Veyon” edhe në rrjetin e brendshëm të komunikimit të AKI-së, përmes dy kompjuterëve të tij duke krijuar qasje në 55 kompjuterë të punonjësve të tjerë. Prandaj dhe akuzohet se përmes “Agjentëve të programit”, ai ka mundur të marrë informacion duke hyrë në sistemet kompjuterike të punonjësve të AKI-së, madje thuhet se ka pasur të instaluar softuerin “Net Monitor for Employees Pro”, në rrjetin e internetit të AKI-së, dhe të njëjtin softuer e ka instaluar edhe në kompjuterin e tij personal. Me këtë akt të kundërligjshëm, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” nga neni 327, paragrafi 1 të KPRK-së. Sipas pikës katër të aktit akuzues, Krasniqi thuhet se ka pasur qasje në dokumente të klasifikuara të njësive të AKI-së, të cilat janë gjetur në kompjuterin e tij në objektin e AKI-së dhe kompjuterin personal në shtëpinë e ti, madje edhe gjurmë të fajllave të dokumenteve si: lista e pagave të punonjësve të AKI-së, gjurmë të dokumenteve të klasifikuara të njësive të AKI-së, me nivel sekret dhe tepër sekret, dokumente të inspektorit të përgjithshëm etj. Të njëjta fajlle, ai përveçse i ka kopjuar, edhe pse kanë qenë dokumente të klasifikuara, të cilat nuk është dashur ti nxjerrë jashtë ambienteve të AKI-së,, ai akuzohet se u ka dhënë informata edhe grupit kriminal si: Agim Krasniqi, Aqif Krasniqi dhe Arif Krasniqi, të cilët kanë qenë duke u hetuar nga policia për shkak të dyshimit për vepra penale. Kështu që i akuzuari Muhamet Krasniqi, paditet për veprën penale “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” nga neni 125 të KPRK-së, lidhur me nenin 50, paragrafi 3 të Ligjit nr.03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. Ndërsa, sipas pikës pesë të aktakuzës, Muhamet Krasniqi akuzohet se përveçse ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ai ka keqpërdorë edhe informatat që ka pasur rreth sistemit të video-monitorimit të objekteve të AKI-së, i cili është futur edhe në sistemin e video-monitorimit ku ka bërë fotografimin e paautorizuar të së paku dy zyrtareve brenda objekteve të AKI-së. Prandaj Krasniqi dhe akuzohet të ketë kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga neni 202, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së. Kështu që lind pyetja se për çfarë besimi në institucionet e sigurisë e të drejtësisë mundë të flitet sot, kur të merret parasysh, ky rast kriminal, i ndërhyrjes së elementëve të nëntokës edhe në strukturën e institucionit më të besueshëm të shtetit, si AKI?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".