Ditët në vijim mund jenë përcaktuese të së ardhmes së shtetit të Kosovës

Ditët në vijim mund jenë përcaktuese të së ardhmes së shtetit të Kosovës
Ditët në vijim mund jenë përcaktuese të së ardhmes së shtetit të Kosovës

Agim Bajrami

  • 12 July 2023 - 07:45

 

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Klinton, situatën në veri të Kosovëse krahasoj , edhe me marrëveshjen e arritur ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, gjatë ndërmjetësimit të presidentit Klinton, kur përfaqësuesi i autoritetit palestinez, Arafati , pasi ishte pajtuar me testin e marrëveshjes të cilën edhe e kishte nënshkruar, e njoftoj Presidentin Klinton se nuk do të mund ta zbatoj, pa dhënë shpjegime ,dhe nga atëherë, nuk ka paqe ndërmjet palëve ,kur edhe bashkësia ndërkombëtare ,që nga ajo kohë, palestinezëve u ka ofruar marrëveshje gjithnjë më të keqe , se sa atë të cilën e kishin refuzuar autoritetet palestineze,nga edhe sot vazhdojnë konfliktet ndërmjet palëve, pa ndonjë shpresë të marrëveshjes së mundshme për të ardhmen paqësore.

-Aleanca perëndimore, siç duket po e humb durimin me lidershipin e Kosovës, dhe brenda 10 ditëve më vijim do të mund të përcaktoj, masat shtesë të sanksioneve, në rast se nuk përmbushen kërkesat e deshtesionimit të situatës në veri të Kosovës.Dhe decidivisht u kërkohej palëve; Kosovës dhe Serbisë, të ndërmarrin veprime konkrete, për deeskalimin e veriut të Kosovës menjëherë,pa vonesë dhe pa kushte. Dhe në ndërlidhje me këtë, Eskobar nga forumi ndërkombëtar i Dubrovnikut, deklaroj, se Serbia ka shprehë shenja e pranimit për deeskalimin e situatës , por siç tha Eskobar, është e pa qartë për kryeministrin Kurti. Dhe në këtë rast Kosova, dhe politikës e saj zyrtare, mbetet ende e paqartë, interesat e kujt ajo po i ndjek. 

Edhe "mesazhet Klinton" nga Tirana, siq u përcollën për autoritetet e Kosovës,duke thënë; " për dhënien fund të marrëzisë, për dominimin e shumicës shqiptare ndaj pakicës serbe, shumicë banuese në veriun e Kosovës,duke kërkuar në deeskalimin e menjëhershëm dhe pa kushte të situatës.Klinton, situatën në veri të Kosovës,e krahasoj , edhe me marrëveshjen e arritur ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, gjatë ndërmjetësimit të presidentit Klinton,kur përfaqësuesi i autoritetit palestinez, Arafati ,pasi ishte pajtuar me testin e marrëveshjes të cilën edhe e kishte nënshkruar, e njoftoj presidentit Klinton, se nuk do të mund ta zbatoj, pa dhënë shpjegime ,dhe nga atëherë, nuk ka paqe ndërmjet palëve ,kur edhe bashkësia ndërkombëtare ,që nga ajo kohë, palestinezëve u ka ofruar marrëveshje gjithnjë më të keqe , se sa atë të cilën e kishin refuzuar autoritetet palestineze,nga edhe sot vazhdojnë konfliktet ndërmjet palëve, pa ndonjë shpresë të marrëveshjes së mundshme për të ardhmen paqësore.

Në rastin e tanishëm të Kosovës ,plani franko-gjerman, apo marrëveshja e akorduar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, dhe aneksi i planit zbatues në Ohër, i cili ndërlidhet edhe me deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, dhe me kërkimin nga autoritetet e Kosovës, për formimin e Asociacioneve të komunave me shumicë serbe, në veri të Kosovës, në kuadër të kushtetutës së Kosovës,dhe mbi bazën e obligimeve të Kosovës , për zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga autoritetet e Kosovës në vitin 2013 dhe 2015, e të ratifikuara , në Kuvendin e Kosovës, dhe tani të definuara edhe me marrëveshjet e akorduara nga palët në Brukselit dhe Ohër, kur me mos zbatimin e tyre,e sidomos në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas udhëzimeve të SHBA-ve dhe BE-së, në pajtim me kushtetutën e Kosovës, do të mund të paraqiten konsekuenca edhe të ekzistencës së shtemëtit të Kosovës dhe për lirinë e vetë popullit të saj. Dhe , mendësia e ngurtësuar, e politikë bërësve të Kosovës,të thirrur në sovranitetin e shtetit të Kosovës, reciprocitetit,ruajtja e rendit kushtetues, edhe kur dihet fakti, se 'sovraniteti i secilit shtet', në praktikat e funksionimit të shteteve moderne ,varet nga 'cilësia funksionimit të demokracisë së brendshme të atij shteti' ,nga shkalla e respektimit dhe mbrojtja e lirive e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve , si dhe nga politikat integruese që ndjekin shtetet përkatëse, në marrëdhëniet ndërkombëtare me faktorët relevante ndërkombëtar. Dhe a mund Kosova, të jetë sovrane, me shtetësi ende të pa konsoliduar ,duke ndjekur izolimin nga bashkësia ndërkombëtare ,mbi bazën e një koncepti që askush nuk e di dhe nuk mund të kuptoj,herë të "mbrojtjes së sovranitetit", herë të ndonjë të "drejte të reciprocitetit"herë të ruajtjes të rendit kushtetues, koncepte, që i përkasin praktikave të shteteve të shekullit 19,të cilat koncepte dhe praktika shtetërore të atëhershme ,sot kundërshtohen nga avancimi i praktikave të funksionimit të proceseve integruese globale ,përmes funksionimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, heqjes së kufijve dhe barrierave doganore, qarkullimit të lirë të mallrave,kapitalit e dijes,funksionimit e demokracisë liberale, që në vete përfshin pluralizmin politik dhe të mendimit,liria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në pajtim me standardet ndërkombëtare. Dhe vërtet tek politikë bërja e Kosovës, po ngritët dilema si dhe te elita intelektuale, se a kanë probleme me të menduarit psikik , me nivelin e formimit të tyre njerëzor, arsimor e kulturor,apo edhe nga prirja e tyre për qasje negative ndaj zhvillimeve shoqërore , që përfshin edhe mungesa e vetëdijes kolektive dhe shoqërore të Kosovës për reagim ndaj të keqes brenda veti ,e reflektuar edhe me qëndrimet kundërshtuese, ndaj qasjes pozitive të te mirës ndërkombëtar në kërkesat ndaj politikës kosovare për qasjen strategjike të interesit të Kosovës, të harmonizuara me interesat e miqve ndërkombëtarë. Dhe nga pozicionimi i ngurtësisë politike negative kosovare, të kërkesave ndërkombëtarëve, është përhap formimi i qëndrimit të ngurtësisë kolektive me betonimin te pozicionimit stagnues, nga frika imagjinare, e rrezikimit edhe të ekzistencës kolektive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".